Rrëfimi i Zylfie Haklajt: Shkëlqim Haklaj vrau vëllezërit Demaj, kërkojmë ndjesë për ngjarjen e rëndë

4 Shkurt 2020, 21:28Kronika TEMA

Top Story në një intervistë ekskluzive me Zylfie Haklaj, i kushtoji vëmendje vrasjes së vëllezërve Demaj, më 7 gushtit 1993. Pas ngjarjes së Shkëlzenit, Hamdiu dhe Shkëlqimi, fshihen nëpër bjeshkë për ti shpëtuar arrestimit nga policia. Me ta thuhet se u bashkua edhe vëllai tjetër Fatmiri.

“Ne jemi shumë të indinjuar për këtë ngjarje e për gjithë jetën do jetë një peng për familjen tonë e kur e mësuam që ishin dy vëllezër ishte shumë më e dhimbshme. ne për të gjithë jetën, si për vëllezërit tonë dhe për ato mendojmë dhe jemi të mërzitur”, – rrëfen Zylfie Haklaj.

Mes familjeve Haklaj dhe Demaj ka pasur kontakte pas ngjarjes. Haklajt shtrin dorën e pajtimit që nuk ndodhi kurrë. Pavarësisht kësaj, mes dy familjeve, sipas Zylfie Haklajt nuk ka pasur përplasje.

“Familja jonë ka bërë tentative për të takuar familjen e të ndjerëve, e kemi takuar babain dhe xhaxhallarët por fatkeqësisht babai i tyre vdiq dhe xhaxhat e tyre skanë qenë i një mendimi dhe nuk kemi bërë dot një pajtim me këtë familje.

Mosreagimi i tyre, meqenëse si familje s’kanë tentuar kurrë përhakmarrje, as nuk kanë thënë gjë të keqe, ne na ka bërë më të përulur para tyre e më të mërzitur”, – rrëfen Zylfie Haklaj.

Operacionet për arrestimin e vëllezërve Haklaj rezultuan të pasuksesshme. Ka pasur informacione se për vite me radhë ata kanë jetuar në Gjermani.

Motra e tyre rrëfen pas më tepër se 20 vitesh se ata kurrë nuk janë larguar nga Shqipëria në atë kohë. Ata, kanë qarkulluar në zonë. Kjo tregon se sa i pafuqishëm ishte shteti përballë vëllezërve Haklaj, që tashmë emrin e kishin të njohur në të gjithë vendin.

“Shkëlqimi as vëllezërit kurrë nuk u arratisën, erdhi në Haklaj, pruri lajmin dhe bashkë me Hamdiun kanë qenë në bjeshkë, në Tropojë, kurrë s’janë arratisur”, – rrëfen Zylfie Haklaj.

2 komente në “Rrëfimi i Zylfie Haklajt: Shkëlqim Haklaj vrau vëllezërit Demaj, kërkojmë ndjesë për ngjarjen e rëndë”

  1. ''..........nese gervish sado pak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vedi''[thene kjo nga nje myslimon analist] says:

    pune arabesh pune gjaxoresh,kshq varu kkkkkkkk……………..allah uakbar!

  2. Arno says:

    Ata u zune me Shkelqimin po plumbin e hengren nga Hamdiu. Kush do të hakmerrej per ta ju i shuat si familje moj shurruthull.
    Fol per vete per ata që vrave ne mes të qytetit diten per diell e gazetat i botojne pordhet tua.
    Hajde Shqiperi hajde faqja e parë e gazetave ju lidhet ketyre njerezve. Nuk ju besova syve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje