Zv-ministri i Brendshëm: Nesër ka një operacion tjetër nga OFL

3 Shkurt 2020, 21:50Kronika TEMA

Zv-ministri i Brendshëm Julian Hodaj tha struktura anti-KÇK, OFL, po përgatitej prej kohësh por u vonua ngaqë ra tërmeti.

Zv-ministri i Brendshëm foli për fillimin e aksionit të parë të ‘anti- KÇK’ duke thënë se sot është bërë një aksion ku një familjeje i janë sekuestruar një resort dhe disa pallate.

Ndërsa kur u pyet nga moderatorja Eni Vasili se: “Raportohet në media se ka një listë të zezë me 250 subjekte?”

Hodaj ka thënë: “Po ka një listë që ka ekzistuar prej kohësh, por nuk ka rëndësi se sa është nurmi në këtë listë.

A janë 50, 100 apo 250 nuk ka rëndësi. Nesër do të ketë një tjetër aksion.”

3 komente në “Zv-ministri i Brendshëm: Nesër ka një operacion tjetër nga OFL”

  1. Uku says:

    Pse duhet te mburreni?
    Pse duhet te paralajmeroni?
    Puna e juaj eshte e fshehte deri pas kryerjes.
    Ku ka llafe dhe karshillek nuk ka kafshim.

  2. Eri says:

    Te Likja dhe Berisha ne Gjirin e Lalzit shkoni boll me show.

  3. Eri says:

    Ku eshte ky aksion te Gjiri i Lalzit???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje