Presidenti i Tunizisë: Plani i Trump, “padrejtësia e shekullit”

31 Janar 2020, 11:30Bota TEMA

Presidenti tunizian Kais Saied ka kritikuar planin e paqes në Lindjen e Mesme, të paraqitur nga Presidenti amerikan Donald Trump cilësuar nga ky i fundit si një “Marrëveshje e Shekullit”, duke e quajtur atë “padrejtësi të shekullit”.

“Kjo është një padrejtësi e shekullit dhe një tradhti”, tha presidenti tunizian në intervistën e tij të parë që nga ardhja në pushtet në televizionin shtetëror Wataniyji, 99 ditë pas marrjes së detyrës.

“Palestina nuk është një pronë për t’u tregtuar,” shtoi Saied.

Pas zgjedhjes së tij në 13 tetor, ai ngriti flamurin palestinez dhe më pas paraqiti qëndrime anti-izraelite në disa raste.

“Normalizimi me regjimin sionist është një krim,” vlerësoi ai.

1 komente në “Presidenti i Tunizisë: Plani i Trump, “padrejtësia e shekullit””

  1. al arabi turqi tunizi mahmuteri says:

    edhe ky shoku i erdomutit qenka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje