Memorie.al publikon disa dokumente të panjohura të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë që për gati gysëm shekulli janë klasifikuar si “Tepër sekret” dhe tashmë të deklasifikuara të cilat i përkasin vitit 1953 dhe paraqesin një korespodencë në mes Legatës shqiptare në dhe asaj të Republikës Popullore Federative të Jugosllavisë në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, lidhur me procedurat dhe rregullat që do të zbatoheshin për shkëmbimin e disa të arratisurve të dy vëndeve përkatëse.
Çfarë thuhet në tekstin e notës së legatës së qeverisë jugosllave lidhur me procedurat e shkëmbimit të arratisurve që do të kryheshin në piramidën nr.15 të pikës kufitare të Blladës afër Maqellarës, ku dy grupet e dorzimit duhet të qëndronin 400 metra larg vijës së kufirit me nga një flamur të bardhë, ku nuk duhet të kishte asnjë njësit shërbimi të armatosur?!
Si dhe korespodenca e legatës shqiptare në Budapest me Ministrinë e Punëve të Jashtëme në Tiranë, për notën e legatës jugosllave në Budapest, lidhur me dy shtetasit shqiptarë nga Himara, Polikron dhe Anton Nallano, të cilët ata kërkonin t’i kthenin në Shqipëri, pasi i kishin mbajtur për shumë kohë në një spital të Sarajevos…
Nga Dashnor Kaloçi
Ndonëse regjimi komunist i Enver Hoxhës i kishte prishur marrëdhëniet me Jugosllavinë e Marshallit Josif Broz Tito që në vitin 1949, duke i shkëputur të gjitha urat e komunikimit me qeverinë e Beogradit, për 40 vite ndërmjet Tiranës zyrtare dhe fqinjëve tanë veriorë u ruajt e paprekur një marrëveshje e fshehtë, e lidhur në mes tyre që pas mbarimit të Luftës, kur dy vëndet ishin duke shijuar “vitet e mjaltit”! Ajo marrëveshje sekrete e cila funksionoi më së miri deri në fillimin e vitit 1990-të, kishte të bënte me shkëmbimin reciprok të të arratisurve të dy vëndeve, të cilët kërkonin strehim politik. Po cilat ishin pikat e asaj marrëveshje, nga kush dhe kur ishte nëshkruar e çfarë sanksiononte ajo? Cilat ishin detyrimet e ndërsjellta të Tiranës me Beogradin dhe çfarë procedurash ndiqeshin në mes dy vëndeve për të bërë të mundur shkëmbimin e të arratisurve politikë? Lidhur me të gjitha këto, Memorie.al” disponon vetëm dokumentet ku flitet për procedurat teknike të shkëmbimit të të arratisurve dhe mënyrat se si janë zbatuar ato konkretisht, me disa prej shtetasve shqiptarë dhe jugosllavë që kishin kaluar kufijtë e shteteve të tyre në mënyrë ilegale. Këto dokumente që janë nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë dhe për vite kanë mbajtur siglën “Tepër sekret”, kurse prej kohësh janë deklasifikuar dhe janë të hapura për studjuesit e publikun e gjerë.
Informacioni i Legatës jugosllave në Budapest
Në fillimin e viteve ’50-të kur marrëdhëniet në mes Tiranës zyrtare dhe Beogradit ishin tepër të acaruara, informacionet për shqiptarët e arratisur në Jugosllavi dhe procedurat për shkëmbimin e tyre, bëheshin nëpërmjet Legatës jugosllave në Budapest, e cila me anë të një note zyrtare njoftonte Legatën shqiptare po në Budapest. Në një prej këtyre notave, thuhet:
Legatës së R.P. të Shqipërisë Budapest
Legata e R.F.P.J. në Budapest i shpreh nderimet e saja Legatës së R.P. të Shqipërisë, dhe ka nderin të njoftojë për sa vijon: Më 28 shtator 1953, në sektorin e Dibrës, dy fëmijë nga Shqipëria dhe këta Bastri Donati dhe Maliq Nexhat, kaluan në Jugosllavi. Organet kopetente jugosllave dëshirojnë që fëmijët t’ua kthejnë prindërve të tyre, porsa Legata e R.P. të Shqipërisë të njoftojë ku dhe ku organet e R.P. të Shqipërisë mund të marrin në dorzim fëmijët e përmëndur.
Legata e R.P.F.J. çfrytëzon edhe këtë rast për t’i çfaqur Legatës së R.P. të Shqipërisë nderimet e saja.
Budapest. Më 1 tetor 1953.
Këtë informacion të Legatës jugosllave në Budapest, legata shqiptare e përcillte në Ministrinë e Jashtëme në Tiranë, e cila më pas ia paraqiste atë Ministrisë së Brendëshme që merrej me zbatimin e saj sipas procedurave që kishte marrëveshja.
Proçedurat e shkëmbimit
Ministria e Brendëshme në Tiranë nëpërmjet Ministrisë së Jashtëme i propozonte palës jugosllave mënyrën dhe procedurat që duhej të ndiqeshin për kthimin në Shqipëri të dy shtetasve shqiptarë nga rrethi i Dibrës, të cilët ishin arratisur në Jugosllavi. Në letrën e Ministrisë së Brendëshme thuhet:
Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë.
Në lidhje me propozimin e autoriteteve jugosllave për dorzimin e dy pionerëve shqiptarë që kanë kaluar kufirin për në tokën jugosllave në datën 28 shtator 1953, asht e nevojshme të proçedohet si vijon:
Sipas dokumenteve që gjenden në Arkivin e Ministrisë së Jashtëme, ky propozim i Ministrisë së Brendëshme në Tiranë, është pranuar nga pala jugosllave dhe më pas është bërë edhe kthimi në Shqipëri i dy shtetasve shqiptarë nga rrethi i Dibrës që ishin arratisur në vëndin fqinjë. Por në bazë të marrëveshjes së fshehtë të dy vëndeve, kthimi i tyre është bërë duke i shkëmbyer me tre shtetas jugosllavë që ishin arratisur nga vëndi i tyre dhe ndodheshin në Shqipëri.
Lidhur me këtë bën fjalë telegrami i ambasadorit shqiptar në Budapest, Piro Koçi, i cili njofton Ministrinë e Jashtëme në Tiranë se pala jugosllave kërkon riatdhesimin e tre shtetasve të saj.
Në atë telegram thuhet:
Ministrisë së P të Jashtëme.
Budapest 18.X. 953. Tepër sekret
Me notën Nr.579: 53 dat 17 nandor Legata Jugosllave njofton se më 15 qershor të këtij viti tre fëmijë shtetas jugosllavë nga Dibra, të quajturit Nikolla Prokosh, lindur në 1939, Reshid Isko 1940 dhe Vetko Mitreski 1938, për arsye të paditur kaluan kufirin dhe u mbajtën në R.P.SH. Simbas letrave që kanë marrë prindërit këta ndodhen në Vlorë. Legata trasmeton kërkesën e sekretariatit të shtetit për kthimin e tyre në Jugosllavi.
Telegram i ambasadorit Piro Koçi për dy të arratisurit nga Himara
Ministrisë P. Jashtëme
Budapest 18 dhjetor
Legata e Jugosllavisë me notën Nr. 691/53 njofton se prej 19 tetor 946 ndodhet në klinikën e spitalit të Sarajevë dy të sëmurë shqiptarë të quajtur Polikron Nallano dhe Anton Nallano nga Himara. Prej kësaj date deri më 31 tetor 953 për ta janë shpenzuar 1475280 dinar. Kërkohet pagimi i tyre dhe veç kësaj nëse duan vazhdimin e mjekimit që kuston 800 dinar në ditë. Në qoftë se jo kërkohet të dinë në ç’vënd dhe kur mund të merren në dorzim nga organet tona.
Notë Verbale
Legata e Republikës Popullore të Shqipërisë në Budapest i paraqet nderimet e saja Legatës së Republikës Federative të Jugosllavisë, dhe në përgjigje të notës 459/53 datë 1 tetor 1953, ka nderin të njoftojë si vijon: Në lidhje me kthimin e dy fëmijëve, pala shqiptare propozon që dorëzimi i dy fëmijëve të bëhet në orën 11 të datës 20 tetor në Piramidën nr.15 ku kalon rruga automobilistike Maqellarë-Dibër, rajoni i katundit Blladë e sipërme.
Dorëzimi i fëmijëve të bëhet nga një oficer i shoqëruar nga dy të tjerë për secilën palë, të cilët të mos e kalojnë kufirin porse të qëndrojën tre metro lark vijës kufitare. Të dy palët do të afrohen nga me flamur të bardhë nga një distancë prej 400 metro lark nga vija e kufirit. Legata e Republikës Popullore të Shqipërisë pret përgjigjen e legatës Federative Popullore të Jugosllavisë nëse është dakort me propozimin e palës Shqiptare për procedurën e dorzimit të dy fëmijëve.
Budapest më 12 tetor 1953
Dëshmia e oficerit të Sigurimit: Një shqiptar i arratisur, shkëmbehej me 3 kosovarë dhe shtetasit jugosllavë mbaheshin te kulla e gjeneral Pervizit në Laç. Sipas dëshmisë së njërit prej ish-funksionarëve të lartë të Sigurimit të Shtetit, (N.L.) viktima të marrëveshjes së fshehtë në mes Tiranës dhe Beogradit, nga ana e palës jugosllave kanë qenë kryesisht kosovarët. Kur Tirana zyrtare i kërkonte qeverisë së Beogradit për kthimin në Shqipëri të shtetasve të saj që ishin arratisur në Jugosllavi, në këmbim të tyre ajo i dorzonte palës jugosllave kosovarë të arratisur në Shqipëri. Kanë qenë mjaft të rralla rastet që shkëmbimi i të arratisurve shqiptarë në Jugosllavi të jetë bërë me shtetasit jugosllavë të gjashtë republikave të saj.
Pjesa më e madhe e kosovarëve me shtetësi jugosllave dhe kombësi shqiptare që të detyruar nga dhuna serbe arratiseshin dhe vinin në Shqipëri, mbaheshin të izoluar në një vënd sekret në periferi të qytetit të Laçit, e cila në atë qytet është njihur si “Kulla e gjeneral Pervizit”, ndërsa në objektet secrete të Ministrisë së Brendëshme të asaj kohe, si “Qëndra e filtrimit të shteasve jugosllavë”. Ajo shtëpi e madhe është e rrethuar nga të katër anët me mure të larta dhe vëndroje ku bënin shërbim 24 orësh policë të armatosur nga efektivat e Degës së Brendëshme të Krujës.
Kosovarët që mbaheshin aty të izoluar, konsideroheshin si agjentë të UDB-së dhe ata qëndronin në dhomat e asaj shtëpie deri sa t’u vinte rradha për t’u shkëbyer me ndonjë shtetas shqiptar që ishte arratisur në Jugosllavi. Sipas ish-oficerit të lartë të Sigurimit të Shtetit, shkëmbimi i të arratisurve bëhej sipas rëndësisë së tyre dhe jo në raporte të drejta numerike. Ka pasur raste kur një shqiptar i arratisur në Jugosllavi, me kërkesën e sugjerimin e Tiranës zyrtare, është shkëmbyer me dy ose tre kosovarë nga ata që mbaheshin tek Kulla e Pervizit në Laç.
Ndër shqiptarët e arratisur në Jugosllavi ndër vite, të cilët më pas janë kthyer në Shqipëri duke u shkëmbyer me kosovarët me shtetësi jugosllave, kanë qenë edhe vëllezërit Adem e Ismet Allçi nga Tropoja, në vitin 1963, toger Gramoz Omari me origjinë nga Gjirokastra, vëllezërit Skënder e Shpëtim Marku nga Laçi etj. Gramoz Omari, i afërm i Enver Hoxhës, ish-muzikant i njohur në orkestrën e hotel “Dajti”-t në Tiranë i cili shërbente si mjek ushtarak në një postë kufitare të Vermoshit, pasi qëndroi 4 vjet në Mal të Zi, UDB-ja e ktheu duke e shkëmbyer me 3 kosovarë. Gjyqi ushtarak në Shkodër e dënoi me vdekje Omarin dhe ai u ekzekutua natën e vitit të ri 1969.
Ndërsa vëllezërit Shpëtim e Skënder Marku (ish-komandant i burgut 313 në Tiranë në 1997 me gradën e majorit), ishin viktimat e fundit të marrëveshjes së fshehtë të Sigurimit të Shtetit me UDB-në, të cilët pala jugosllave i ktheu menjëherë në Shqipëri në 1 qershor të vitit 1988.(Memorie.al)
cjane keto pallavra pa kuptim,cdo shtet ben marrveshje per kufirin.Ky kaloci meriton medaljen e arte Genjen pa u skuqur
Ushtaret tane “trima” kufitar qe nuk luftuan me kerkend. Pervec shqipareve te uritur dhe te rreckosur qe kerkonin te jetonin te lire.
‘Juristi’ ti duhet të jesh nga juristët e qoftëlargut që nuk të intereson e vërteta ti edhe një pjesë nostalgjikësh që vazhdoni propagandën nëpër forume. .është shumë e thjeshtë të verifikosh këto që ka sjellë Kaloçi këtu në gazetë por juve nuk ju intereson e vërteta. .jam dakord që çdo shtet bën marrëveshje për kufirin por në këtë rast marrëveshja paska qënë vetëm për të terrorizuar shqiptarët në dy anët e kufirit. .absurde. .ky ishte shteti i qoftëlargut tuaj që ju keni kaq shumë nostalgji dhe këtij shteti ju i vini etiketën ‘shtet i fortë’ dhe nuk thoni të vërtetën që ishte shtet terrori dhe tmerri. .shumë mirë bën Kaloçi që sjell dokumente nga arkivat e atij shteti mbase një ditë do tu vinë mënt dhe do pranoni realitetin. .shteti i edi ramës dhe i sali vuçidolit qëllimisht nuk duan të denoncojnë dhunën dhe tmerret e diktaturës sepse këta kanë origjinën prej andej. .molla natyrisht që bie nën pemën e saj. .thotë populli. .
Vetem media shqiptare e ndyre kriminalizon historine e Shqiperise.Asnje medie gjermane nuk merret me krimet e llahtareshme te nazizmit.Vetem ne raste datash te vaktuara ka deklarata te shkurtera politike.Po keshtu media italiane kujton krimet naziste por harron krimet fashiste ne Etiopi ,perdorim i armeve kimike dhe ne Ballkan,pushkatime te njerezve te pafajshem.Shkembimet e njerezve ne kufij me ish Jugosllavine Jane bere duke patur parasysh interesat kombetare …Kur nje ,,kosovar,,ridergohesh,kjo ndodhte vetem pas te dhenave qe vinin nga Kosova.Natyrisht edhe sllavet ridergonin ,,persona,,te dyshuar .Natyrisht ka patur gabime,por ne situata te tilla kur ish Jugoslavia me Greqine kerkonte gllaberimin e Shqiperise,,nuk mund te kishte kurre saktesi.Keto ,,historira ,,kane nddhur e ndodhin edhe sot.
Gjithesesi keto Jane vogelsira ne raport me naften e Berishes per Miloshevicin apo shkaterrimin e shtetit dhe ushtrise shqiptare ne 97 nga kryekrimineli Berisha.Armet sheshit kane mbi 20 vite qe vrasin shqiptare me njeri tjetrin dhe asnje prokuror nuk guxon te bene nje hetim.
Nè 1981 njè grupè vajza dhe djem tè ardhur nga Kosova mbas demostratave i vendosèn nè shkollèn mjeksore vlorè por mbas disa muajsh nuk i kemi par mè nè qarkullim,kushedi çfar ndodhi me jetèn e tyre?Besoj se nqse kèrkohet nè arkiva ose ministrin e brendshme ka dokumenta dhe dèshmi.
Se sa e vertet mund t jete kjo sduhet, po ne e dime qe ne Tirane te pakten kishim me qindra Kosova qe ishin arratis nga jugosllavia ne shqiperi dhe punonin ne qendrat Tona te punes, ndersa artikulli thot qe shumice I mban in te izoluar ne lac.
Nejse dhe mund t jete e vertet porse ne artikull flitet per kthim femijesh
Rekorde botrore ne Injoranc … 500 vjet sundim Turko-Otoman, 50 vjet izolim diktatur, Komunizem.
###
Kur ky popull beson akoma (ne epoken Globalizmit dhe Internetit) qe do te vije Greku te na marri Vorio Epirin, imagjinoni per sa bageti ishim ne izolimin total komunist.
###
Enveri “bente aheng” me 3 miljon skllever, c’do muaj nga 1 perrall me agjentura dhe nga ana tjeter komplotonte me Serbin dhe Grekun e “keq”.
Me fal po, e pakta, je naiv fare. Dhe e shumta, s’je shqiptar patriot as nje therrime, ose je i shitur.
Nuk e shikon grekun qe s’heq dore mga ligji i luftes, nga oreksi i madh te perlaje nja 300-400 km det, qe ka zaptuar kishen orthodokse qe Fan Noli me shoke me aq mundim arriten ta bejne autoqefale, qe genjejne nga mengjesi ne darke per te drejtat e minoritetit, qe po e greqizon jugun me te gjitha menyrat, qe sapo perkujtoi shpalljen e Vorio Epirit te shkurtit 1914, e kushedi sa me shume.
Ajo teoria jote e epokes se internetit s’na ndihmon vetem ne, po edhe shovinistet greke, biles ca me shume ata, se, te thuash te drejten, ca shtete me infuence ne Europe, na kane bere cope-cope per ti bere qefin Greqise. Kujto te dy pasluftat boterore.
Qe te bindesh per cka te them, google dhe shife sa konseguente jane greket me vorio epirin.
Sa per Enverin, ay mund kish te keqia sa te duash, po greket benin shurren nga ay, se e provuan ne gusht te 49’s, e sa here me pas e u terhoqen te dhjere. Kur ia desh politika Enverit i quajti greket “popull mik”
Ky Kaloshi ketu ka kohe qe ha buke me keto analiza, e kerkon te na cudisi e te na beje me turp si komb. Sherbim me te mire nuk pret Serbia nga Kaloshi, si dhe nga tere ajo pjese e medias qe ka turp qe ka lindur ne Shqiperi meqe Shqiperia na paska qene komuniste dhe Enver Hoxha ishte lideri i saj.
O Vezhgus je qorr fare, flet me opinion, pa njofur realitetin Grek.
