Deklarata shokuese: Kobe Bryant duhet të vdiste, ishte përdhunues

5 Shkurt 2020, 09:40Sport TEMA

Një deklaratë befasuese shokoi opinionin në  SHBA pasi drejtoresha e shkollës të mesme në Camas në Uashington, Liza Sejkora, u shpreh në rrjete sociale se Kobe Bryant meritonte të vdiste pasi ishte përdhunues.

Pas reagimit popullor për këtë deklaratë së fundi Liza kërkoi falje për postimin e saj në Facebook, të cilin e kishte bërë më 16 janar.

“Nuk do të gënjej. Më duket se karma ia tregoi veten një përdhunuesi sot”, pati shkruar Sejkora, e cila më vonë i quajti vetë fjalët e saj “të papërshtatshme dhe joadekuate”.

Ndërkohë një punëtore 19-vjeçare e një hoteli në Kolorado e pati akuzuar Bryant-in, se e kishte përdhunuar në një dhomë hoteli në vitin 2003.

Ikona e basketbollit në NBA ishte arrestuar shkaku i kësaj akuze, mirëpo prokurorët më vonë i tërhoqën akuzat pasi që akuzuesja e tij s’kishte pranuar të dalë dëshmitare.

1 komente në “Deklarata shokuese: Kobe Bryant duhet të vdiste, ishte përdhunues”

  1. Oshila says:

    Perkthim skandaloz. Kujt ia keni lene ne dore?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje