Paketa anti-KÇK, juristët: Ka probleme, cenohen të drejtat e njeriut

3 Shkurt 2020, 22:05Kronika TEMA

Juristë të ndryshëm në vend ndajnë bindjen se paketa anti-KÇK është problematike dhe jo në frymën e Kushtetutës së Republikës.

“Për sa i përket kushtetueshmërisë, ky akt cenon disa parime, siç janë parimi i sigurisë juridike, parimi i paanshmërisë sepse duke përfshirë Policinë e Shtetit, drejtorin e këtij institucioni në kompetenca që i takojnë gjyqësorit apo prokurorisë dhe gjykatës, patjetër që cenohet parimi i pavarësisë së pushteteve” u shpreh avokati Ledio Braho për A2.

Ndërsa avokati Islami shton: “Me syrin e juristit unë shikoj që ky ligj ka problematikë procedurën dhe mënyrën se si ai do të zbatohet”

Në vlerësimin e juristëve Braho dhe Islami, akti normativ cenon të drejta themelorë të individit dhe shmang kompetenca që i përkasin institucioneve të reja të drejtësisë.

“Ky ligj cenon dy të drejtat. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut që lidhen me të drejtën për të lëvizur brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe të drejtën e pronës private. Duke e filluar procedurën nga Policia dhe duke e përfunduar në gjykatë, kjo nuk është e drejtë.

Nëse procedura do të fillonte në Gjykatë dhe më pas do të shkonte te Forca e Ligjit për ta ekzekutuar, kjo është një procedurë e drejtë dhe kushtetuese duke ndjekur dhe barrën e provës dhe duke ja lënë atë Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion”, deklaron Islami.

“Në momentin që kalon barrën e provës nga akuza tek i akuzuari ke shkelur të gjitha parimet që janë të sanksionuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në Kushtetutë dhe Kodin e Procedurës Penale. E rëndësishme është që BKH shmanget plotësisht nga ky akt normativ”, sqaron avokati Braho.

Por me gjithë rezervat, mungesa e Gjykatës Kushtetuese i bën të pafuqishëm avokatët dhe jo vetëm.

“Në momentin që nuk ka Gjykatë Kushtetuese bëhet edhe më problematike sepse ky akt normativ në momentin që do të miratohet nga parlamenti, brenda 45 ditëve nuk do të jetë e mundur të goditet as në Gjykatë Kushtetuese duke pasur kaq shumë cenime të Kushtetutës”, përfundoi Ledio Braho.

10 komente në “Paketa anti-KÇK, juristët: Ka probleme, cenohen të drejtat e njeriut”

  1. Luli says:

    Juristet e kote qe duan te gjejne gjilperen ne kashte
    As nuk marin vesh nga jurispondenca dhe nga ceshtjet juridike

  2. spartak says:

    Ore jurista .
    Ma mirë se ju , askush nuk duhet ta kuptojë dhe ndjejë , që , me këtë ligj KÇK , me alias luftë armikut ( vetëm abuzim dhe terror mediatik ), po tentohet me u anash kalu dhe mbulu ma e madhja : Grabitja , abuzimi dhe korrupsioni me vlera disa dhjetra miljarda dollarë i pasurisë kombëtare , pronave të shqiptarëve , gjakut e taksave të tyre , grabitje monstruoze e ndodhur përgjatë 30 vjetëve nga PUSHTET-POLITIKA dhe OLIGARKIA e RE Kriminale e mbështetur nga kjo kastë , e cila tashmë është ortake me disa dhe i ka mjelë disa të tjerë . Prandaj luftoi e punoi me zell kjo PUSHTET-POLITIKE për ta degjeneru gjatë gjithë këtyre viteve edhe me abuzim e korrupsion sistemin e ( PA ) DREJTESISE . Kështu i duhej, që nesër , të mos guxonin t’i preknin atyre as edhe një fije floku . Madje, e mbrojti dhe vazhdon ta mbrojë deri në fund me aprovimin dhe zbatimin e LIGJIT LIMONATE të VETTING-ut .
    Ti shife . 95 % ( ato në fakt janë 99 % ) e gardës së sistemit të padrejtësisë , pa përmend poshtërsitë e konfliktet shoqërore të kryera nga mos dhënja e drejtësive , kur erdhi puna për pasuritë e përfituara nga abuzimet , lëre mos e pyet . Një pjesë , Kapot, hikën , se ju a njihte Ligji i VE-LESHIT . Bone-ç’bone , hik me ato që ke vjedh , se nuk të themi gjë . Shumica tjetër, që u futën në proçes kontrolli me ligjin e VE-LESHIT , dolën jasht sistemi , sepse , edhe pasuritë e deklaruara vetë nuk ishin në gjendje t’i justifikoni e mbronin .
    Ore JURISTA .
    Tek pasuria e tyre , veç të tjerash , është dhe ajo e përfituar padrejtësisht nga këta trafikantë drogash , prostitucioni , klandestinësh , armësh e deri tek pastrimi i parave të pista , që gjoja po i lufton sot Policia . Po pse , kush i la me lulëzu e me u fuqizuar këta ? Ta merr mendja se do i kalonin miljonat e drogës ndën hundë Prokurorëve e Policëve Gjygjësorë , e policëve të tjerë e doganierë dhe këta të mos e thithnin nga njëherë dhe për vehte ? Harroje .
    Por këta e kanë fillu nga bishti , që me 5 pare e pasuni të kapme , të mburren e deklarojnë për mashtrim popullit , sikur hiku e keqja . Ato janë pasojat dhe disa thërrime të kësaj katrahure grabitjesh , korrupsioni e abuzimi të PUSHTET-POLITIKES përgjatë 30 vjetëve e cila po vazhdon pa u shqetësuar e merakosur edhe sot .
    Bën ham , ham PD-ja , se e shikon, që kur ti vijë radha asaj ( zoti e din se kur ) krahu tjetër do jetë pasuru e fuqizu , aq , sa këta s’do kenë shans me u barazu kurrë më .
    • JURISTA .
    • Po qetë në gjendje , kërkoni e luftoni për të ndryshu Ligjin e VETTING-ut vetëm me 1 NEN shtesë , i cili i zbraz xhepat pa përjashtim vetëm hajdutëve e abuzuesëve , dhe ai , duhet të fillojë si zbatim së pari tek PUSHTET-POLITIKA , duke fillu nga i pari PRESIDENTI , e pastaj , të gjithë të tjerët me radhë përfshi dhe sitemin e PA Drejtësisë dhe OLIGARKET, që u frynë e po vazhdojnë të majmen duke abuzu prej 30 vjetësh nëpërmjet tenderave e prokurimeve , me djersën e gjakun e taksave të shqiptarëve .
    • Atëherë do shifet se , edhe pasuritë e gjoja këtyre të fortëve , që po godet sot policia , do duken si haure para grataçielave pasurore të pushtetarëve dhe politikanëve .
    • Këte bëni po ishit të zot , se sa për abuzimin e dhunën në shkelje të të drejtave e lirive tona nga pushtetet e të gjitha krahëve e kena dijtë prej 30 vjetësh .
    • MOS harroni edhe diçka , mbasi jemi në kulmin e mashtrimit të radhës , nga ku fillojnë edhe abuzimet e korrupsioni i PUSHTETIT dhe PUSHTETAREVE .
    • ZGJEDHJET DEMOKRATIKE e të LIRA . Zgjedhjet në Shqipëri nuk janë zgjedhje por vetëm VOTIM për VJEDHJE PUSHTETI . Ngaqë nuk bëhet zgjedhje kalohet deri në vjedhje votash për me shku tek kapja e pushtetit me vjedhje . Shife si mësuan VOTIMET për pushtetin vendor . Duzinë me të inkriminuar dhe vetë të VOTUARIT me precedentë dhe me rekorde kriminale . U bënë votime për të eleminu një precedent të rrezikshëm për shtetin , por ama jo kështu . Mos abuzo me favoret që pate , pa kundërshtarë , dhe pa ligj demokratik zgjedhjesh . Besimi në popull ka rënë , sepse vetë e keqpërdorët besën që i kërkuat atij .
    • Këtu fillon anomalia , sepse është shkatërru me qëllim bazamenti i DEMOKRACISE – ZGJEDHJA .

    Ndoshta s’ju vjen mirë , por ama , a do ishte më mirë sikur të mos flitej fare e të qëndronim po në këtë gjëndje ?

  3. Plaku says:

    Keto jane avokatet qe mbrojne kriminelet duke çfrytezuar boshlleqet e lena qellimisht ne ligjet ekzistuese…çfar te drejtash shkelen kur OFL ndjek nje kategori te caktuar qe kane rekorde kriminale dhe me para krimi e dokumenta te fallsifikuara kanë pasuri maramendese…..per ç’fare te drejtash bejne fjale keto perkrahes kriminelesh?

  4. Katundaria qenëria says:

    Dmth ne nje vend ku ligjin dhe maliqin e bejne katundaret (terroristet) me pasuri kriminale.. cfare cenon ky ligj se nuk e morem vesh

  5. Ujku Plak says:

    Po cfar avokat e juriste k. . . jane keta mo, keta thjeshte jane seksere qe bejne lidhjen midis te akuzuarit dhe akuzes, mashtrusa, abuzues e rq

  6. alex says:

    degjova dje tek open e ENI VASILIT, avokat ngjelen dhe ate keshilltarin irritant te sali berishes, u habita me argumentat qe jepnin dhe dukeshin qarte qe ishin kunder kesaj OLF( operacioni forca e ligjit), keta te paafte nuk rrine nje sekonde pa thene krimi krimi korrupsioni etj, dhe kur shteti mundohet ta godase ate , ata jane perseri kundra.

  7. Kuq e zi says:

    Te drejtat qe shkelen jane te drejtat e sekuestrimit te pasurise gje qe e vendos vetem gjykata dhe jo policia ne kete rast duhet ta vendose gjykata e posocme qe del nga vetingu
    Pra vedimi qe policia vendos sekuestrimin e pasurise nuk gjen vend ne kushtetute sepse eshte njelloj sikur te vendose edhe denimet me burg
    As diktatura nuk e permban qe policia te kete keto kompetenca
    Per mua eshte thjesht shou per kapital politik por kot e kane do jete merite vetem e strukturave te reja te drejtsise dhe jo e qeverise
    Kck ju desh 2 muaj qe te ngrihej pra kur qeveria ka vullnet e ngre per dy muaj
    Tani mendoni vete sa vullnet ka pasur per ngritjen e vetingut

  8. Gani says:

    Avokatet e K…t, taku ngjela and co…keta jane te gjithe maja e korupsionit…

  9. Petro ... says:

    Degjova shume mbreme jurista tek Eni Vasili apo ne emisione te tjera. Eshte çudi e madhe qe shpreheshin se cenon “lirite dhe te drejtat e njeriut” po ashtu thoshte dhe nje “alien” qe na paskej qene avokati popullit. Nga ka ardhe ai, s’e mora e vesh se une e di qe eshte nje grua atje qe e ka caktuar Lulezimi qe ne 2017-en. Pyetja del per juristat: Zoterinj, krimineli qe trafikon apo vjedh a ka cenuar te drejtat dhe lirite e shoqerise dhe prones dhe kush jane me te rendesishme te drejtat dhe lirite e shoqerise dhe prones apo te kriminelit dhe tjetra: pse na qenka me i besueshem ai gjyqtari apo prokurori qe liron kriminelet nga burgu per jete dhe nuk na qenka me i besuar ai oficeri policise qe arreston kriminelin dhe ja çon ne tavoline e e gjykon prokurori apo gjyqtari?! Se keshtu e ka bota, do thote ndonjeri! Po eshte ashtu, lereni Fazlliçin tu vije ne mbledhje te qeverise, tu hetoje, tu gjykoje , tu denoje apo tu fale. Une do te thosha se ata qe jane kunder ligjit, jane njerez amorfe qe ne nje shoqeri te botes se lire qe nuke meritojne duhet te izolohen si KORONAVIRUSET e shoqerise njerezore. Thoshte nje sefedin tek Eni Vasili: une jam u çmendur, injorante, lerem mua te shprehem si di une, po mo po ect. Skandal njeri qe ne çdo emision atij si pushon goja si bythe turtulli dhe e heq veten si keshilltar i te gjithe kryeministarve tha nje nate. Mendimi im eshte e dhe per gazetaret po kane dy pare mend: mos ftoni ne emisione injorancen intelektuale qe sot ka shkalluar per interesa personale, ftoni njerez me reputacion ne shoqeri qe te ndimoni dhe shoqerine ne rrugen e zhvillimit; Jane bere te urryera ca fytyra neper televizione dhe me duket se u jepni dhe leke qe ngelen aty e na trumbetojne “politika” personale te mendjes tyre te mykur/ Intelektualizmi tyre ka mbritur ne vende qe nuk meritojne asnje forme respekti njerezor; Dua keshtu si dua une, thone!

  10. dila prej rrile says:

    jurist djali i kriminelit vrastar Rrustem gjates qe me cekicin e tij pushkatoi me mijra te pafajshem
    keta jane pd sot
    u dhjefsha jurista dhe dhe ca gazetar e analista si fatos lubonja e blendi fevzou

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje