U kap në Itali me drogë, Policia e Shtetit: 29-vjeçarja është larguar nga policia që në 2017

1 Shkurt 2020, 20:07Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me kapjen e një ish-punonjëse të policisë shqiptare me drogë nga autoritet italiane.

Në reagim, policia sqaron se shtetasja F.Z., 29-vjeç ka qenë efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe nuk është më pjesë e policisë që prej vitit 2017.

Policia e Shtetit

Në lidhje me një shtetase të arrestuar me lëndë narkotike nga autoritet policore italiane e cila është prezantuar si punonjëse e Policisë shqiptare sqarojmë opinionin publik se:

Shtetasja e arrestuar F. Z., 29 vjeçe nuk është më pjesë e Policisë së Shtetit që prej vitit 2017.

Ajo ka qenë efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe në vitin 2017 është larguar nga Policia e Shtetit pasi nuk fitoi më të drejtën për tu pajisur me Çertifikatë Sigurie.

Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët e Karabinierisë në Milano, nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës në Bari për rastin në fjalë.

Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët me qëllim evidentimin dhe goditjen e elementëve kriminal që ushtrojnë veprimtari kriminale.

3 komente në “U kap në Itali me drogë, Policia e Shtetit: 29-vjeçarja është larguar nga policia që në 2017”

  1. xhoxhi says:

    Mendoj se policia ka edhe ajo përgjegjësinë e saj në këtë ngjarje.Kjo ka qënë police d.m th është futur pa meritë dhe kjo e rëndon policinë sepse duhet të dijë të zgjedhë personat e duhur.Tani del policia dhe thotë ne skmei përgjegjësi sepse është larguar që në 2017.Përgjegjësia është se duhen studiuar mirë personat që vishen policë.Të tillë rate ka me dhjetra që policët përfundojnë në burg..

  2. yep says:

    droga drugu drigu dragu = shqiperi

  3. Aules says:

    Kë të studiosh më parë, ata që vishen policë, ata që vishen politikanë apo ata që vishen mashtruesa?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje