Përdhunuan në grup 13-vjeçaren në Kavajë, gjykata jep vendimin për 7 të miturit

1 Shkurt 2020, 12:33Kronika TEMA

Gjykata e Kavajës ka dhënë vendimin për shtatë të miturit, që përdhunuan në grup 13-vjeçaren.

Ngjarja shokuese ndodhi në fillim të shkurtit të kaluar, ndërsa vetëm sot Gjykata e Kavajës ka mbyllur dosjen e të miturve, duke vendosur t’i mbyllë në qeli.

Vendimi:

1. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin L. M., për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 10 vjet burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit 01.03.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

2. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. M., për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 7 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 5 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

3. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin F. M., për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 5 vjet burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet e 4 muaj burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

4. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K. M. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

5. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K. K. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

6. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. H. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

7. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. A. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim.
Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.
Shpenzimet proceduriale ne hetimet paraprake ne shumen 148.000 leke dhe ato gjyqsore në masën 200 (dyqind) lekë ne ngarkim të shtetit.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim brënda 15 ditësh në Gjykatën e Apelit Durrës duke filluar ky afat nga e nësërmja e shpallje.

6 komente në “Përdhunuan në grup 13-vjeçaren në Kavajë, gjykata jep vendimin për 7 të miturit”

  1. Love Laberi says:

    Dhe si perforcim i denimit qe kan mare tu shkrdh edhe nenat ne grup…

  2. Ilir says:

    Duhet riedukim, jo thjeshte denim… burg, rrezikojme ti bejme me te keqij, ne vend qe ti rifitojme si qytetare. Kane gabuar rende dhe duhen ndeshkuar, por Jane shume te rinj dhe u duhet dhene leksion qyteterimi… jo urrejtjeje. Duhet ti bejme ne gjendje qe, asaj vajze te gjore ti shkojne ne gjunje e ti kerkojne falje per mizorine, traumen e shkaktuar. Uroj qe ti vene te lexojne libra e te mesojne profesione atje ne burg, te kene nje program strikt. Ndryshe, jane 7 qytetare te humbur te ketij vendi, kujt i vlen kjo!

  3. dila prej rrile says:

    Po Ilir Meta,Sali Berisha,Lulzim Basha qe kan perdhunu ne grup 3 milion shqipetar ne tre dekada sa vite burg rrezikojne??
    E du pergjigjen nga SPAK dhe BKH ose si po na e quani ju FBI more morracaket e diles nuk behet fbi me gjin gjon e plepista berishe

  4. Partizani Velo says:

    Te tere kta dalin per 2 vjet maksimumi…Ndersa jeta e vajzes nuk do jete kurre e njejta…
    Albanistan 2020. Lek Dukagjini for President.

  5. Gjon Leka says:

    Të tridhen!

  6. Alb says:

    Shume mire qe i denuan keta. Po sikur te kishit kaq guxim e kaq bythe te denonit dhe deputetet e kriminela. Qe ca skan vra e perdhunuar….. Po nje stet plere si ky i joni ben vete gjera per fasad oer show.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje