FOTOT: “Fast & Furious” nga Korça në Elbasan, plumba e aksident në postbllokun e policisë

4 Shkurt 2020, 10:57Kronika TEMA
FOTOT: “Fast & Furious” nga Korça në Elbasan, plumba

Ajo që u raportua fillimisht si një aksident i rëndë rrugor rezultoi që ishte një aksion i një patrulle policore për të kapur një person të dyshuar që po udhëtonte me makinë nga Pogradeci për në Elbasan.

Policia është sinjalizuar që nga Korça, ndërsa ndjekja e tij ka nisur në Pogradec, ku automjeti me të cilin udhëtonte personi i dyshuar nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar.

Menjëherë ka nisur ndjekja e makinës që ka lëvizur me shpejtësi në drejtim të Librazhdit dhe Elbasanit.

Mësohet se Policia e Pogradecit ka njoftuar Policinë e Elbasanit për ndjekjen në fjalë. Kjo e fundit ka ngritur tre postblloqe.

I dyshuari, që identifikohet me inicialet A.SH., ja ka dalë mbanë që t’u shmanget dy postblloqeve të para të vendosura në aksin Elbasan-Librazhd, por është përplasur në postbllokun e tretë të ngritur nga policia në zonën e Krastës, në periferi të qytetit të Elbasanit.

Autori ka përplasur postbllokun dhe raportohet edhe se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka mbetur asnjë person i lënduar.

Por, në përpjekje për t’u larguar makina e tij ka përplasur një makinë të policisë dy makina të tjera, ku si pasojë e aksidentit pesë persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve edhe një efektiv i policisë, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia kreu arrestimin e shtetasit me inicialet A.SH., i cili dyshohet paraprakisht si person i përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

5 komente në “FOTOT: “Fast & Furious” nga Korça në Elbasan, plumba e aksident në postbllokun e policisë”

  1. server says:

    KÇK, KPA, KPK, RRK, kjo e fundit do te thote RROT….. nuk bohet shtet shqiperia, sepse ka shqiptar

  2. Kuq e zi says:

    Ka degjuar ndonje here policia jone zinxhire me gjema?
    Shtrije ne rruge dhe prit te kaloi mund te kishte pasur dhe viktima te pafajshme

  3. rexha 10 says:

    KALBENI NE BURGE TE TILLE PERSONA ,SE VETEM ME FRIKE JANE MESUAR TE JETOJNE.KUJDESI I MADHE DUHET TE BEHET ME POLICINE PER TU MOSE EKSPOZUAR SHUME NE PERBALLJEN ME KETA TIPA.ATA E KANE ZGJEDHUR RRUGENE JETES SE TYRE,DHE BESOJE SE NUKE KANE SE C’FARE HUMBASIN,NDERSA POLICIA JANE NE SHERBIM TE DETYRES DHE NUKE JA VLENE TE HUMBIN JETEN NE PERPLASJEN ME KRIMINELA.NE FUNDE TE FUNDIT ELEMINOJNE NJERI TJETRIN PER CESHTJE PAZARESH.

  4. juristi says:

    car flet o kuq e zi, ata me mire hapin nje kanal se te harxhojne paret qe i duhen shtetit te varfer.

  5. FATMIRI says:

    JU GAZETARET E (TEMA) E KENI TE VESHTIR QE TE FLISNI SHQIP JU QIFSHA ROBTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje