Koronavirusi kthehet në “përbindësh”: 213 të vdekur në Kinë, bota në alarm

31 Janar 2020, 09:15Bota TEMA

Koronavirus po përhapet me shpejtësi dhe po vijon të vrasë më ritme të larta në Kinës.

Autoritetet kanë konfirmuar se numri i të vdekurve nga ky virus ka shkuar në 213, ndërsa janë prekur më shumë se 9 700 persona, të cilët po marrin trajtim në spitale.

Deri më tani janë 20 vende jashtë Kinës që kanë raportiar se kanë shtetas të prekur me Koronavirus.

Në Wuhan ku edhe shpërthei virusi numërohen 204 të vdekur, ndërsa 42 persona të vdekur janë në Hubei.

Kujtojmë që mbrëmë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjëncen globale nga virusi për arsye se virusi është përhapur në shumë vende jashtë Kinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje