Bundesliga është e gjitha në këmbët e Erling Haaland.
Pas tri ndeshjeve me Bortussia Dortmund, sulmuesi i ri norvegjez ka shënuar shtatë gola në vetëm 136 minuta, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë 57-vjeçare të kampionatit gjerman.
Dhe, sipas vetë lojtarit, ai nuk është akoma në maksimumin e formës, që është një gjë shumë e frikshme për rivalët e ardhshëm të Dortmund-it.
“Nuk jam akoma në 100%. Duhet të rikuperoj formën”, ka thënë 19-vjeçari, i cili realizoi një dygolësh në fitoren 5-0 të arritur nga verdhezinjtë kundër Union Berlin-it të shtunën e kaluar.
Borussia i ka fituar të tri ndeshjet e kampionatit që ka luajtur në 2020-ën dhe ka shënuar 15 gola, shtatë prej të cilëve kanë ardhur nga këmbët e Haaland.
“Është një përzierje mes Lewandowski-t dhe Aubameyang-ut”, ka thënë qendërmbrojtësi i Union Berlin-it, Neven Subotic, i cili i është shtuar listës së viktimave të Haaland.
Diçka qe kaloi pa u vene re!
Axel Witsel,futbollisti i kombetares belge,qe shenoi golin e katert ne kete ndeshje,beri shqiponjen!