Lirohet nga qelia e paraburgimit 40-vjeçari, Vladimir Gjuta.
Ndaj tij ishte caktuar masa e arrestit me burg për akuzën e plagosjes së rëndë.
Personi që ishte dhunuar nga Gjuta u tërhoq nga ankimimi dhe Prokuroria kërkoi revokimin e masës së sigurisë.
Kësisoj Gjykata Penale e Tiranës vendosi sot ta lirojë Gjutën.
Vladimir Gjuta ishte arrestuar në mes të muajit janar për akuzën e plagosjes, ndaj kushëririt të tij.
Sipas Prokurorisë, Gjuta e ka thirrur për një takim kushëririn e tij e më tej e ka goditur me sende të forta.
Por më pas kushëriri u terhoq nga padia.
Gjuta ka qenë i akuzuar edhe për tritolin në farmacinë e babait të ish-ministrit Saimir Tahiri, ngjarje e ndodhur në 2015.