Durrsaku që do i sekuestrohet pasuria pjesë e organizatës kriminale që futi 1.8 ton kokainë në Gjermani

5 Shkurt 2020, 11:50Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit ka vënë në shënjestër tre emra të tjera, tre personazhe të dyshuar dhe me precedentë të mëparshëm kriminalë, të cilëve pritet t’u sekuestrohet pasuria.

Burimet bënë me dije se bëhet fjalë për vëllezërit Emiljano dhe Edlir Hysenaj.

Emiljano Hysenaj akuzohet si pjesë e një organizate kriminale që ka futur nga Ekuadori në Gjermani 1.8 ton kokainë, me vlerë tregu 400 milionë euro.

Në këtë organizatë ishin 13 shtetas shqiptarë që u arrestuan nga policia gjermane.

Emiljano Hysenaj është aktualisht në një burg në Gjermani, në lidhje me aksionin e 20 majit të 2018-ës.

Sipas OFL-së, Emiljano Hysenaj, me banim në Durrës, rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash, ndërsa vëllai, Edlir Hysenaj, dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi.

Dy vëllezërit kanë një vilë në fshatin Arapaj të Durrësit dhe një lokal në zonën e Plazhit.

Njoftimi i policisë gjermane në atë 2018-ën:

Zyra e investigimeve kriminale në landin e Bavarisë dy ditë më parë dha detaje të reja për një sasi rekord kokaine kapur në Hamburg gjatë dy operacioneve. Në këtë operacion ishin përfshishirë 500 forca policore.

“Është një prej sukseseve më spektakolare në luftën me mafian e narkotikëve në historinë e Republikës Federale Gjermane” kështu deklaroi Ministri i Brendshëm Joachim Herrmann. Ministri gjerman theksoi se “qëllimi është gjithashtu të zbulojmë strukturat organizative të autorëve”.

“Kutitë e bananeve përgatiteshin në Amerikën e Jugut dhe nën to fshiheshin pako të shumta kokaine. Më pas kutitë transportoheshin me anije për në Evropë dhe Gjermani nëpërmjet të ashtuquajturave mbivendosje të shtresëzuara”, tha drejtori i Investigimit Kriminal JörgBeyser.

Shqiptarët e arrestuar

Orneo Margjeka

Emiljan Hysenaj

Dashamir Ndoj

Dario Lame

Ervin Llusha

Izmir Lami

Dolan Kocani

Agim Zeka

Marjan Tola

Mevlan Beca

Granit Bajrami

Artan Mehmeti

Blerim Cakraj

Të huaj

Alberto Kochsiek

Anel Begovic

Kofi Oteng

Ndërsa Edlir Hysenaj, banues në Durrës, me lidhje familjare me Emiljano Hysenaj, duhet ta plotësojë formularin e OFL, pasi dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi.

6 komente në “Durrsaku që do i sekuestrohet pasuria pjesë e organizatës kriminale që futi 1.8 ton kokainë në Gjermani”

  1. Kollodoku says:

    Nje vile dhe nje lokal ?????
    Kaq??!!!!!!
    Me nje ngarkes droge 400 milion euro ne Shqiperi blehet nje vile dhe nje lokal??!!???!!

  2. Jo per gje... says:

    Dhe I paskan marre shtepine dhe nje kafene? Keta s’qenkan ne vete….

    1. SpakuTaku says:

      U mbaruan formularet , me thane. I pyeta, ” pse i derguat te Parlamenti dhe Qeveria shqiptare?
      Jo, me thane, pasi nuk i dilte nje formular, lol plus dua 500 euro te te jap nje dhe duhet ta kesh mire me Partine…

  3. spartak says:

    Avash or taj avash .
    Po njëçikë or ti një çikë , sa me thënë , se pastaj , si do t’ja bëjnë kur t’i vijë radha atyre vetë . Duhet të dorëzojnë seicili nga një fermë 50 hektarëshe me resorte , pallate e vila me nga 11-12 nevojtore , plus miljonat e dollarëve nëpër bankat e gjithë rruzullit .
    Ka çeçua biçak , por i bën punët me zgjedhje , pak nga pak e me merak .

  4. RROFTÈ HASHIM THAÇI ?????? says:

    SHTET KURVË dhe QEVERI KARAPUTANË !!!??? Këta kanë QINDRA PASURI të Patundshme dhe LEK KASH Pafund , po kush do tja u SEKUHESTROJ ?????????!!!! Arben KREYHAJDUT dhe KRYEKUSAR Ahmetaj , që NUK e Dallon asgjë nga Petrit KRYEHAJDUT dhe KRYEHORR Vasili , apo Tritan KRYEHAJDUT dhe KRYEKRRIMINEL Shehu me PRESHIN E LUSHNJES NË BYTHË duke “FLUTURUAR” ????!!! JU QIFSHA MOTRËN DHE ROBTË gjithë POLITIKËS SHQIPTARE të këtyre 30 Viteve BANDITËRI , KORRUPSION , VJEDHJE , GRABITJE dhe PAÇKITJE!! NUK bëhet KURRRRË SHQIPËRIA , kur në Krye të Vendit si President VIHET NJË KRYEHAJDUT ME DAMKË , që VODHI dhe GRABITI THESARIN E SHTETIT NË KRRABË !!!!VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE E POLITIKANËVE të këtyre 30 Viteve

  5. h says:

    Meta,Berisha;monika,zeni,gërdalla e salihut,fullani,llalla,noka,marku,froku,taçi,Tahiri,Dako,nako.
    Kur ti dergoni formulare këtyre,atëherë do fillojmë të besojmë.
    Duan të lajnë mutin me shurrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje