Sot bëhen 3 vite që ka ndërruar jetë shkrimtari dhe poeti i madh Dritëro Agolli.
Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje në mushkëri, ndërsa nuk e kishte ndarë asnjëherë cigaren nga dora.
Me ikjen e Agollit nga kjo botë, poezia shqipe nuk do të mund të ishte më e njëjtë. Agolli u bë poeti i tokës dhe i dashurisë, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare.
Krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme për nga gjinitë. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë.
Në prozë bëri emër sidomos romani ‘Komisari Memo’(1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve.
I paharrueshëm është edhe romani humoristik ‘Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo’, që flet për burokratin servil Zylo Kamberi, i cili falë Agollit, u bë subjekt filmash dhe këngësh.
Vepra e fundit e tij është libri me poezi ‘Prit edhe pak’, i botuar vitin e kaluar, e të cilin ia kushtoi bashkëshortes Sadijes.
Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës.
I madhi yne, Dritero Agolli! Arti dhe shiprti yt i madh, ju ka bere te pavdekshem!
Interesanr! Edhe emri DRITERO flet shume. S’ka tjeter me gjithe ato perparesi dhe vyrtyte te kompletuara qe ishte Driteroi ne te gjitha fushat e jetes. e te shoqerise. Respekt per jete!
Pa dasht me ul vleren e shkrimtarit/ poetit ).
Te jesh Patriark i letrave te nje kombi, duhet te jesh disa here ma i madh se Driteroi .
Mund ta zmadhojme dike sa te duam, por masa e tij prap ngelet ajo qe asht.