Memorie.al publikon historinë e panjohur të “Vajzave me kordele të kuqe” e cila vjen nëpërmjet dëshmive të rralla, të 90 vjeçarit Tomorr Dosti, i biri i Hasan Dostit, ish-Ministër i Drejtësisë në qeverinë e Mustafa Krujës nën pushtimin Italian dhe kreu i Komitetit për Shpëtimin Kombëtar i dalë nga Konferenca e Mukjes, i cili në ’44-ën u largua nga Shqipëria bashkë me Mithat Frashërin dhe u vendosën në SHBA, ku pas vdekjes së Mithatit në 1949-ën, ai drejtoi për shumë vite Komitetin “Shqipëria e Lirë” që mbështetej nga qeveria e SHBA-ve, duke përfaqësuar Shqipërinë në të gjitha Kongreset e “Popujve të robëruar” që mbaheshin në Europë dhe SHBA.
E gjithë historia tragjike e familjes së Hasan Dostit, njeriun që morri me vete Enver Hoxhën në vitn 1936 në Shkodër për të marrë eshtrat e Çerçiz Topullit e Muço Qullit, duke i dhënë të lexonte edhe fjalimin e tij nga ballkoni i Bashkisë së Shkodrës, dhe për afro shtatë vjet nga periudha e Monarkisë së Zogut dhe ajo e pushtimit të vëndit, mbajti në shtëpinë e tij në Tiranë, Nexhmije Hoxhën, Nefo Puto Myftiun e Naxhije Dumen, shoqe klase të bijës së tij, Shanisha Dostit, për të cilat vite më vonë u realizua filmi “Vajzat me kordele të kuqe”!
Si vuajtën në burgje dhe internime të gjithë fëmijët e Hasan Dostit (pesë vëllezër e tre motra), që nga viti 1944 e deri në 1991-in, duke filluar nga Shanishaja, e cila pasi kishte studiuar dy vite universitet në Itali në degën Farmaci, u internua në vitin 1945, duke punuar me kazëm në kanalet e ndërrmarjes Komunale të Durrësit, për të përfunduar më pas në burgun e Kosovës së Lushnjes për pesë vjet për “agjitacion e propagandë”! Përse ajo dhe vëllezërit e motrat e saj nuk pranuan kurrë që të kërkonin ndihmën e Nexhmije Hoxhës, e cila në vitin 1945, kur një shoqja e klasës, pa dijeninë e tyre i shkoi në zyrë dhe i kërkoi që të bënte diçka për Shanon, duke i thënë se po vdisnin për bukë, ajo i përgjigj: “Akoma nuk ka ngordhur”?! dhe i la ata në burgje e internime deri në vitin 1991.
Nga Dashnor Kaloçi
Nga mesi i viteve ’70-të, ish-krerët kryesorë të udhëhqjes së lartë të PPSH-së, filluan të mendonin që “luftrat, bëmat dhe heroizmat” e tyre gjatë “Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”, të cilat deri në atë kohë i kishin bërë publike vetëm në libra me temë historike apo në ndonjë vepër letrare, tashmë t’i evokonin dhe përjetësonin në ato kinematografike, pasi e dinin dhe e njihnin mirë magjinë e kinemasë dhe impaktin që ajo kishte në popull. Nxitje për këtë u bë një nga “shokët e vjetër” të Luftës, me origjinë nga Kurveleshi, që në një bisedë në shtëpinë e Partisë pasi kishin parë një film me tematikë nga Lufta, për një nga “Heronjtë e popullit”, i ngrysur në fytyrë dhe si me të qeshur, i kishte thënë Enverit: “Edhe na kemi lëftuar, jo vetëm këta…”?!
Kaq u desh dhe pas “Njësiti gueril” e “I teti në Bronx”, që ishin realizuar tashmë dhe kishin ngjallur xhelozinë te disa “shokë të udhëheqjes”, fillimisht u realizua filmi “Shtigje lufte”, për historinë e Pezës, ku thuhet se Enver Hoxha kishte mbetur i pakënaqur, pasi “nuk dilte mirë roli i Partisë”, dhe për të mos ndaluar filmin, u mendua që të realizohej një tjetër dhe u bë filmi “Vendimi”. Ndërkaq ishte realizuar dhe “Në fillim të verës” ku i bëhej jehonë aktivitetit dhe veprimtarisë së Hysni Kapos në Qarkorin e Vlorës, dhe po përgatitej një film për kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehu, i cili nuk u realizua kurrë për arsye të ngjarjes që ndodhi me të.
Ndërkaq, tematika historike në Kinematografinë shqiptare vazhdoi me “Besa e kuqe” (1982) dhe “Militanti”, (1984), ku sadopak dilte në pah edhe veprimtaria e “shokut Ramiz”, gjatë Luftës Antifashiste. Në këtë “konkurencë”, të fortë, nuk kishte mbetur pas as Nexhmije Hoxha, e cila prej kohësh kishte menduar dhe nën kujdesin e “skenarin” e saj, në vitin 1975, u realizua “Vajzat me kordele të kuqe”, në të cilën evokohej aktiviteti dhe veprimtaria e disa “shoqeve”, (bashkëshorte të udhëhqësëve të lartë), të cilat nga periudha e Monarkisë së Mbretit Zog dhe në atë të pushtimit nazi-fashist të vëndit, kishin qenë studente konviktore në Institutin Femnor, “Nana Mbretneshë”, dhe nën “udhëheqjen” e shoqes Nexhmije Xhunglini, kishin organizuar demonstratat dhe aksionet e para në krye të Rinisë Komuniste.
Por ndryshe nga disa prej filmave si “Njësiti gueril”, “I teti në bronx”, “Në fillim të verës”, “Vendimi”, “Militanti”, “Besa e kuqe”, etj., ku kishte disa të vërteta rreth rolit të “shokëve të udhëheqjes” gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, te “Vajzat me kordele të kuqe”, duket se historia është kthyer me “kokë poshtë”, duke u shtrembëruar dhe manipuluar gjithçka!
Së pari, Nexhmije Hoxha para se të ishte “vajza me kordele të kuqe”, kishte qenë me “kordele të zezë” si anëtare e Partisë Fashiste, gjë e cila ka dalë dhe është bërë publike vetëm pas viteve ’90-të (nga ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Rendit, historiani i njohur, Kastriot Dervishi”), dhe së dyti, “Zonjusha Gajtani” personazhi negativ te “Vajzat me kordele të kuqe”, nuk ka qenë një vajzë spiune ashtu siç ka dashur dhe ka baltosur, Nexhmije Hoxha, por një nga shoqet e veta më të ngushta, për gjatë gjithë kohës që ato kanë qenë bashkë në Institutin Femnor “Nana Mbretneshë” në Tiranë, dhe krejt e kundërta e asaj ç’ka paraqitet në atë film!
Madje ajo, jo vetëm që nuk i ka spiunuar kurrë shoqet e saja, “vajzat me kordele të kuqe”, por i ka mbajtur ato me bukë në shtëpinë e saj, si gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, ashtu dhe gjatë pushtimit të vëndit, ku edhe pse ato ishin “të reja komuniste”, i priste në shtëpinë e saj ku dhe bënin mbledhje, ndërsa babaj, ishte Ministër i Drejtësisë në qeverinë e asaj kohe. Po kush është “Zonjusha Gajtani”, cila është historia e saj, ku ka jetuar ajo dhe përse e kaluara e saj e trishtë është mbajtur e fshehtë dhe e mbuluar me mister për afro tetë dekada me rradhë?!
Lidhur me këtë dhe gjithë historinë e saj, na njeh në këtë intervistë ekskluzive për Memorie.al, z. Tomorr Dosti, i biri i Hasan Dostit, ish-kreut të Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të dalë nga Konferenca e Mukjes në vitin 1943, dhe eksponent kryesor i organizatës nacionaliste, “Balli Kombëtar”, i cili në fundin e vitit 1944, u detyrua të largohej nga Shqipëria prej hakmarrjes së Enver Hoxhës, dhe të vendosej në SHBA, ku për shumë vite drejtoi “Komitetin Shqipëria e Lirë” që e financonin dhe e mbështeste qeveria e SHBA-vë.
Ndërsa z. Hasan Dosti ndodhej në emigrim si azilant politik së bashku me një nga djemtë, shtatë fëmijët e tjerë, mbetën në internime dhe në burgje nga viti 1944 deri në 1991-in, edhe pse ata duhet të ishin “Familje dëshmori”, pasi nënën e tyre dhe njëkohësisht bashkëshorten e Hasan Dostit, e pushkatuan gjermanët më 16 nëntor të vitit 1944, bashkë me vëllanë e tij, Kutbi Dostin.
Lidhur me këtë histori të trishtë dhe tragjike të familjes së tyre, me z.Tomorr Dosti që është vëllai i Shanisha Dostit, “vajzës me kordele të kuqe”, ish-shoqes së ngushtë të Nexhmijes në Institutin Femnor, “Nana Mbretneshë”, kemi biseduar që nga fillimi i viteve ’90-të kur ai ish-kryetar i Partisë Demokratike dhe deputet i Parlamentit shqiptar, dhe më pas, por ai nuk ka dashur kurrë që ta bëja publike në shtyp.
Zoti Dosti tashmë në moshën 90-vjeçare, por me një shëndet dhe memorie për t’u pasur zili, ka preferuar që të qëndrojë në heshtje ashtu siç ka qëndruar prej këtyre tre dekadave e gjithë familja e tyre, e cila ka qenë dhe vazhdonë të jetë “meka” ku “falen” të gjithë ish-të përndjekurit dhe burgosurit politikë të Shqipërisë që nga shëmbja e regjimit komunist.
Kjo intervistë u bë e mundur vetëm pas insistimit tonë të gjatë, dhe pas disa takimeve me z. Dosti, këto ditë që atij i’u nda nga jeta edhe i vëllai, Ernesti, (i fundmit që jetonte ende), dhe kjo duke marrë shkas edhe nga libri i fundit i Nexhmije Hoxhës, që prej ditësh po përcillet pothuaj nga i gjithë shtypi i shkruar dhe media të ndryshme onlie.
Z. Dosti, para se t’ju pyesim për historinë dhe rrethanat që ju personalisht dhe familja juaj është njohur me Nexhmije Hoxhën, a mund të na thoni dy fjalë shkurtimisht, cila është origjina e familjes suaj?
Ne si origjinë jemi nga fshati Kardhiq i Gjirokastrës ku dhe ka lindur babai në 7 tetor të vitit 1895. I pari i familjes, Dosti, ka qenë prifti, Papa Kostandini, i cili ka jetuar diku në gjysmën e dytë të shekullit të XV-të. Më vonë pasardhësit e këtij fisi u konvertuan në myslymanë, duke u ndarë në dy degë: njëra ishte ajo e Delvinës – Dosti – Hajdaraga – Delvina; dhe tjetra ajo e Kardhiqit, nga e kemi ne prejardhjen prej babait, Hasan Dosti. Kjo është historia e origjinës së familjes sonë nga babaj.
Ku është shkolluar babaj juaj, Hasani?
Ai fillimisht është shkolluar në Greqi, në Filipiadhe dhe më pas është kthyer në fshatin e lindjes, Kardhiq, ku në vitin 1907 mbaroi shkollën fillore. Këto që po ju them, babai i ka lënë të shkruara me dorën e tij dhe fatëmirësisht janë ruajtur, pasi babait i është djegur tri herë biblioteka me qindra volume libra dhe dokumente gjithashtu.
Çfarë shkruan babai në ato kujtime lidhur me shkollimin e tij?
Ja po ua lexoj kujtimet e tij: “Kur ndiqja shkollën greke, gjatë muajve të verës, vija në Kardhiq. Atë vit dhe më pas, sipas zakonit, këndoja me shokët e fshatit këngët heroike të Gjolekës, të Luftës së Lëkursit, të Abdyl Frashërit, të Ismail Qemalit etj. Këngët heroike të Labërisë, janë histori. Në 1907-ën ndiqja mësimet, herë në gjimnazin turk të Gjirokastrës dhe herë në atë të Janinës, sipas gjëndjes financiare të tim eti. Aty në vitet 1907-1908, mësova prej Mihal Gramenos, (kur ky vinte në Kardhiq me Çerçiz Topullin), shkrimin shqip, sipas alfabetit të kohës. Në vitin 1912, fitova një bursë shteti me konkurs dhe ndoqa mësimet në gjuhën frënge në kolegjin “Alliance Universlle Izraelit” të Janinës. Më 1914, pikërisht kur po përgatitesha për provimet e vitit të fundit, detyrohem të largohem prej Janinës, pasi mësova prej disa gjirokastritëve se Kardhiqi ishte djegur. Këtë fat kishin pësuar fshatrat myslymane të Gjirokastrës dhe Korçës, prej bandave të qeverisë së Epirit, të shpallur më 2 mars. Në Vlorë arrita në maj 1914”.
Si vijoi më tej shkollimi i tij?
Është histori e gjatë, por po i bie shkurt: Në vitin 1915, babai vazhdoi një shkollë xhandarmërie që u hap në Vlorë, ku fitoi disa grada deri në kapiten i parë dhe falë disa gjuhëve të huaja që ai zotëronte, si: turqisht, greqisht, frengjisht, italisht dhe anglisht, punoi përkthyes deri në vitin 1917 dhe si arkëtar i Prefekturës së Vlorës deri në 1919-ën. Nga viti 1918, babai ishte në rolin e arkëtarit të shoqërisë “Lidhja Djelmoshe” që kryesohej nga Petro Korçari si kryetar dhe Avni Rustemi, si sekretar. Në 1919-ën kthehet në Gjirokastër si arkëtar i Prefekturës dhe në 1920-ën, Qeveria e Sulejman Delvinës, e emëron kryesekretar të Prefekturës, me prefekt, Kol Tromarën.
Sa kohë punoi aty?
Në atë detyrë babai punoi deri në vitin 1922 kur dha dorëheqjen, pasi ishte i martuar e me fëmijë (kishte lindur motra e madhe, Shanishaja), dhe në atë kohë iku në Francë për të plotësuar studimet që i kishte ndërprerë në vitin 1914.
Dhe ku u diplomua…?
Me një bursë të fituar, pasi mori provimet e maturës franceze, (Bachelier) babai, për pesë vite ndoqi studimet e larta në Drejtësi dhe për Shkenca Politike në degën, Ekonomi dhe Financë, ku dhe u diplomua në vitin 1928. Gjatë asaj kohe që ndiqte studimet në Francë, ai kishte kontakte me emigranët shqiptarë që ikën nga Shqipëria pas ngjarjeve të fundit të vitit 1924, pra pas rikthimit të Zogut në pushtet, dhe kur vinte në Shqipëri për pushime, i dyshuar për këto kontakte, nga ana e autoriteteve shtetërore ai mbahej disa kohë nën vëzhgim. Në përfundim të studimeve, babai përgatiti një tezë mbi Marksizmin, të cilën ai e kritikonte në përgjithësi, por nuk arriti ta mbronte tezën, pasi iu ndërpre bursa dhe nuk u lejua më që të vazhdonte. Por gjatë qëndrimit në Paris, ai pati rastin të njihej me shumë emigrantë rusë, ku prej tyre dëgjonte dëshmi për tmerret e Revolucionit Bolshevik dhe të luftës civile, gjë të cilën atëhere as nuk do e mendonte kurrën e kurrës, se e ardhmja do t’i rezervonte të nëjtin fat.
Kur u kthye babai në Shqipëri dhe ku punoi?
Pasi mbaroi studimet, babai u kthye në Shqipëri në vitin 1928 dhe fillimisht punoi si avokat në Gjirokastër dhe po atë vit, në atë qytet u krijua Shoqëria “Dele”, me kryetar Bajo Topullin dhe sekretar, babain, Hasan Dostin. Qëllimi krijimit të asaj shoqate ishte të ndihmonin për zhvillimin e blegtorisë, aktivitet i cili në atë kohë ishte me shumë rëndësi për ekonominë kombëtare. Një vit më vonë, më 1929-ën, babai u emërua gjykatës në Berat dhe më 1931-in, emërohet ndihmës-anëtar i Gjykatës së Diktimit (Gjykata e Lartë) në Tiranë. Aty shërbeu deri në vitin 1932, kur kjo gjykatë nën drejtimin e Thoma Orollogait, u përfshi në një konflikt me autoritetet e larta shtetërore, për shkak se kjo gjykatë, rrëzoi si të bazë një vendim të gjykatës së Shkodrës, në dëm të pretenduesëve të pasurive të Vezirit të Shkodrës (Bushatllijve). Kjo gjë morri karakter politik dhe me propozim të Këshillit të Ministrave, Mbreti Zog, dekretoi pushimin nga puna të gjithë trupit gjykues të Diktimit, nga ku siç thashë u largua dhe babai
Ku punoi babai pasi u largua nga Gjykata e Lartë?
Babai u kthye në Berat për të ushtruar profesionin e avokatit, por pas pak muajve punë, po në vitin 1932, u arrestua duke u akuzuar si i implikuar në një organizatë të fshehtë kundër regjimit. Bëhet fjalë për “Lëvizjen e Vlorës”, ku u arrestuan dhe u dënuan me gjyq një numër i madh personalitetesh, si: Qazim Kokoshi, Skënder Muço, Myqerem Hamzarai, Hysni Lepenica, Dr. Seit Bilali, Dr. Tare Libohova, Murat Terbaçi etj., e deri biri i Ismail Qemalit, Seit Qemali.
Ç’farë ishte ajo organizatë dhe a ishte i implikuar vërtetë babai juaj, Hasan Dosti?
“Lëvizja e Vlorës”, është një histori e gjatë që nuk është vëndi të ndalemi këtu, por unë po u tregoj atë çka ka shkruar Dr. Tare Libohova, miku i ngushtë i babait, në një letër që ai i bënte Mbretit Zog nga Stambolli ku shkoi në emigrim pas daljes nga burgu, (fillimisht ishte i dënuar me vdekje), ku ndërmjet të tjerash, në analizën që ai i bënte asaj ngjarje që nga fillimi dhe deri te proçesi gjyqësor, i thoshte se: “Ajo “Lëvizje”, ishte më shumë si një pjellë e një fryt e fantazisë së Ministrit të Brendshëm, Musa Juka, një zell i tepruar i tij, për të fituar simpatinë dhe për të forcuar pozitën e tij personale tek Mbreti Zog”.
Sa vite u dënua babai dhe kur u lirua nga burgu?
Hasani u dënua me 15 vite burg, por vuajti vetëm rreth pesë vite, pasi ai u lirua në fundin e vitit 1935, me rastin e amnistisë që dha Mbreti Zog për nder të festës së 28 nëntorit, shpalljesë së Pavarësisë, ku u liruan dhe ata që ishin dënuar me vdekje.
Pas daljes nga burgu, ku punoi Hasani?
Babai u rikthye përsëri në Berat duke ushtruar profesionin e avokatit dhe në vitin 1937, me ndërhyrjen e Thoma Orollogait, (në atë kohë ministër i Drejtësisë), u emërua kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë dhe pa mbushur një vit punë në atë detyrë, emërohet si anëtar i Gjykatës së Diktimit, në Tiranë (Gjykata e Lartë), dega penale, ku si kryetar ishte emëruar, Agjah Libohova.
Të kthehemi tek ajo që iu pyeta që në fillim, në ç’rrethana jeni njohur ju si familje për herë të parë me Nexhmije Hoxhën?
Nexhmije Xhuglinin, ne si familje e kemi njohur për herë të parë diku nga viti 1937-të kur ishim vendosur me banim në Tiranë, pasi ajo ishte shoqe e ngushte dhe në një klasë me motrën tonë të madhe, Shanon (Shanisha Dosti), dhe të dyja ishin nxënëse në Institutin Femëror, “Nëna Mbretëreshë” këtu në Tiranë. Kurse Shano me Nexhmijen njihej më herët, që nga viti 1935-’36, kur ne ishim ende me shtëpi në Berat, pasi ato të dyja ishin konviktore në Tiranë te Instituti Femëror “Nana Mbretneshë”. Dhe nisur nga kjo, Nexhmija bashkë me Nefo Puton, (motrën e Arben Putos, gruan e Manush Myftiut), e disa vajza të tjera shoqe klase dhe shkolle me to, vinin rregullisht pothuaj çdo fund javë në shtëpinë tonë, pasi ato të ishin konviktore.
Po me Nefo Puton, prej Nexhmijes jeni njohur?
Jo, Nexhmija është njohur me motrën tonë prej Nefos, pasi me familjen e babait të saj, Qazim Puto, nga Gjirokastra, babai kishte miqësi të vjetër. Nisur nga ky fakt, gjatë periudhës që kemi qenë në Korçë, ne kemi mbajtur në shtëpi, Arben Puton, i cili ishte student siç i thonin atëhere, në Liceun Francez të Korçës, dhe ligji i kohës së Monarkisë së Zogut, kushtëzonte që një nxënës apo student konviktor, duhet të kishte një familje në atë qytet ku mësonte që të dilte garant dhe ta kishte nën kujdestari. Dhe këto gjëra bëheshin me dokumenta të rregullta, ku familja që e merrte në kujdestari një nxënës, firmoste dhe mbante përgjegjësi për të, kryesisht për fundjavat që e merrte në shtëpi. Jua thashë këtë, pasi kur do vinim më pas me banim në Tiranë, familja jonë, pra babai, Hasani, mori nën kujdestari, motrën e Arben Putos, Nefo Puton, (më pas gruaja e Manush Myftiut), e cila siç ju thashë ishte edhe në një klasë dhe shoqe të ngushta me motrën tonë të madhe, Shanon.
Po për Nexhmijen, kishte firmosur babai juaj, Hasani, ashtu si dhe për Nefo Puton?
Këtë nuk di ta them të saktë, por mendoj se pa një garanci, qoftë dhe me gojë dhe jo të shkruar siç e kishim me Nefo Puton, nuk lejohej në mënyrë kategorike që një nxënëse konviktore, të dilte pa leje nga konvikti dhe të shkonte te një familje. Kjo gjë, nuk lejohej as në ciklin e lartë dhe jo më në ciklin e ulët të Institutit “Nana Mbretneshë”, ku kishin qenë që nga fillimi, motra jonë, Shano me Nefo Puton e Nexhmijen. Kishte rregullta shumë strikte arsimi në atë kohë, që ishin implementuar nga Perëndimi.
Ku keni banuar ju në atë kohë, pra ku ishte shtëpia juaj që vinte Nexhmija me Nefo Puton?
Në atë kohë ne kemi banuar te një shtëpi që ndodhet dhe sot diku në mes Rrugës Kavajës dhe Rrugës së Durrësit, fare pranë Ministrisë së Arsimit, nga ana e mbrapme e saj, te Rruga “Kont Urani” siç quhej atëhere, përballë shtëpisë së Dr. Harxhit. Apo të jem më i saktë, shtëpia ku banonim ndodhet diku prapa ish-Gjykatës së Tiranës, ku sot ka disa studio ligjore, zyra avokatie, noterë etj. Ajo ishte një shtëpi qerpiçi dy katëshe dhe ne ishim qeraxhinj aty.
Kush vinte tjetër në shtëpinë tuaj nga shoqet e motrës suaj, përveç Nefo Putos dhe Nexhmije Hoxhës?
Vinin edhe disa vajza të tjerë, si: Naxhije Dume (gruaja e Nesti Kerenxhit, zv/ministër dhe ministër i Punëve të Brendëshme në vitet 1945-‘49), Xhorxhina Hodges, një vajzë nga Saranda, Polikseni quhej, mbiemri s’më kujtohet tani, etj.
Në atë kohë, prej sa personash përbëhej familja juaj?
Në ishim shumë: Babai, nëna (që ne i thërrisnim Ane), pesë vëllezër dhe tre motra. (Shanishaja, motra e madhe, dt. lindja, 1922, Tefta, 1923, Viktori, 1925, Luani, 1927, Veronika 1929, unë, Tomorri, 1930, Leka 1931 dhe Ernesti 1936. Bashkë me ne në një shtëpi jetonte dhe xhaxhai, Kutbiu, që ishte mësues.
Sa shpesh vinte Nexhmija te shtëpia juaj dhe për sa kohë?
Nexhmija me shoqet e tjera që përmënda më sipër, vinin pothuaj çdo fund jave, por ndonjë herë edhe ditë të tjera të javës, pasi ne e kishim shtëpinë jo shumë larg me shkollën e tyre, Institutin “Nana Mbretneshë” dhe ato përfitonin nga rasti e vinin kollaj aty. Pra, nga shkolla te shtëpia jonë, as 10 minuta rrugë nuk ishte, pasi atyre u duhej të kalonin vetëm sheshin “Skënderbej” dhe vinin ose nga rruga e Kavajës, ose nga Rruga e Durrësit.
Ju e mbani mënd Nexhmijen dhe shoqet e tjera që vinin në shtëpinë tuaj?
Posi nuk i mbaj mënd, si tani. Madje unë shkoja dhe i merrja në fund-javë të shkolla, ose vëllaj, Viktori, i cili ishte pesë vite më i madh se unë dhe ai ishte caktuar nga babai që të shkonte dhe t’i merrte shoqet e motrës te konvikti. Por kur ai ishte duke mësuar, apo duke luajtur me shokët, shpesh më dërgonte dhe mua.
Po pse nuk vinin vetë ato?!
Jo, sepse ishte rregull që po mos të shkonte një person nga familja që ishte garant për to, për t’i marrë në fund-javë, nuk lejohej që të dilnin nga konvikti. Madje, jo vetëm duhej të shkonim që t’i merrnim të shtunën pasi mbaronte mësimi, por edhe t’i përcillnim prap të dielën në darkë apo të hënën në mëngjez, deri tek dera e konviktit. Kjo bëhej që vajzat konviktore që të ishin nën kontroll dhe të sigurta për çdo gjë.
A kujtoni ndonjë bisedë me Nexhmijen kur shkonit për t’i marrë dhe për t’i përcjellë përsëri për në shkollë?
Unë kam qenë më i vogël dhe pak kujtoj, por Viktori që ka qenë pesë vite para meje, ishte “familjarizuar” shumë me to dhe kujtonte shumë biseda. Viktori na tregonte se pasi i percillte vajzat, kryesisht, Nefon me Nexhmijen, se ato të dyja vinin për të fjetur të shtunave dhe të dielave te ne, kur ndaheshin te porta e konviktit, Nexhmija i thoshte: “Tori, mos harro të vish të na marrësh të shtunën që vjen”.
Te shoqet e motrës suaj, përveç Nefos dhe Nexhmijes, përmëndët edhe Xhorxhina Hodges. Nga mbiemri duket e huaj…?!
Jo, edhe Xhorxhina shqiptare ishte, por mbante atë mbiemër pasi atë e kishin adoptuar një familje angleze që ishte asokohe në Shqipëri. Edhe emrin në mos gaboj, ia kishin modifikuar. Në mos gaboj, Xhorxhina, ishte e motra e Zoica Haxhos, balerinës së famëshme të Operas e Baletit, që ka qenë e “Heroinë e Punës Socialiste”. Nuk e disa sa i saktë jam për këtë dhe ma merrni me rezerva, pasi kanë kaluar gati më shumë se 75 vjet që nga ajo kohë.
Sa kohë zgjati ai “ritual”, pra për sa vite vazhdoi Nexhmija me Nefon të vinin në shtëpinë tuaj?
Po afro shtatë vjet, që nga viti 1937 kur ne erdhëm në Tiranë e deri nga viti 1942-’43, pasi ato vazhduan të vinin edhe pas mbarimit të Institutit “Nana Mbretneshë”, pasi motra, Shano, e ruajti miqësinë me to.
Si shpjegohet, pasi në vitin 1942, babai juaj, Hasan Dosti, ishte ministër i Drejtësisë në qeverinë e asaj kohe nën pushtimin Italian, ndërsa ato, Nexhmija me Nefon e Naxhije Dumen, ndërkohë ishin angazhuar në Lëvizjen Antifashiste dhe Rininë Komuniste. Si mund të vinin ato në shtëpinë tuaj…?!
Duket e pabesueshme, por është shumë e vërtetë që ata kanë ardhur, pasi dhe motra jonë bënte pjesë me Grupet Antifashiste, ku pjesa më e madhe e tyre ishin bashkuar apo ishin me Rininë Komuniste. Dhe për këtë arsye, sapo babai, Hasani, e morri vesh për motrën tonë, Shanon, që merrej me ato gjëra, pra që bashkëpunonte, apo më saktë ishte pjesë e atij grupi vajzash me ideale komuniste, e hoqi dhe e dërgoi për studime të larta në Itali, në degën e Farmacisë. (Nuk qëndronte atje, por shkonte dhe vinte kur kishte provimet). Po ju them edhe faktin tjetër, jo vetëm kaq, por Xhorxhina Hodges, ka ardhur në shtëpinë tonë me uniformën e partizanes me armë ne brez dhe ne e kemi pritur e përcjellë njësoj sikur të kishte qenë motra, jonë, Shano. Faktin që ato vajza, pra shoqet e motrës vinin në shtëpinë tonë, e ka pranuar vetë Naxhije Dume, në kujtimet e saj të bërë publike tashmë prej vitesh, ku midis të tjerash ka shkruar: “Ne, me Nexhmije Xhunglinin, Nefo Puton etj., i bënim mbledhjet tek shtëpia e ministrit, Hasan Dosti, pasi kishim shoqe të ngushtë, Shanishanë, vajzën e tij…”. Por desha të shtoj se në atë kohë nuk shikoheshin këto gjëra, pra ndarja; komuniste-balliste, me atë sy që u panë pas mbarimit të Luftës. Vetë Enver Hoxha, rrinte tek shtëpia e kunatit të tij, Bahri Omarit, që ishte ministër i Punëve të Jashtëme dhe eksponent i lartë i Organizatës nacionaliste, Balli Kombëtar.
Nexhmije dhe Enver Hoxha diten e marteses
U permbys bota nga virusi ballisteve. Dhe armiq qe ja punuan popullit edhe patriot sot. Fshizmi dhe nazizmi s’duhet te kete kurre te mbare. Krimi ka marre udhet si ata qe u shpeton shurra ne poture.
KOLABORACIONISTE E FASHIZMIT
Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira, elementë të këtij grupi janë:
1.Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
2.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës:
Dinet, Elezët.
3.Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit:
Markagjonajt, Krujat,Bushatët, Çobat, Harapët.
4.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme si dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.
(Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)
“…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër tyre. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan 170 mijë procese gjyqësore ndaj kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
“Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”
Shumë mirë e ke, të gjithë ata që bashkëpunuan ne fashizmin dhe nazizmin duheshin dënuar sipas shkallës së fajësisë. Shëmbujt që jepni ju për dënimet e dhëna në vënde të ndryshme janë kuptimplotë. Është për këtë arsye që zonja Hoxha, si një anëtare e partisë fashiste duhej dënuar për veprimtarinë e saj në dëm të lirisë së njeriut si qënie individuale. Por me të ndodhi e kundërta, ajo fare lehtësisht u konvertua në komuniste ( një konvertim, që për hatër të së vërtetës nuk kërkon shumë mund) dhe jo vetëm ja hodhi paq, por përkundrazi, ja arriti që me djallëzitë e saj të vihej në krye të shtetit komunist. E si mund të pritej atëhere të sigurohej barazia dhe vllazëria, kur komunizmin e kishin marrë në dorë për ta ndërtuar falanga të errta të fashizmit? Pra, historia përsëritet, atëhere komunizmin donin ta ndërtonin fashistë si puna e Nexhmije Hoxhës, sot demokracinë duan ta ndërtojnë komunistë si Sali Berisha, Spartak Braho e të tjerë.Ndaj me të drejtë thuhet, që edhe krimet monstruoze të komunistve duheshin dënuar ligjërisht në po të njëjtën formë. Kjo u bë pak a shumë në të gjitha vëndet ku komunizmi u bë ideologji sunduese, kurse tek ne jo. Ndodhi kështu për faktin e thjeshtë se komunistët, të cilët lindën si shpresë për lirinë, përfunduan si armiq të betuar të saj. Krimet e komunizmit duhen dënuar sepse ngjashmërinë e sundimit të tyre me fashizmin nuk ka njeri me dy pare mënd në kokë të mos e vërë re. Neokomunistët e sotëm vazhdojnë ti fryjnë fortë priudhës së luftës së tyre kundër mortajës nazi-fshiste thjesht për faktin se duan të mbulojnë mizorinë shoqërore që mbollën gjatë sundimit të tyre. Sot duhet vënë me forcë në dukje se, ashtu si fashistët dhe nazistët, edhe komunistët janë armiq të betuar të lirisë së njeriut, si qënie individuale. Të dy palët janë njëlloj partizan të zhvillimit shoqëror me mjetet e dhunës, duke mos përfillur në asnjë rrethanë dhe moment jetën e njeriut. Ta ngresh tjetrin në pikë të sabahut, në orën katër të mëngjesit, ditën e djelë, kur me ligj e kishte pushim dhe ta detyrosh forcërisht të shkojë e të punojë pa pagesë, siç bënin komunistët në të flamosurat “aksione me goditjebtë,përqëndruar”, kjo nuk ka pikën e ndryshimit nga sjellja e fitimtarve mesjetar me robërit e luftës. Mallkuar qofshin të gjithë ata që pavarësiht nga emërtesat që i bëjnë sundimit, janë sjellë dhe vazhdojnë të sillen me këtë popull më keq se çdo pushtues që ka kluar mbi këtë truall!
Sami, ke nevoje per psikiater o DEBIL ? ? ?
Duhet varur bastarda
Po mirë mo dashnoruc, Nexhmien gjallë e ke, pse svete ta pyesësh? Apo duhet sa më shumë të merremi me thashetheme. Më fal por po të jap një këshillë shoqërore, pyeti të dyja palët, na i cito dhe ne mbajmë qëndrim. Kjo do të ishte më e ndershme. Ne populli, thjesht jemi kurioz, dhe kaq.
“Shumë mirë” e ke, të pyesi dhe Nexhmjen. Apo s’është edhe e dalluar si “mikeshë e së vërtetës,” ajo. Por, unë doja t’ju pyesja: megjithëse po vete 100 vjeçe, ke dëgjuar nga goja e saj të pranoj që ka qënë anëtare e partisë fashiste? Dhe vazhdoj akoma tju pyes: edhe sa kohë mund ti duhen zotërisë tuaj për tu bindur, se e vërteta dhe komunisti ja dy gjëra që nuk mund të bashkëjetojnë? Bindu zotëri, komunistët tërë jetën i kanë marë ëndrrat për realitet, janë fantazistë të sëmurë, demagog të shkallës sipërore, por më kryesorja, vrasës gjakftohë për të realizuar qëllimet e tyre. Kurse Dosti dhe gjithë njerzit si ai, janë thjesht njerëzor në mardhëniet shoqërore. Mjafton fakti që Nexhmije Hoxha dhe tërë shpura e saj komuniste, bënë për gati një gjysëm shekulli një jetë aspak shoqërore dhe të barabartë si cdo njeri, duke e paraqitur veten si të dërguar nga zoti, duke jetuar në një oaz të krijuar posaçrisht për të treguar se janë të ndryshëm nga të tjerët, për të kuptuar tërë broçkullat që ata trumbetonin për liri, barazi e mirqënie shoqërore.
Shefki e ke qarë ! Të lumte tasiera. Nexhmija & co. eshte kokrra e demagoges. Vetem me shoqeroren (socialen, me socializmin) qe nuk ka patur te beje.
Në esence, Nexhmija eshte vetë fashizmi, partia e parë ku ajo aderoi. Nuk ishte gabuar.
Keto Jane tregime realiste. Keshtu jetonin njerezit ne ate kohe, mbeshteteshin te njeri tjetri dhe mbi baze miqesish. Paslufta I permbysi gjerat. U harrua njerezilliku dhe filluan spiunimet, denimet, burgosjet, internimet, vrasjet. Ne plan te pare doli politika dhe pabesia, karakteristikat personale te Enverit. E tille u be dhe Nexhmija. Ajo s’mund te ishte ndryshe nga I shoqi. Ajo tere jeten keshtu eshte sjell. Kjo familje ngriti intriga per shoket e ngushte dhe I vrau ata. Sepse familja Hoxha ishte familje e pabese.
Pa ardhur fare e keqe e komunizmit, shqiptarët ishin bashkë, ndonëse me ide të ndryshme. Me ardhjen e saj, shqiptarët u ndanë dhe u bënë armiq të njëri-tjetrit dhe kështu janë edhe sot.
Ne Kardhiq mbaroj shkollen fillore kur u kthye nga Filipiadha.po ne Filipiadhe cfare shkolle beri,pastaj ne 1907 kendonte kenge per I Qemalin.Mendoj se kaq mjafton per tju thene se genjeni,Nje histori genjeshtrash e kame ndeshur me nje te afrem timin I pushkatuar ne vitin 1953 Ne koken e nje procesverbaliqe paraqiste qe paraqiste gazetari shkruahej REPUBLIKA SOCIALISTE E SHQIPERISE,Per ata qe nuk e dine keshtu eshte quajtur pas vitit 1974 Genjeni por jo kaq trashe
Kjo tregon qe komunistat ishin te vendosur per te bere shtet dhe mos te shikonin hateret personale.Jo si sot si Sali Berisha qe per haterin e te birit per tu pasuruar dhe te Fatmir Mehdiut me cerrat e tjere hoxhen ne ere nje fshat te tere dhe vrane 26 njerez te pafajshem ku disa ishin femije.Jo znj shteti nuk behet me hatera.Ose si Rama qe mban ne qeveri dhe bashkira perdorues droge dhe hajdute sepse i ka shoke dhe i mban me hater.Jo zonje shteti nuk behet ashtu kurren e kurres.
Kjo tregon qe komunistat ishin te vendosur per te bere shtet dhe mos te shikonin hateret personale.Jo si sot si Sali Berisha qe per haterin e te birit per tu pasuruar dhe te Fatmir Mehdiut me cerrat e tjere hodhen ne ere nje fshat te tere dhe vrane 26 njerez te pafajshem ku disa ishin femije.Jo znj shteti nuk behet me hatera.Ose si Rama qe mban ne qeveri dhe bashkira perdorues droge dhe hajdute sepse i ka shoke dhe i mban me hater.Jo zonje shteti nuk behet ashtu kurren e kurres.
Ne qofse dikush ka punua me fashismin e nazizmit nuk ka vend ,ne se Kale loshi i quan te gjithe njello e ke gabim
Dashnor, po ndonje mekat nuk ka bere Tomor Dosti? Sepse pati Dicka Sali Berisha qe e fluturoi nga PD-ja, apo nuk ke degjuar gje?
Fluturoi kete edhe Leka Toton.
Pyet andej nga Instituti i Dosjeve te ish Sigurimit te Shtetit, mos te thone ndonje gje.
Oree Dauut mos ha shum muut
Pse Kalec e do gjithe mutin per vete ? ? ?
Kujdestar surrat patate mir ja bene zotris sate.
KENI LUAJTUR ME DY PORTA….
Tori ja u paska ras gjithe ketyre te rejave komuniste nexhit nefos naxhijes.hallall pallo o trim paske pallu gjith udheheqjen femerorr te partise.hahaha.
Ia ka futur sat’ëme, trap!!! Tomorri ka qenë kalama asokohe, është 10 vjet më i vogël se Nexhmija. Kur Nexi ishte 18 vjeçe, ky ishte 8 vjeç, bënte shurrën në brekë. Ik ha ndonjë sufllaqe tani, rrotë [email protected]!!!
Ah jo ! Duhej varur në 1991 ! Tani i duhet uruar jete te gjate qe te shikoje te afermit e saj tek vdesin. Nderkohe qe ajo rron.
komunizmi mbetet epidemia me e keqe e njerezimit, por komunizmi shqiptar ishte murtaje e vecante, dhe cudiste edhe vehte komunistet jo shqiptare, sepse bazohej ne paaftesine (hoxha nuk beri dot nje vit universitet), ne ziline, ne hakmarrjen, ne mungesen e theksuar te dashurise, ne firken nga e verteta. komunizmi zuri rrenje dhe mori jete ne jug te shqiperise, ku kishte pronare te medhenj dhe katundari doli ne mal per te arritur nje ender te dyfishte: te mirrte nje pjese te prones pronarit te vet, te behej zengjin, pa punuar (ender e cdo dembeli) dhe te cvirgjerohej, se shumica nuk kishin pare femer me sy .
Ky brum kete byrek sjell.
Po ti c’byrek KURVE je o dedimen!?
Ideja e komunizmit stalinian ka formuar njerèz tè kèsaj natyre se:Tè vrisje prisje burgosje internime tortura pèr nexhmie hoxhèn me psikopatin e saj ishte legjitime dhe unè shtroj pyetjen,dhe nqse tè gjith ata tè dènuar ose shumè tè akuzuar nè forma nga mè tè ndryshmet tè ngriheshin nè 1991 dhe tè kryenin terror mbi fytyra si tè n,hoxhès si do tè bashkbisedonim sot?Kafshèt janè mè humane karshi kèsaj vampire ,nuk ka as mè tè voglin pendim pèr atè çka i thurrèn m,shehut dhe familjes sè tij plus tè pèrmbledhim komplet viktimat nga fillimi i krijimit tè partis (me nder tè m,,,)gjer nè 1991 è.Meritonte njè burgosje tè pèrjetshme .
Lale ti duhet te mbarosh shkollen fillore njehere …
Pas gati 2-3 vjet po “kthehem” po lexoj gazeta Tema dhe per fat te keq po gjej prap komentues qe edhe pse nga 1990 kane kaluar 30 vjet dhe fakte kane dale plot (dhe arkivat komuniste) vazhdojne te “jetojne” nostalgjine komuniste. Kush me jep nje pergjigje: Si do te ishte Shqiperia sikur Enver KRIMO-SLLAVO te mos hidhte poshte Konferencen e Mukjes?…A do te kishte vellavrasje?…A do te kishte “kolaboracionist”?.. Mund te vazhdoj gjate me pyetje te tjera! Ciao!…
GOMAR! C’fakte thua o psikopat, ti me siguri nuk e di ndryshimin midis faktit dhe interpretimit, o INJORANT exelent! DEBIL!