Kryeministri Rama deklaroi se gjatë takimit me presidentin e PE David Sassoli, diskutoi për reformat e kryera nga qeveria e në veçanti për paketën Anti-KÇK.
Në një deklaratë të përbashkët për median Rama tha se në nisje të fjalës së tij se Sassoli është një mik i kahershëm i Shqipërisë, dhe mbështetës i palëkundur i procesit të zgjerimin e integrimit të plotë të Shqipërisë në BE.
“Sot jam këtu së bashku me Presidentin e PE, David Sassoli i cili përveçse një ndër figurat më të rëndësishme të skenës politike në Bruksel, mund të them se është një mik i kahershëm i Shqipërisë, dhe mbështetës i palëkundur i procesit të zgjerimin e integrimit të plotë të Shqipërisë në BE.
Ka dhënë kontribut të vyer në përpjekjen për të formësuar imazhin e vërtetë të Shqipërisë, duke u munduar me një luftë kundër paragjykimeve.
Ne jemi mësuar me këto fjalë si koncepte të përsëritura nga njerëz dhe grupe që nuk e njohin Shqipërinë por e përdorin si axhenda politike.
Samiti i fundit në Kroaci dhe PE nën kujdesin e Sassolit është një shembull i nderuar. Kemi diskutuar hapur . Është një mik i mirë por jo symbyllur. si mik i vërtetë ka shprehur të gjithë opinionet e tij pozitive dhe kritike çka kemi bërë dhe çka duhet bërë. Kemi pasur në qendër të diskutimit procesin e integrimit datat e reja ku do të diskutohet dhe në raport me çeljen e negociatave. Në funksion të diskutimit kemi folur për nismën për Ligjin Special kundër KCK.
Me vjen mirë se vizita e presidenti në Shqipëri përkon me operacionin e parë të OFL. Ia kam shpjeguar programin të gjithin dhe besoj ky operacion do të flas me fakte dhe jo fjalë.
Sa serioz dhe sa të vendosur jemi ta ndryshojmë këtë vend. E kemi bërë me Reformën në Drejtësi dhe me Vettingun. Ka një sukses se është në vazhdën e Reformën në Drejtësi. Është strukturë dhe produkt bashkëpunimi me SPAK dhe Gjykatës Speciale.” tha Rama. (TemA)
symbyllur, lol?????????!!!!!!!!!!
ene pastaj?
pse datat jane problemi apo 9 kushtet?
–
prandaj na u be agjitacion keto dite ne?
po boti e hengri?
O RAMA O ( TRADHETARE) E KE TAKUAR DAVID SASSOLI PA I MARE LEJE KOSOVES KU ESHTE HEROI RAMBUSH KU ESHTE KURTI QE DO NDRYSHOJE GLOBIN .
O RAMA O TRADHETAR QE FIRMOSE LINJEN AJRORE , HEKURUDHORE ME SERBIN O RAMA O GREKE O TRADHETAR QE DO SHISJE KOSOVEN PO NUK TE LEJOJE TRIMI MALEVE RARARAMBUSHI .