Plagosën pronarët e banesës që po vidhnin, arrestohet 28 vjeçari. Një tjetër shpallet në kërkim

4 Shkurt 2020, 08:18Kronika TEMA

Një shtetas është arrestuar edhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia pasi të dy bashkë tentuan të vidhnin banesën e shtetasit me iniciale P.L në Allias.

Gjatë tentativë për grabitje mbetën të plagosur rëndë të zotët e banesës, çifti P. L. dhe A. L. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale F.M 28 vjeç, banues në Elbasan.

Policia bën me dije se në kërkim është shpallur shtetasi me iniciale M.C si bashkëautor në këtë ngjarje.

Mësohet se 2 personat janë të emra të njohur për policinë. Ata janë dënuar edhe më herët për “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, me pasoje plagosjen e rendë të dy shtetasve dhe “Armëmbajtja pa leje”, të cilat parashikojnë dënimin deri në 15 vite burgim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje