Qeveria shqiptare ka dorëzuar pranë Bankës Botërore një projekt lidhur me programin Kombëtar të furnizimit me ujë dhe kanalizimet duke kërkuar financim në vlerën 725 milionë dollarë.
Kjo është shuma më e madhe që vendi ynë kërkon pranë një institucioni financiar ndërkombëtar viteve të fundit pas mbështetjes që ka marrë në disa sektorë si energjia, infrastruktura, turizmi dhe menaxhimi urban.
Qeveria ka argumentuar se ky projekt synon që të ofrojë një shërbim më të mirë për qytetarët si dhe marrjen e masave në mënyrë që uji i pijshëm të jetë i aksesueshëm për të gjithë. Përmbledhja konceptuale e projektit që është në fazën e tij fillestare sqaron se projekti do të ndihmojë autoritetet që të ndërtojnë një qasje të re për ndërmarrje më të qëndrueshme financiarisht.
Institucioni që ka paraqitur projektin është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ndërkohë që data më e afërt e mbledhjes së bordit të bankës vlerësohet 9 marsi 2020. Objektivi përshkruhet si forcimi i kuadrit të politikave dhe kapaciteteve institucionale për të përmirësuar aksesin dhënien e shërbimit dhe qëndrueshmërinë financiare të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve.
Prezantimi i projektit sjell në vëmendje strategjinë për sektorin për vitet 2020-2030 që tashmë ministria e ka nxjerrë për konsultim dhe ende mbetet të kalojë hallkat e nevojshme të miratimit. Strategjia vlerëson se ka nevojë për investime të mëdha në sektor që kapin vlerën 1.5 miliardë euro.
Në të njëjtin dokument qeveria parashikon rritje të tarifave të ujit edhe me 75 për qind për të përballuar shpenzimet që do të kërkojë zbatimi i strategjisë. Kjo rritje sipas qeverisë është e mundur pasi është e përballueshme dhe shpenzimet e familjeve për ujin janë nën pragun 5 për qind, dhe saktësisht 2.2 për qind.
“Strategjia Kombëtare e Sektorit UK përfshin gjithashtu përmirësime në vendosjen e tarifave në përputhje me parimet e mëposhtme: Nivelin e mbulimit të kostove nga tarifat; tarifa që bazohen në kosto; politikat tarifore dhe përcaktimi i tarifave do të sigurojnë që shërbimet UK të jenë të përballueshme në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, ku thuhet se tarifat duhet të jenë të përballueshme duke pasur parasysh që fatura ujit dhe kanalizimeve duhet të jetë jo më shumë se 5 për qind e të ardhurave familjare për familjet me të ardhurat më të ulta” thuhet në dokument” saktëson dokumenti i qeverisë. /monitor
Une se kuptoj kete planin kombetar… vende si Gramshi, Kuksi etj kane uje 24 ore. Keto duhet te investohen ne plane lokale, si p.sh. Tirana, Durresi, Fieri etj. me plane konkrete sipas vendoshjes. Persa i perket Tiranes, Bashkia e rriti cmimin me premtimin se do te furnizoje 24 ore pas per 5 viteve qe u rrit taksa…tani ose te ulin cmimin dhe ti kthejne leket mbrapsht, ose te marrin borxh per ‘plan kombetar’. Te dyja nuk mund te qendrojne…
Ujesjellesit i administrojn Bashkite,dhe shumica jan nderrmarrje defiçitare.Puntoret si kudo ne ndermarrjet shtetrore,jan militante.
Qe Ujesjellesit te veteadministrohen me kapitalin e tyre,95 % e punonjesve duhen larguar.Por ngaqe jan militante,ushtare te Partise,
eshte e pamundur.Keshtu qe,Qeveria merr borxhe per te paguar militantet injorante,qe e marrin rrogen pothuaj kot.Kjo eshte vjedhje
e hapur e takspagueve shqiptare,rekord eshte Erion Veliaj.Ne shume vende megjithese ujesjellsat jan privatizuar,Qeverite kan politika
sociale,ku jan ato qe diktojn çmimin e ujit,qe percakton çmimin tavan.