“Del e lyp para në Europë", Basha me banorët e prekur nga tërmeti: Mos prisni mrekullira nga Konferenca e Donatorëve. Ja gjëja e parë që do bëja unë po të isha kryeministër

30 Janar 2020, 11:54Politika TEMA

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar paraditen e sotme banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shkozet.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Basha hodhi edhe njëherë akuza drejt kryeministri Rama, ku u shpreh pesimist për Konferencën  e Donatorëve e cila do të mbahet më 17 shkurt.

Del e lyp para në Europë. Nuk të jep njeri para nëse ti nuk fut dorën në xhep. Shfaqje nga mëngjesi deri në darkë për të fshehur vjedhjet, se s’kam ardhur t’u hedh kripë në plagë. 

Po të ketë vullnet ka zgjidhje. Anullimi i koncesioneve kjo do ishte gjëja e parë që do bëja unë. Kështu e kuptjonë ata me një qeveri që është fundosur në gjithë raportet e botës, që nuk prek ansjë qindarë nga koncesionet. 

Mos prisni ndonjë mrekulli me Konferenca e donatorëve. Sa do të shëtisë “rruar qethur” del, por faturën e paguani ju”, tha Basha.

Për kryetari  e opozitës, kjo situatë pasigurie tek njerëzit 2 muaj pas tërmetit, është fatura e dështimit dhe e propagandës së qeverisë.

“Nuk ka asnjë ndryshim, ka dy muaj. As vlerësim të dëmeve, dhe as faturën e dëmeve. Kemi vetëm llafe dhe vetëm propagandë. Jam shumë i shqetësuar, sepse kjo po fillon të futet në dismensionin e tretë të krizës. 

E para shëndeti i të sëmurëve, të moshuarve dhe të fëmijëve, e dyta gjendja e biznesi për të cilën dua të njihem realisht se çfarë po ndodh dhe impaktin që ka në ekonominë e Durrësit dhe e treta, ndërkohë që fillon viti buxhetor,  lëvrohen 150 milionë dolarë për oligarkët, ndërsa për njerëzit presin konferencën e donatorëve për të dhënë bonuset e qerasë dhe për të dëmshpërblyer shtëpitë”, tha Basha. (TemA)

3 komente në ““Del e lyp para në Europë”, Basha me banorët e prekur nga tërmeti: Mos prisni mrekullira nga Konferenca e Donatorëve. Ja gjëja e parë që do bëja unë po të isha kryeministër”

  1. Likja says:

    KY LOQJA E DI SHUM MIRE QE KONCESIONET NUK ANULLOHEN.SE 70% MBAJN FIRMEN E QEVERISE BASHA…

  2. Zigur Qarri says:

    O lule pse je me kaq nivel te ulet intelektuel
    Ti nuk shume ndryshim nga ujku cerrikut

  3. guri says:

    O i zoti je more Bash . Ti me qene kryeminister ti ja ben mutin , ti ke dhene shembull si kryetar bashkie qe ta dhane dhe fjete gjum 4 vjet. Nuk mbajme mend ndonje gje qe ke bere per 4 vjet vetem shtesen e pallatit tend dhe pasurimin tend e te familjes gruas .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje