"Shtetësi për arbëreshët e arvanitasit"! Pandeli Majko i ashpër: Vetë i mbajmë sikur do bëhet nami, obobo! S'është karamele për votën e emigracionit

30 Janar 2020, 11:19Politika TEMA
"Shtetësi për arbëreshët e arvanitasit"! Pandeli

Më tone të forta ka folur ministri për Diasporën, Pandeli Majko, në Kuvend, teksa pjesë e debatit në seancë ishte akti normativ “për tatimin mbi të ardhurat” dhe ndryshimi i bërë për shtetasit e huaj që duan të pajisen me pasaporta shqiptare.

Nga foltorja e Kuvendit, Majko ka theksuar se eshte e tepert qe lehtesirat qe parashikohen ne kete ndryshim akti te quhen karamele per voten e emigracionit.

“A bëhet për një karamele mbi votën e emigracionit? Kjo është e tepert! Në qëndrimet e mia publike e kam thënë që vota e shtetasve jashtë vendit është qëndrim i përbashkët i klasës politike”, tha Majko.

“Kemi shqiptarë Shqipërie, por kemi edhe të tjerë, ai arbëresh që e adhurojnë faktin të kenë një pasaportë shqiptare, ne kemi ligjin e shtetësisë dhe me një ligj të tillë, të marrin shtetësinë ata shtetasit tanë në Italia dhe Greqi nuk kishin për ta marrë. 

Ne të tjerët u kërkojmë, dhe vetë i mbajmë sikur do bëhet nami, mos na vjen obobo. 

Ne do funksionojmë mbi bazën e standardeve. A bëhet për një karamele mbi votën e emigracionit? Kjo është e tepert! 

Në qëndrimet e mia publike e kam thënë që vota e shtetasve jashtë vendit është qëndrim i përbashkët i klasës politike. 

Në 1 mars po pres me padurim që komiteti i tre palëve përfshirë edhe opozitën jashtë parlamentare të nis diskutimin për të drejtën e votës për këta shtetas.

Që në fillim të 2018 kemi cuar relacion, pastaj krijuam grup ndërinstitucional në qeveri dhe depozituan qëndrimet tona, por pa kërkuar ndryshime kushtetuese, sepse nuk mund të merrnim përsipër për të bërë ndryshime. 

Është e tepërt që ta konsiderojmë këtë histori sikur po bëjmë makinacion elektoral apo ekonomik për të ftuar ca shtetas të huaj që të vijnë këtu e të kalojnë pension mirë e bukur. 

Ne po u bëjmë gjest shtetasve tanë që nëse ktheheni  do ju presin disa lehtësira ekonomike, kaq, vetëm kaq”- tha Majko.

7 komente në ““Shtetësi për arbëreshët e arvanitasit”! Pandeli Majko i ashpër: Vetë i mbajmë sikur do bëhet nami, obobo! S’është karamele për votën e emigracionit”

  1. Kalec Dega says:

    Pandeli Palaco , ju doli boja juve kermave te monizmit te ripjellur rilindur socialis. Nuk ndryshoni kurre ju pushtat e PPSH.

    Je Ministri i kotit ne sherbim te Pandeliut Saliut e ramiut dhe jo shqiptareve.

    Ti mo masksra nuk po i jep te drejten e votes diaspores po ne vend merresh dhe na tregon perralla me mbret.

    Ti mo cecen i komunizmit se bashku me gazetarin e Zerit te Popullit Erjon jeni buce qe llapni shume e per lume.

  2. Kledi says:

    Shume i paqarte ky komenti i ketij lolos qe ka 25 vite ne politik dhe ha buke kot

    Nuk shof te permendi Arvanitasit ky fare.

    Ka ende 500,000 Arvsnitas qe flasin ende shqip, dhe nuk eshte bere asnje tentative per hapje shkollash per ta.

    Nuk i viktimizoj Arvanitasit fare sepse ata krijuan Greqine moderne duke hap spermen e tyre kudo.

    Por ka plot Arvsnitas te thjeshte qe nuk u bene gjenerale dhe kryeministra dhe duan te kene shkolla ne gjuhen e tyre.

  3. KORÇARI says:

    Bravo Majko.
    Nga të paktit politikanë ATDHEDASHËS.

  4. Flm says:

    O Majko, ideja eshte shume e mire, fiks Patriotike.
    ###
    Por nuk do te te lere Sulltani ore Mavri. Nuk i leverdis Turqis te votojne Arvanitas dhe Arberesh (njerez me mentalitet Europian), sepse i prish “receten” qe po aplikon me Turk-Arnautet e vatanit.
    ###
    E shumta qe mund te te lere Sulltani eshte te japesh nenshtetesi tek Arnautet e Turqis, qe te mbushin kutit e votimit.
    Ligjin ne Shqiperi e bene Sulltani, prandaj mere me shtruar.

  5. Millosh kopiliqi says:

    Arvanitet duhet PA tjeter te zyrtarizojne identitetin e Tyre ne greqi, kjo eshte me e Re desishmja

  6. Lipi says:

    O zot sa fjalor te varfer e te pakuptueshem ka ky skizifreni.

  7. Kledi says:

    Ku eshte komenti im ketu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje