FOTOT: “Shtëpia e Kampionëve”, Partizani informon tifozët për ecurinë e punimeve në stadiumin e ri

5 Shkurt 2020, 17:12Sport TEMA
FOTOT: “Shtëpia e Kampionëve”, Partizani informon

Vazhdojnë punimet për stadiumin e ri të Partizanit, të cilat vazhdojnë me ritme të larta, për të qenë i gatshëm sa më shpejt të jetë e mundur.

Ditën e sotme klubi i kuq, nëpërmjet një njoftimi ka treguar se vazhdojnë punimet në stadiumin e ri.

“Vijojnë me ritme të shpejta punimet në stadiumin FK Partizani. Aktualisht po përfundojnë sistemimet dhe gjelbërimet pjesë e projektit të stadiumin.

Gjithashtu po mbulohet sektori tribunës dedikuar grupimit ultras.

Ka përfunduar kampata betonarme e cila do të mundësojë hyrjen e mjeteve (autobusë dhe makina) në zonën e parkimit të stadiumit.

Në tribunën qendrore kanë përfunduar sistemet e kondicionimit, sistemet hidrosanitare , sistemet elektrike dhe janë duke përfunduar vetratat e duralumin”, shkruan klubi i kuq.

 

 

2 komente në “FOTOT: “Shtëpia e Kampionëve”, Partizani informon tifozët për ecurinë e punimeve në stadiumin e ri”

  1. Jozi says:

    C,a bohet kshu? Sikur para dy mujsh punimet ishin ma perpara.
    Apo jane tuj e prishe….
    Nuk ka per me perfundu kurrrrrr…

  2. prizem says:

    Eshte thjesht nje fushe trainimi….ku e keni stadiumin aty?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje