Në vitin 2004 shkruajti historinë me kombëtaren e Greqisë duke fituar kampionatin Europian. Në atë skuadër, Theo Zagorakis ishte kapiteni dhe për këtë arsye ishte ai që ngriti trofeun e shumëkërkuar në Portugali, madje arriti të përfundojë i pesti në klasifikimin e Topit të Artë.
Pas transferimit te Bolonja, mesfushori grek u kthye për t’i dhënë fund karrierës te PAOK-u i Selanikut, skuadër që mbeti në zemrën e tij. Kjo skuadër, tani që i është futur politikës, i kushtoi shtrenjtë.
Siç raportohet nga New York Times, Zagorakis është përjashtuar nga Grupi parlamentar i Demokracisë së Re në Parlamentin Europian, grupim me të cilin u zgjodh në Bruksel. E gjitha për shkak të një skandali që ka goditur futbollin grek dhe ku është përfshirë edhe PAOK.
Ekipi, për të cilin ai ishte president nga viti 2007 deri në 2012, rrezikon zbritjen nga Superiga e Greqisë, së bashku me Xanthi. Gjithë “faji” i Ivan Savvidis, presidenti kontrovers … i cili disa kohë më parë hyri në fushë me pistoletë. Një komision shtetëror ka konfirmuar se PAOK-u dhe skuadra tjetër greke e Xanthi kanë të njëjtën pronësi, diçka që nuk lejohet në Superligën greke.
Komiteti i sportit ka propozuar edhe zbritjen në një kategori më poshtë të të dyja ekipeve. Vendim, të cilin Zagorakis e ka kundërshtuar me forcë dhe publikisht. “Unë nuk mund të jetoj politikisht nën një çati me ata që, duke ndjekur urdhrat, sulmojnë PAOK-un dhe tërë futbollin grek”. Një frazë e tillë nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e partisë.
Edhe pse vendimin përfundimtar do ta marrë Gjykata e Drejtësisë Sportive, Demokracia e Re ka vendosur të përjashtojë ish-kampionin e Europës. Por, ai do vazhdojë të qëndrojë në Parlamentin Europian, duke kaluar nga grupi i Partisë Popullore në i pavarur. Një histori e çuditshme, që shton një kapitull tjetër në një karrierë që në fund të fundit ka qenë jo e zakonshme …
cesht kjo “Xanthis” or gazetar!!!! Qe kur “KS”–ja na u shkruarka “X”???
Po të jesh filo Rus ose po të kesh mardhenie me Rusinë nuk lejohet që të kesh në pronësi dy klube sportive si edhe veprimtari biznesi në disa sektorë të ekonomisë , ndërsa po të jesh filo Amerikan ose të kesh mardhenie me Amerikën është e ligjshme dhe e lejushme . Psh “Panathinaikos” dhe “Ofi” . Gjetkë e kanë problemin që i kundërvihen Vanja Savidhit nuk është sporti por lidhjet e tij me Moskën dhe çdo veprim që bën ai shikohet me dyshim ….. Sidoqoftë gjithmonë zararin e paguan me i dobëti, në këtë rast i dobëti është Zagorakis.