Ekzekutoi gruan me thikë pasi i ktheu fjalën, dorëzohet në policinë e Burrelit Lulzim Cuku

2 Shkurt 2020, 14:01Kronika TEMA

Është vetëdorëzuar në polici, Lulzim Cuku, 45 vjeçari, që qëlloi për vdekje me thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C. 33 vjeçe,.

Ngjarja ndodhi natën e kaluar në shtëpinë e çiftit në Xhafzotaj. Dyshohet se ngjarja e rëndë ndodhi për motive xhelozie.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Lulzim Cuku, si pasojë e trysnisë së Policisë është vetëdorzuar në Komisariatin e Policisë Burrel.

Njoftim/ Durrës

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Xhafzotaj, më datë 01.02.2020, ku shtetasi Lulzim Cuku, 45 vjeç, qëlloi me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C. 33 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë, ju informojmë se;

Policia e Durrësit pas njoftimit të marrë në lidhje me ngjarjen është vënë në ndjekje të autorit duke bashkëpunuar dhe me DVP Tiranë e DVP Dibër.

Gjithashtu nga shërbimet policore u ushtrua kontroll në shumë objekte e ndërtesa ku dyshohej se mund të fshihej autori.

Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Lulzim Cuku, si pasojë e trysnisë së Policisë është vetëdorzuar në Komisariatin e Policisë Burrel.

Shërbimet e e Komisariatit të Policisë Durrës po mbrrijnë në Komisariatin e Policisë Burrel për të shoqëruar autorin në DVP Durrës për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje