VIDEO: Paguan më shumë se 7 mijë dollarë biletë për... t'ia futur gjumit

3 Shkurt 2020, 18:33Sport TEMA

E gjithë bota u “gozhdua” para televizorit të dielën për të parë finalen e Super Bowl. Por, një burrë i cili kishte fatin të ishte i pranishëm në stadium, ku mesatarja e çmimit të biletës ishte 7000 dollarë, nuk dukej se i bënte shumë përshtypje spektakli në fushë.

Në një video të postuar “online” nga shkallët e stadiumit, shihet burri duke fjetur në karrigen e tij, me duart e kryqëzuara.

Komentet ishin nga më të ndryshmet. Disa e lavdëronin për faktin se mund të flinte në mes të asaj zhurme të madhe, të tjerë e kritikonin për faktin se kishte shpenzuar mijëra dollarë për një biletë, por në vend që të shijonte ndeshjen, flinte gjumë.

“E mori dreqi, sa ke paguar për të fjetur gjumë në Super Bowl?”, shkruan një komentues në Twitter.

2 komente në “VIDEO: Paguan më shumë se 7 mijë dollarë biletë për… t’ia futur gjumit”

  1. spartak says:

    Ai e dinte ma mirë se kushdo , që me 7000 Dollarë biletë dhe videon e gjumit do fitonte famë dhe rikuperim 700 mijë dollar . Shkoni pyeteni sa ka fitu nga publikimi i asaj videoje dhe do e merrni vesht kush është budallai .
    He bir o bir . Punojnë me mend bota e nuk janë si ju , rrota .

  2. spartak says:

    Ai e dinte ma mirë se kushdo , që me 7000 Dollarë biletë dhe videon e gjumit do fitonte famë dhe rikuperim 700 mijë dollar . Shkoni pyeteni sa ka fitu nga publikimi i asaj videoje , për të cilën edhe pagoi , dhe do e merrni vesht kush është budallai .
    He bir o bir . Punojnë me mend bota e nuk janë si ju , rrota .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje