U nda nga Jonida Maliqi pas publikimit të videos me Flori Mumajesin, Romeo Veshaj flet për herë të parë

3 Shkurt 2020, 18:31Lifestyle TEMA
U nda nga Jonida Maliqi pas publikimit të videos me Flori Mumajesin, Romeo

Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi i dhanë fund lidhjes së tyre disamujore në mënyrë të beftë dhe asnjë nga palët nuk pranoi të komentoj mbi arsyet e ndarjes.

Pak javë më parë, këngëtarja konfirmoi ndarjen në mënyrë të tërthortë duke thënë se është single, ndërsa deklarata më e fundit mbi këtë çështje ka ardhur nga protagonisti, aktori Romeo Veshaj.

Ky i fundit ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb On” në RTV Ora, ku ndër të tjera ka folur edhe për ndarjen nga lidhja e tij e shumëpërfolur- duke iu referuar asaj me Jonida Maliqin.

Ndonëse as Romeo as Jonida nuk e thanë publikisht se janë bashkë, videot dhe fotot i tradhtuan dhe siç tha aktori: ‘heshtja është pohim’.

Por pse mori fund lidhja e dyshes?

“Çfarë ka ndodhur është e shkuara, anija u mbyt bashkë me kapitenin. Sado ta riparosh Titaniku nuk lundron më”, tregoi aktori.

Në fund të bisedës, Romeo shtoi se ndarja ishte paqësore dhe tashmë me Jonidën janë miq.

9 komente në “U nda nga Jonida Maliqi pas publikimit të videos me Flori Mumajesin, Romeo Veshaj flet për herë të parë”

  1. rrema says:

    Pune lavirash, shkojne ku o leku jo dashuria, keto mostra jane te dashuruara me lekun.

    1. Plaka Pezes says:

      O plako ca pret ti, te lidhet Jonida me ndonje kamarier ( me gjith respektin per kamarieret )? Do lidhet me djem te spektaklit. Pastaj ky Romeo me bordero punon, nuk esht pronar televizioni qe te ket ndonje lek.

  2. Suka says:

    Me vjen shume keq per Gazeten Tema,si gazete shume serioze,trajton prbleme rrugachesh qe nuk I intereson kurkuje,ne se u ndane apo u bashkuan.Aktor te nivelit shume ulte. Po te krahasojme me kohe prepare as ne Estrada amatore veshtire se zenin vend.

  3. pfff says:

    o Romeo pse cfare prite ti? Ajo la burrin pas 18 vjetesh, jo me ty qe te kishte thjesht rebound ?

  4. Sam says:

    Sa miliona dollare kushtoi ndarja?

  5. Lesta says:

    Kujt po i rruhet se eshte nda romeo apo eshte nda jonida.

  6. degelisi says:

    eshte “single”?
    mos ke dshur te shkruas eshte cingel?
    nuk “besoj” qe e di se cdo te thote single?
    injorane gjuhesore ne gazetari eshte tema e diplomes se shkruesit ne se ka diplome apo certifikate qe te shkruaj

  7. Apollo says:

    Ky eshte kulmi ;te quhen keta vipa

  8. Labi says:

    Lajmi se ka ndodhur ajo qe dihej,katunari gjeti dashnore dhe kete e beri lajm ne media duke u ndihmuar dhe nga ata qe Rama me te drejte i quan kazan,pse katunari ka mendu fa gjrj te virgjer,ajo mos pyt,duket si travestit,shkurt dy katunare arriten te behen lajm ne tv e gazeta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje