Kërcënoi me jetë drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, prangoset shantazhuesi

3 Shkurt 2020, 10:21Kronika TEMA

Pasi kërcënoi me jetë Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili në nëntor të 2019, ka rënë në pranga Muharrem Z.

Shantazhuesi akuzohet për kanosje dhe keqpërdorim të thirrjeve telefonike pasi kërcënimin ndaj kreut të Burgjeve e ka bërë me anë të një mesazhi në telefon nga një numër që fillimisht nuk mund të identifikohej.

Kallëzimi për kërcënim është bërë nga Ismaili dhe përmes mesazheve të dërguara në nurmin e tij të telefonit është bërë dhe gjetja e autorit.

Dyshohet se kërcënimi ka të bëjë me funksionin e Ismailit dhe kjo vjen pas zbatimit të regjimit “41 Bis”. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, ka rreth 1 vit në këtë detyrë, pasi zëvendësoi Stefan Çipën.

Ismaili vite më parë, ka mbajtur postin e drejtorit të Agjensisë Kombëtare të Ushqimit, postin e nëndrejtorit të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave. Për disa vite ka punuar edhe në Drejtorinë e Policisë Elektrike. Ndërsa në tetor të 2017-ës mori detyrën në krye të AKU-së.

Kjo është e hera e tretë që drejtuesi i burgjeve ka marrë kërcënime me jetë, një prej tyre i ka ardhur nga një i dënuar në Burgun e Drenovës. Edhe këtë herë dyshohet se kërcënimi i ka ardhur nga burgu dhe ka ndodhur për shkak të detyrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje