KÇK ‘zbarkon’ në Shijak në resortin ku u mbajt Jan Prenga

3 Shkurt 2020, 15:11Kronika TEMA

Pas miratimit të paketës ‘Anti-KÇK’, Operacioni Forca e Ligjit tashmë ndodhet në terren ku ka ndërmarrë aksionin e parë.

Oficerë të OFL-së kanë nisur një aksion në Shijak, për të sekuestruar pasuritë e fisit të Hajrave, mes tyre dhe resorti ku i mbajt peng Jan Prenga, i cili më pas u dhunua për vdekje.

Burime nga Operacioni Forca e Ligjit thanë se po sekuestrohet pasuria e Altin Hajrit në Shkozet, i shpallur në kërkim si i përfshirë në rrëmbimin dhe dhunimin deri në vdekje të 49-vjeçarit Jan Prenga.

Mes të tjerash bëhet e ditur se policia u kishte çuar familjes Hajri formular për të justifikuar pasurinë, pasi dyshohet se ajo është ngritur nga veprimtari kriminale.

Aktualisht 12 drejtoritë vendore të policisë kanë përgatitur një listë me emrat e gjithë personave që preken nga ky akt normativ dhe ia kanë përcjellë departamentit të policisë kriminale, e cila po e përgatit për ta kaluar në SPAK.

3 komente në “KÇK ‘zbarkon’ në Shijak në resortin ku u mbajt Jan Prenga”

  1. asd says:

    Hm. Shume mire si hap i pare. Por merrini mbare dhe pa dallime. Do tju pergezonim shume te mos anashkalonit Rolling Hills dhe “fshatin” LURA.

  2. Rrush Bulali says:

    Po presidentet e klubeve te footballit i keni perfshire ?

  3. Ledio says:

    E di qe si shtet ju duhen leket por do ti ju sugjeroja qe pasi ti keni sekuestruar cdo mjet monetar te tjerave futuni rruspen Mos ju a lini litarin mbrapa atyre qe mund ti blejne me djersen e ballit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje