"Forca e Ligjit" zbarkon në Shkodër, sekuestrohen pasuritë e 6 personave

4 Shkurt 2020, 18:28Kronika TEMA

Pas sekuestrimit të vila “Golden” në pronësi të vëllezërve Hajri në Shijak, radhën e ka pasur Shkodra. Në ditën e dytë të Operacionit Forca e Ligjit,  drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit ka firmosur urdhrin për sekuestrimin e pasurive të 6 personave, konkretisht:

Shtetasit A. M., me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

Shtetasit M. D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër; Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ; Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.

Shtetasit A. D., me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër;  3 automjete, 1 motor.

Shtetasit G. F. me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;  Një automjet;

Shtetasit A. D. me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.

Shtetasit M. B., me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re; Një automjet;

Si në rastin e Shijakut edhe në Shkodër sekuestrimet kanë lidhje me pengmarrjen e Jani Prengës.

“Në vazhdim të aksionit të nisur ditën e djeshme nga Operacioni Forca e Ligjit, lidhur me ngjarjen e datës 17.01.2020, sot, më datë 04.02.2020, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për disa subjekte” njoftoi policia.

Ndërkohë ditën e sotme, OFL i ka dërguar kërkesë për plotësim formulari dy personave, Lulzim Berishës në Durrës dhe Ardian Çapjas në Elbasan.

6 komente në ““Forca e Ligjit” zbarkon në Shkodër, sekuestrohen pasuritë e 6 personave”

  1. Enver says:

    Po te perjashtuarve nga sistemi i drejtesise me Vetting ose jo do tu sekuestrohen pronat. Vetem atehere mund te besoj qe ky shtet po hyn ne binar.

  2. Enver says:

    Po te perjashtuarve nga sistemi i drejtesise me Vetting ose jo do tu sekuestrohen pronat?Vetem atehere mund te besoj qe ky shtet po hyn ne binar.

  3. h says:

    Shkoni sekuestroni prokuroreve,gjyqtarëve qe nuk i justifikuan pronat,politikanëve,shkëlzenit,baxhellës,
    fallanti,llallës,nokës,lalzin,himarën,pastaj edhe ato të sotmet.Mjerë populli i varfër i pambrojtur.
    Propagandë,propagandë,propagandë.

  4. Shkodrani1 says:

    Si nuk ju vjen turp, 1 banese 1 kateshe, 1 motorr apo 1 biciklete me 3 rrota.
    Filloni ne Tirane, ne durres, ne shkozet . filloni me ata politikane qe nuk e dine sa prona kane , me femije qe ndjekin shkollat jashte, qe veshin 1 fustan 10 mije euro qe kane edhe wc per macen
    Turp merreni me ushtare

  5. Ilir says:

    Shume mire qe filluan te levizin vecse sikur thane qe banesat nuk do te sekuestrohen! Mesa duket ne Shkoder… Vetem banesa paskan ndertu kriminelet…

  6. Skifter says:

    Po nuk i hyne Lalzit, e gjitha do t’jet veçse mashtrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje