260 mln lekë nga tri ndeshja, “Air Albania Stadium” nderon klubet shqiptare

3 Shkurt 2020, 18:32Sport TEMA

“Air Albania Stadium” ka “bekuar” kampionatin shqiptar. Pavarësisht polemikave dhe dyshimeve që ka prodhuar ndërtimi i këtij stadiumi, skuadrat e Superligës po e shijojnë.

Deri tani në këtë impiant gjigant janë luajtur derbi Partizani-Tirana, ndeshja Kukësi-Partizani dhe dje Tirana-Teuta.

Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport janë diskutuar të ardhurat e grumbulluara prej shitjes së biletave dhe shifrat janë premtuese.

Rekordin e mban derbi i kryeqytetit me rreth 190 milionë lekë të vjetra me mbi 18 mijë spektatorë. Kjo është një shifër rekord.

Takimi i djeshëm u ndoq nga 5600 spektatorë dhe gjithsej u arkëtuan 40 milionë lekë të vjetra. Në ndeshhjen Kukësi-Partizani u shitën rreth 4500 bileta dhe u fituan 34 milionë lekë të vjetra. Gjithsej, pra, në 3 ndeshje janë arkëtuar 260 milionë lekë të vjetra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje