Zv.ministrja e Brendshme: OFL do të bëjë goditjen e parë brenda pak orëve

3 Shkurt 2020, 17:58Kronika TEMA

Rovena Voda, zv.ministrja e Brendshme, e ftuar në studion e “Ditari” në A2, deklaroi se paketa anti KÇK është një “akt normativ që rregullon në mënyrë të detajuar të gjithë procesin e luftës kundër krimit të organizuar”.

“Ka pasur debat të madh nëse bie ndesh me Kushtetutën, por që në fillim të aktit janë sanksionuar parimet e tij dhe një ndër parimet e para është respektimi i të drejtave të njeriut. Më pas, ruajtja e sekretit, por edhe vendosja e masave me karakter personal apo pasuror”, deklaroi Voda.

Sipas saj, “forca e posaçme Operacioni Forca e Ligjit (OFL) brenda pak orëve do të bëjë goditjen e parë”.

“Sot nis puna. Ka pasur intensifikim të luftës kundër krimit të organizuar, por pavarësisht sekuestrimeve të shumta, jemi ndodhur para faktit që gjykatat kanë rrëzuar masën e sekuestrimit dhe kemi pasur raste skandaloze vendime gjykatash që kanë liruar ish-anëtarë të bandave kriminale.

Policia nuk ka pasur të drejtë të përgjojë dikë apo të ketë akses në interceptimet telefonike. Tani, duke pasur informacion të plotë për personat e dyshuar se kanë lidhje me krimin, duke bërë një dosje të plotë që do të vërë në pozitë të vështirë prokurorinë dhe gjykatën, mendojmë se lufta kundër krimit të organizuar do të jetë më efikase”, shpjegon zv/ministrja.

“Janë masa për një periudhë kohe të shkurtër që do të duhet t’i nënshtrohen verifikimit të prokurorisë dhe gjykatës. Të dhënat që mbledh policia në rastet e emergjencës, drejtori i Policisë së Shtetit depoziton kërkesën për të formalizuar kërkesën për sekuestrim dhe prokurori ndërmerr hapat për ta dërguar kërkesën në gjykatë”, shtoi Voda.

7 komente në “Zv.ministrja e Brendshme: OFL do të bëjë goditjen e parë brenda pak orëve”

  1. Partizani Velo says:

    Pa he…te shohim njere ca to bejn kta trimat e OFLse..Po mos zune ndonje peshk te madh atehere, ka deshtuar si koncept dhe realizim gjith perpjekja e bere der tani.

  2. zhaku i pamposhtur says:

    Nuk e kuptoj arsyen përse bëni këtë show. .populli nuk ju ka besim dhe me të drejtë tallet me gjithë këtë zhurmë që bëni? Kujt do ti tregoni muskujt me këtë OFL? forca e ligjit ku është? Bandat e 97 janë pothuajse burgjeve kokat e bandave i keni në parlament ja të shikojmë kë do arrestoni ndonjë pensionist që nuk ka të paguaj faturat e taksave apo do kapni ndonjë fakir me një trastë kanabis dhe do ia shisni popullit për trafikant. .shkoni kapni Tahirin për lesh koke dhe çojani drejtësisë. . (çfarë thëm edhe unë. .OFL është ‘projekt ‘ i ramës dhe nuk kap trafikantët e tij por do kapi ata të PD. .)

  3. enter"" says:

    U be goditja e pare? Kaluan disa ore.

  4. Kozmai-Boston says:

    Policia me Range Rover ? Me duket se po ja kalojme Dubait
    Popull I shkrete ,cfare fati paske pasur

  5. Edi roma says:

    Godisni EDI RAMEN, OLSI RAMEN dhe Lulzim Bashen dhe ne rregull jeni. Kto jane Koka e peshkut. Ben ahmetaj etj jane cironka.

    Vdekje EDI ROmes robt ku ti kete.

  6. Xeni says:

    U erdhi fundi o zagaret e pedese se Karaxhicit te Vici-dollit….

  7. policia qender zeri says:

    Lajmëron Edi tre ditë para që do sulmojë policia krimin dhe keqbërësit po presin me tmerr arrestime. Po ik mor Ed kari, mëso të nësh propagandë më mirë, se kështu si e thua ti. në Itali, Zimbabve dhe Tajlandë policia thotë paraprakisht që do arrestojmë keqbërësit dhe këta nuk ikin po presinne shpi. Qifsh veten o Edo me mendtë qe ke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje