FOTOT: Humbi tre fëmijët e saj nga një i dehur, e ëma zemërplagë fal "idiotin në timon"

5 Shkurt 2020, 11:58Lifestyle TEMA

Leila Geage humbi pak ditë më parë tre fëmijë, pasi një shofer i dehur i goditi ata në trotuar teksa po shkonin të blinin akullore. Ngjarja që tronditi gjithë shoqërinë australiane.

Por ajo tha se e fal shkaktarin e tragjedisë, sepse tha, e ndjen se “engjëjt e saj po i thonë që janë në rregull”.

Të hënën, Leila u kthye në vendin e aksidentit, ku ajo shtrëngoi duart me miqtë dhe të afërmit dhe lexoi një lutje, pastaj lexoi ngushëllimet që lanë qindra njerëz pranë luleve në vendin e tragjedisë.

Por ajo tha se nuk mund ta urrente njeriun që u morri jetën fëmijëve të saj.

Ajo theksoi se kurrë nuk dëshironte ta shihte por nuk e urrente atë.

“Mendoj thellë-thellë që ta fal, por dua që gjyqi të jetë i drejtë … Unë nuk do ta urrej atë sepse ne nuk jemi të tillë”, tha Leila.

Në të njëjtin vend ku burri i saj, Danny Abdullah, tha se ata(fëmijët) ishin në një vend më të mirë tani, gruaja e tij e nëna fëmijëve shtoi se po ndjente përqafimin e tyre.

“Danny dhe unë jemi të bekuar me gjashtë fëmijë. Ne i donim shumë fëmijët tanë … Unë mund t’i ndiej ata duke më përqafuar tani. Ne u përpoqëm të mësojmë se si të lutemi duke përdorur rruzaren, të lexojmë Biblën, të jemi besimtarë, të jemi njerëz të mirë në jetë dhe të jemi pasqyrimi i Zotit në tokë”, tha ajo.

Ajo tha se zemra e saj ishte thyer nga trishtimi, por se ajo ishte “në paqe me veten sepse e di që fëmijët e saj janë në një vend më të mirë”.

Shoferi u arrestua për vdekjen e katër fëmijëve dhe u akuzua për vrasje nga pakujdesia dhe drejtim në gjendje të dehur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje