Avokati Alfred Thomo për 8 vite nuk i hapi asnjë proces gjyqësor qytetarit, edhe pse mori 2.5 mln lekë për përpjestimin e pasurisë. Gjykata nuk ka ndërmarrë asnjë proces gjyqësor lidhur me këtë çështje, pasi kërkesë padia e paraqitur nga avokati Thano nuk ka qenë e saktë. Sot ai mashtron e kërcënon qytetarin se i kërkon lekët, pasi nuk bëri punën.
Fiks Fare solli rastin e qytetarit nga Korça, Barjam Trokës i cili denoncon avokatin e tij Alfred Thomo. Ky i fundit sipas z.Troka e ka mashtruar se do t’i bëjë përpjesëtimin e pasurisë, por që prej 8 vitesh nuk ka bërë asgjë. “Kam paguar 2 milionë e gjysmë lekë, kanë kaluar 8 vite dhe ai s’më ka bërë asgjë. I kam dhënë lekë për të mbledhur dokumente, por nuk është bërë asnjë seancë gjyqësore” thotë Barjami për Fiksin.
Sipas tij e ka telefonuar disa herë po as në telefon nuk i përgjigjet më. ” E kam marrë në telefon, kam kërkuar ta takoj, por s’kam mundur, s’kam ku ta gjej” shprehet i shqetësuar z.Troka.
Fiksi solli bisedën midis qytetarit dhe avokatit, ky i fundit në takimin e parë tha se do e merrte qytetarin në telefon pasdite dhe të takoheshin , por që kaloi më shumë se një muaj dhe nuk e bëri.
Në takimin e dytë të qytetarit dhe avokatit, të pasqyruar me zë dhe figurë nga emisioni Fiks Fare, avokati kërcënon qytetarin, duke i thënë se “do të ther me thikë” , kjo vetëm se përse qytetari i kërkonte përgjigje se çfarë po bëhej me çështjen e tij. Avokati i thotë qytetarit se nuk është faji i tij, që gjykata ka kthyer mbrapsht dokumentacion.” Ik mos më çaj b… dokumentet i ka kthyer gjykata, po do t’i kthej dokumentet, por lekët t’i harrosh” i thotë avokati qytetarit.
Gazetarët e Fiksit u interesuan edhe pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, ku në përgjigjen e saj zyrtare gjykata sqaron se paditë e ngritura me paditës Barjam Trokën dhe avokat Fredi Thomon kanë rezultuar me mungesë në dokumentacion dhe kërkesa padia në vetvete ka pasur të meta.
Ik mos me ço barometrin?
Hajde avokat hajde.ky eshte kriminel futeni ne burg.
Mjere ata qe jetojne ne ate vend!Vend i neveritshem sidomos kur ke perjetuar dicka se ata qe nuk kane perjetuar gje mendojne se gjerat ecin mire ne vendin e kusareve!Por jane nje shumice e shqiptareve qe kane bere eksperiencat e tyre me kusarine ne cdo drejtim sidomos ne drejtesi ku prej 30 vjetesh kane grabitur kete popull ku kane mundur dhe ska zot qe e rregullon me.Bashkepunimi i krimineleve gjygjtare, prokurore ,permbarues,avokate,notere,dhe cdo sekser tjeter ka qene i pashembullt ne grabitjen e qytetareve te ketij vendi dhe ska zot ta riparoje me.