Verona ndal Milanin, Lazio shkatërron SPAL-in

2 Shkurt 2020, 17:14Sport TEMA

Pas 3 fitoreve radhazi në kampionat, Milani është ndalur në San Siro nga Verona e Marash Kumbullës dhe e Amir Rrahmanit, në një barazim 1-1.

Verona kaloi e para na avantazh, por kuqezinjtë arritën të gjejnë shpejt golin e barazimit me anë të Calhanoglu.

Në pjesën e dytë, Verona luajti në pjesën më të madhe të saj me një lojtar më pak pas daljes me kartonin e kuq të Amrabat, por sërish me Kumbullën dhe Rrahmanin, Verona ruajti barazimin, ndaj një Milani të cilit në këtë ndeshje i mungonte Ibrahimovic për arsye dëmtimi.

Ndërkohë, Lazio i ka shënuar 5 herë Spalit të Etrit Berishës, me 2 gola nga Caicedo dhe 2 të tjerë nga goleadori Immobile, ndërsa një u shënua nga Adekanye. Goli i vetëm për Spal u shënua nga Missiroli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje