Ky është momenti kur një leopard i uritur tenton t’i “vjedhë” mishin e një antilope të vrarë, nga goja e një krokodili.
Por krokodili nuk tregohet “zemër-gjerë” me të dhe e sulmon.
Në fund leopardi ia del të marrë një copë nga mishi dhe largohet me të në gojë.
Pamjet u kapën nga fotografja e botës së egër Nicole Dangoor. (TemA)