###
Ligji i luftes eshte hequr para 35 vjetesh nga A drea Papandreu, ka ngel vetem nje paragraf i ligjit, ai i pronave.
###
Greqia nuk e ka hequr ate “paragraf” vetem e vetem per te mos krijuar trazira nga Shovinizmi Turk-Arnaut, qe dalin hapur per pretendime territoriale ndaj Greqis, si nga populli, nga “intelektualet” por edhe nga Politika.
###
Ne Shqiperi si ne as nje vend te Ballkanit dhe Euopes, jane 4 parti politike qe kane ne programin e tyre Nr.1 pretendime territoriale ndaj Greqis (antar i BE-se). Keto jane PDIU, Aleanca Kuqe-Zi, LSHB (levizja per Shqiperi te bashkuar) dhe Partia e Republikes se Cameris (Festim Lato).
###
Dmth qe Agimi i Arte duket si nje hickel perpara ketyre angazhimeve dhe invesimeve Shoviniste Turk-Arnaute.
###
Pakti detar i detit eshte 100% ne interes te Shqiperis …. 12 mile Shqiptari dhe 12 milje Greku, kurse Turqia i bene presion Rames per 6 milje Greku dhe 6 milje Shqipua, sepse keshtu i intereson Turqis ne Egje.
###
Kisha Autoqefale Orthodhokse Shqiptare, eshte nje Krenari per komunitetet Fetare Nr.1 ne te gjitha aspektet.
– e vetmi komunitet qe monitorohet kaq eger, qe paragjykohet, qe censurohet …
– pa dhene as nje here as nje shkak, as nje Provokim, ose gjest per tu kritikuar
– investime qe ja kalon c’do komuniteti tjeter Fetar ne te gjitha aspektet, monumente kulti, arsim, shendetesi, menca sociale, qendra kulturore, te cilat nje dite do ti ngelen popullit Shqiptar.
###
Festimi i Autonomis se Vorio Epirit ishte ne 1914 ishte nje realitet i njofur nga te dyja palet Shqiprare dhe Greke ne protokollin e Korfuzit, i cili festohet vetem nga disa shoqata, qe nuk kane as nje pesh politike. Kurse politika Greke jo vetem qe nuk e perkujton por edhe termin Vorio Epir e citon si Shqiperia e Jugut.
###
Ne 1949 Greqia morri ate qe donte … ndalimin e komunistave Shqiptar te furnizonin me arme, me strehim, me …. komunistat Grek, ne nje lufte te eger Civile ne Greqi (te tjerat qe po thua per nje “agresion territorial” jane peralla Turk-Arnaute per bagetit qe i besojn, sepse ne ate sulm ishin edhe forca Anglo-Amerikane qe donin te eleminonin komunizmin nga Greqia).
###
….
###
Ja pra kush eshte Naivi, provokatori, armiku i te vertetes dhe i Shqiperis.
Jeni kanceri i shoqeris dhe Kombit Arberor.
Flm-ke kompleksin e genjeshtres qe te eshte rrenjosur ne koke nga ata qe te paguajne per te genjyer ne forumet tona. Ligji i luftes me Shqiperine nuk eshte hequr aspak. Sa i perket atij paragrafi qe permend zotrote, aresyeja e mbajtjes se ketij ligji lufte absurd, eshte qe te ndaloje te zotet e trojeve qe ti marrin pronat e te pareve te tyre. Kjo eshte Greqia, vendi anetar i BE-se qe ka vjedhur diten per diell territore te tera qe u perkasin familjeve came dhe nuk pranon qe tua ktheje ato prona pronareve te ligjshem.
Nese ne Shqiperi paska 4 parti qe kerkojne te rishikohen kufijte, qe nuk me rezulton e vertete, aq me shume se ato parti qe permend zotrote, jane parti me 2-3 anetare, ndersa ne Greqi, eshte vete shteti grek qe mbeshtet pretendimet territorial, apo te ashtuquajturin “Vorio Epir”. Edhe ne se ka ndonje ide per te rishikuar kufijte, ne fund te fundit ne flasim per territore qe Greqia ka pushtuar dhe pastruar etnikisht nga shqiptaret per te sjelle kaukazianet si puna jote ne ato troje.
A ka hipokrizi me te madhe se sa ajo greke kur flasin per te drejtat e Minoritetit Grek ne Shqiperi, kur ato as qe e njohin minoritetin shqiptar ne Greqi dhe jo vetem kete, por Greqia nuk pranon se ka asnje minoritet tjeter ne territorin e vet, kur dihet se pervec shqiptareve, ka minoritete bullgare, turke e te tjere. Minoriteti grek ne vendin tone gezon te njejtat te drejta qe kam edhe une si shqiptar autokton, kurse bashkatdhetaret tane ne Greqi (ata te mocmit qe i quani “allvanitas) nuk u lejohet as qe te perdorin gjuhen e tyre, pale me te kene, larg qofte, ndonje shkolle e jo me universitet sic kane greket ne Shqiperi.
Sa per njohjen e Vorio Epirit, gjoja nga te dyja palet, ajo eshte nje genjeshter e paster. I ashtuquajturi “perfaqesues shqiptar” nuk ka patur asnje autorizim nga organet legjitime te Shtetit Shqiptar. Nga ana tjeter, ky palo “protokoll’ eshte anulluar nga Konferenca e Ambasadoreve te Londres ne 1921, qe perben edhe bazen ligjore te berit NUL te kesaj marreveshje te sajuar greke.
Ne 1949-ten, Greqia mori ate qe meritonte, nje dru te mire qe do ta mbaje mend per gjithe jeten. Shqiptaret u treguan botes,se ishin ata qe shporren turqit per te cliruar Greqine e sotme, se po te ishte per sufllaqexhinjte, edhe sot do ishin duke ju falur “baba dovletit”. Duhet ia dini per nder Rusise se Stalitit qe i frenoi forcat tona qe kishin hyre deri ne rrethinat e Janines, se po te ishte per ate “budallain” tone qe vrau veten, ushtria jone do ta ndalonte vrapin ne Athine. Trimerine, shqiptaret e kane ne gjak. Sa per trimerine greke, ate e dine shume mire pjatat qe u “merrni shpirtin” duke i thyer neper buzuqet e ishujve. Greket e dine shume mire se e ardhmja ne Ballkan, eshte e kombit shqiptar, prandaj Greqia me cdo kusht kerkon te na percaje. Kot e ka, ne e dime shume mire se cfare duhet te bejme per te plotesuar enderren e riindasve tane per bashkimin kombetar.
Me e pakta, je filogrek e antishqiptar.
Po ay traktati i paqes i pasluftes se pare boterore qe ia jepte jugun Greqise? Po ajo konferenca e paqes e 46’s qe deshte prape ta gllaberonte jugun?
Ou, harrova. Kjo ishte para internetit.
Ay, Agimi i Arte qe thua ti s’ka shume fuqi, eshte mbajtja ngritur e Vorio Epirit. Dhe ky, Agim i ndryshkur eshte tamam ne kohen e internetit, dhe biles ne Parlamentin e Europes.
Po per ate Kacifasin, apo ai s’e perdorte internetin.
Sa per partite shqiptare qe thua, ata s’kerkojne ndryshim kufijsh, duan pronat e tyre,
Ndersa politika greke kurren-e-kurres nuk heq dore nga Vorio Epiri, se perndryshe iken nga pushteti. Pamvaresisht se cfaqet e moderuar.
Po e shof se edhe ti permend nje konsensus te Korfuzit qe te mbaje gjalle Vorio Epirin e ta nxjerri kur ti vije koha
Ti je qelbesire.
-Ligji I luftes eshte ne fuqi, dhe askush nga politika greke nuk ka guximin ta heqi haptazi. Jo nje nen, jo dy nene, eshte hipokrizi. Ligji eshte aty, ne fuqi, gati te veproje kur ti vije koha.
-Partite shqiptare qe thua ti kerkojne tokat e qytetareve shqiptare te debuar mizorisht nga pronat e tyre. Po se mos ato te pasluftes se dyte boterore. Po traktati I ndyre I Lozanes, I viti 1923, ku fati I shqiptareve ne Greqi u percaktua nga greket e turqit, pa I pyetur njeri autoritetet dhe qytetaret shqiptare. Tmerr greko-turk ne kurriz te shqiptareve. Ti na shet teori, e ben te diturin e emancipuar e ne rrethin tend te ngushte me siguri tallesh me “arvanitasit”, sic te pelqen ti quash shqiptaret.
-Ai Agimi I Arte te duket ty si nje “hickel”, se mesa duket te pelqen, po eshte bash ne mes te Parlamentit Europian me vullnetin e kishes dhe asaj pjese te popullit grek qe e ka votuar.
-Po kisha greke, mos valle ka ndryshuar politiken ndaj Shqiperisae qe kur filloi interneti? Pse, nuk e benim dot kishen ne vete, ashtu sic na e pat lene Fan Noli, apo duhej ca presion mbi Sali Berishen tia dorezonte kishen Janullatosit.
-Po gjuha shqipe, qe s’guxojne shqiptaret ta perdorin ne Greqi? Ne kohen e internetit, shkollat jane te lira te happen kudo ku ka komunitet shqiptar ne bote, vetem ne Greqi-JO!
-Ate Paktin per detin as mos e permend. Greket e blene S. Berishen dhe detin, po s’u shkoi, se Akoma ka ca patriote Shqiperia. Tani ata presin te vije prape Sali Berisha ne pushtet, po po bredhin si dhelpra pas koqeve te dashit. Shqiptaret e moren veten, e prit sa do ta marrin Akoma_
-Mos e permend me protokollin e Korfuzit, se ai eshte anulluar nga konferenca e Ambasadoreve me 1921, dhe ti je I vetmi person qe e mban te gjalle, e na shitesh patriot.
– Sa per 1949, e me vone, greket dhjene gjak me ne. Pa le pordhet e tua per fitoret greke. Ushtria e organizuar greke u mund Brenda territorit Shqiptar. Ne ate sulm nuk pati ASNJE prej forcave Anglo-Amerikane. Ti je genjeshtar!
-Flm
Iku koha jote. Me Greqine do bejme komshillek mbi baza te barabarta. Ti ngopu me dengelat me internet.
Flm-ve bast se zotrote ishe njeri nga ata qe besonte me teper se sa ne te tjeret per “rrezikun grek”. Sot ke nderruar padron. C’mund te presesh nga rraca e pabese greke qe deri dje i bente temenara baba sulltanit dhe sot na fryhet si pallua dhe na jep mend neper forumet tona.
O kaluç ; sa per dieni shteti SHQIPTAR ne kte periudh qe flet zotrote ishte shtet i vertet deri ne detaj me rregulla ligje e disiplin , persa i perket te kthyerve kosovar genjen qe ata vinin nga dhuna shtetit jugosllav te ter sa kan hyr ne territorin SHQIPTAR, ,shteti jon kishte kunder zbulimin e vet brenda ne jugosllavi siç kishin dhe ata njerzit e tyre tek ne , shteti jon kthente mbrapsh vetem ata kosovar qe ishin agjent te UDBs dhe gjoia hynin nga dhuna shtetit jugosllav , ata zbuloheshin dhe vinte informacioni nga jugosllavia per kta njerez dhe si agjent te UDBs ktheheshin ne jugosllavi ne shkembim me njerzit tan, e njejta gje beri vaki ne vitin 82 kur hyn ne teritorin ton nja 80 studenta kosovar , kta kur hyn tek ne bashk me kta erdhi dhe lista nga agjentet tan ne jugosllavi qe tregonin biografin e te ter ktyre studentave , dhe nga kta 74 student ishin agjent qe i kish futur vet shteti jugosllav per interesin e vet , kurse kusuri ishin vertet student qe kishin hyr nga represioni serb , shteti jon i ndau miellin nga krundet , ata qe kishin ardhur te derguar nga UDBja shteti i hipi neper makina i çoi ne lushnje ku i shtroi ne dru te ter deri sa e pranuan arsyen pse kishin ardhur , i vuri nga nje tabel ne qaf te terve dhe ja ktheu te ter shtetit jugosllav qeveria jon , kurse pjesen tjeter qe ishin vertet atdhetar i strehoi ne konviktin e mjeksis i lidhi nga 7 mij lek rrog ne at koh dhe i futi neper shkolla , dhe i ruante mos i ndodhte gje , kjo esht e verteta kaluç ,
Doda, më se e vërtetë kjo që the. Edhe unë kam pasur në shkollë (1983) një djalë nga Kosova ishte nga Gjakova, shumë shokë të shkollës i kam harruar atë jo, emrin mbiemrin e mbaj mend akoma dhe nuk më del nga mendja dita kur e sollen. Xh… kishte kaluar kufirin në Kukës, gjatë kalimit të kufirit e kishin qëlluar ushtarët Jugosllav dhe e kishin plagosur në këmbë i kam parë plagët se na i tregoi, ecte me paterica kur erdhi. Ai ishte shumë dorë hapur, zemërgjerë na jepte çfarë i kërkonim se ai kishte lek, ne ishim krunde. Uroj që të jetë mirë kudo që ndodhet. Këtë njeri kam parë unë dhe nuk kam pare ndonjë agjent tek ai.
Të bukur marveshje! Ata që e hanin dhe përfundonin burgjeve, si këtu dhe në Jugosllavi ishin shqiptarët. Sepse, merret me mënd, ata që arratiseshin në Jugosllavi nga Shqipëria ishin shqiptar, po ashtu, ata që vinin nga jugosllavia ishin po shqiptar. Ndonjë sërbë, kroat, maqedonas apo malazez nuk kishim dëgjuar të arratiseshin për në shqipëri. Hajde reciprocitet, hajde!!!!!
Nga eshte ky Kaluci, ose I kujt eshte, I udbes apo I kurrofillaqise-asfalias.
Ish-tornitori Kaloci po ben namin.
Tema respekte për punën tuaj, por meqë botoni shkrimet e Kaloçit mirë është të shoqërohen me kopje /fotografi autentike të dokumentave të cilave zotëria u referohet. Përndryshe ky mbetet në nivelin e thashethemexhinjve me post.
Kjo lloj marreveshje eshte e vertete ka ekzistuar ne ate kohe.
Sa per dijeni me vone legata Jugasllave ka qene tek rruga e Durresit pak me lart se gjimnazi Qemal Stafa por ne krah te gjimnazit. Legata jugosllave ka qene e rrethuar nga para me nje mur te uler dhe me gardh hekuri ku mbas gardhit kishte peme portokallesh, ndersa nga mbrapa ka pas nje mur te larte, por aty ka qene edhe nje porte e vogel si te themi e fshehte qe hapej fare rralle dhe vetem naten.
Nje person qe njoh une e kam pasur shok klase ne shkolle dhe ka banuar tek pallati aty prane, vrojtonte sigurisht jo gjithmone por rastesisht, si hynin e dilnin sigurimsat ne legaten Jugosllave naten nga ajo porte. Edhe nje shoku yne qe eshte arratisur me vone per pak sa nuk e kthyen jugosllavet mbrapsht ne Shqiperi pasi e mbajten 6 muaj ne burg ne Jugosllavi. Ma ka thene vete kur e vizitova ne USA. Komunistet te gjithe nje turi kane, ato sherret i benin sa per ti hedhur hi syve popujve. Si komunistet ne Shqiperi ashtu edhe ata ne Jugosllavi punonin te gjithe per te mbajtur pushtetin. Kusuret i hanin popujt e ballkanit.
Keto qe shkruajne keta mi kane thene edhe politikane disidente nga kosova qe jetonin ne mergim, kjo eshte edhe aresyeja se perse shumica shkonin ne Zvicer. Keto kane ndodhur me te vertete.
Me falni qe nuk po ju jap emra por duhet te me mirekuptoni..
Kthimin e shqiptareve e shoh ne keto dokumenta por nderrimin me kosovare …qofte edhe 3 me 1 nuk pashe askund ne asnje dokument….
NaSofsh Rumen O Kaloci… germo germo se qenin e ngordhur do gjesh…
Dashnor Kaloçi nuk i shpik vete keto ngjarje, por i merr ne arkiva qe populli te dije historine e vet se si ka qene koha e komunizmit.
Ai nuk i nxjerr keto shkrime ne gazete qe ne ti analizojme , ka qene keshtu e s’ka qene keshtu, e lagu se lagu e pordhi kali.
Te gjithe bajne si te zgjuar ketu !! Vetem nje budalla nuk mund ta kuptoje se ai sistem ishte sistemi ma i pa moral qe ka pare ndonjehere ky vend. Ishte nje sheet kriminel ku pushkatoheshin njerzit pa gjyq, torturoheshin deri ne vdekje dhe nuk mbante kush pergjegjesi.
Sipas Kalucit gjithe ata qe arratiseshin ne Jugosllavi duhet te ktheheshin mbrapsht. Po ata qe nuk.ktheheshin, cfare koshin te vecante?
Ky vetem helm ne cdo artikull si ja botoni ca beni keta duhet mbajtur sa me larg se cdo gje e nxijne vrer e helm ne shpirt
Komunizmi e socializmi jugosllav ishin sie moter e vlla pavarsisht se dikujt i genjente mendja per teorit etnike shqiptare e se ne komunizmin enverist do te gjente parajsen etnike nacionaliste?
Shum nga kosovaret e ardhur Ran ne Burg,agjitacion e prapagande ku ne jugosllavi Kishin te Benin me nje socializem liberal e jo komunizem islamik sie ai i shqiperis etnike enveriste!
Rasti i shqiptare te ikur ne jugosllavi ku shumicen e trasferonin Tek vendet perendimore,si USA dikush qe tregontee iredentizm e kthenin perseri ne shtetin meme ?
Fatkeqsi per shqiptaret qe e drejtuan dhe e drejtojne antishqiptare.Serbia dhe Greqia tashme bejne c’te duan ne kete vend te mjere ku shqiptaret trajtohen si skllever dhe nuk kane asnje te drejte.Administrata shqiptare e 100 viteve te fundit eshte vene ne sherbim me zell te madh te Serbise dhe Greqise qe sidomos 30 vitet e fundit po realizojne me sukses asimilimin dalengadale te cdo gjeje me prejardhje shqiptare duke filluar qe nga ekonomia,historia e gjithcka tjeter.Ka qene fatkeqsi edhe shqiptaret e Kosoves qe per 50 vjet u ndodhen mes dy zjarreve ,represionit te opushtuesit serb dhe rregjimit antishqiptar deri dhe sot te Qeverise Shqiptare.