Partizani nuk ka dalë nga kriza: Sormani tani ka kalendarin në favor

4 Shkurt 2020, 13:24Sport TEMA

Duhej fitore me cdo kusht dhe Partizani përmbushi misionin: në letër i lehtë, por në situatën në të cilën ndodhej skuadra kryeqytetase më shumë se i komplikuar.

Blerjet e ditës së fundit nuk e ndihmuan dot Luftëtarin që të konfirmohej macja e zezë e Partizanit: bluezinjtë dolën të mundur nga stadiumi i tyre 0-3 nën goditjet e Solomon, Brojës e Melos, që i kthejnë buzëqeshjen Sormanit, pas tre humbjeve në tre ndeshjet e para që drejtonte të kuqtë.

E ndoshta emrat që markuan listën e shënuesve janë ato që i bëjnë drejtuesit e Partizanit optimist të mund të shohin investimet e tyre të mëdha, të bëjnë diferencën e shpresuar në gusht, por asnjëherë efektive në pesë muajt e parë të kampionatit.

Solomon, sulmuesi kryesor i të kuqve, nuk shkonte në gol prej 4 muajsh, pikërisht nga deri i 29 shtatorit. Goli i parë me fanellën e të kuqve për mesfushorin Broja, ndërsa pozicioni i ri në 4-4-2 klasik të Sormanit e ka bërë më të lirshëm taktikisht Melon, spektakolar në golin e tretë në Gjirokastër.

Me këtë system loje, tekniku garantoi më shumë mbulim të mesfushës dhe ekuilibër në prapavijë, duke u kthyer tek fitorja në kampionat për herë të parë që nga 22 dhjetor 2019, në suksesin 1-0 kundër Vllaznisë.

Partizani i Sormanit merr pikët e para, në tentativë për të përmirësuar bilancet: në tetë ndeshjet e fundit mes kampionatit e Kupës, të kuqtë kanë vetëm dy fitore dhe gjashtë humbje e tani kalendari i thjeshtohet nga sfida me Flamurtarin.

Sormanit i është kthyer buzqëeshja, por e ka të qartë se nga kriza nuk dilet duke fituar kundër skuadrave që kanë rënë tashmë praktikisht nga Kategoria.

1 komente në “Partizani nuk ka dalë nga kriza: Sormani tani ka kalendarin në favor”

  1. Basri Shkurtaj says:

    Partizani do te vijoje ne vite te jete ne krize si mekatar I shpifjeve te ulta ndaj Skenderbeut, por kjo do pasohet edhe ndaj Braçes, Finos, Pano Xhixhos, Hygerta Sakos, RTSH dhe Bazes qe baltosen UEFA me mashtrime ndaj korçareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje