Të fiksuar pas “Air Albania’, ja ndeshja e radhës nga Superliga që do luhet në impiantin modern

3 Shkurt 2020, 12:41Sport TEMA

Një tjetër ndeshje e rëndësishme e kampionatit shqiptar do të luhet në “Air Albania” gjatë muajit shkurt. Impianti që mendohej se do të përdorej vetëm për derbi, tani preferohet nga klubet e tjera të Superiores me Kukësin dhe Tiranën që e kanë zgjedhur së fundmi për të luajtur ndeshjet e tyre si pritëse në duele ndaj rivalëve për titull.

Edhe ndeshja e radhës që luhet në këtë impiant do të jetë e tillë, pasi është planifikuar që sfida mes Kukësit dhe Tiranës, e cila luhet më 22 shkurt, do të zhvillohet në këtë impiant.

Duke parë që ka interes edhe nga persona të tjerë përtej tifozerive të zakonshme sa herë që luhet në një stadium të tillë e sigurisht përfitime i më shumë të ardhurave, Kukësi ka vendosur që të luajë aty ndeshjen e vet ndaj bardhebluve, e cila mund të jetë vendimtare në rrugëtimin për titullin kampion.

“Vetëm ndeshjen me Partizanin zhvilluam në “Air Albania” dhe të tjerat do të jenë në Elbasan.

Mund të konfirmoj që ndeshjen me Tiranën do ta luajmë sërish në “Air Albania” ndërsa të tjerat në Elbasan”, ishin fjalët e drejtorit sportiv të Kukësit, Nderim Nexhipi, i cili zyrtarizoi kësisoj edhe sfidën e radhës në impiantin më të ri kryeqytetas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje