Erjon Braçe: Futbolli ka para por keqmenaxhohen, nuk e rregullon ligji këtë

4 Shkurt 2020, 11:56Sport TEMA

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, i ftuar në “Procesi Sportiv” ka shpjeguar se çfarë i nevojitet aktualisht sportit shqiptar dhe si është situata me miratimin e ligjit të ri për sportin.

“Për gjendjen e futbollit shqiptar duhet të flasin ata që merren me futbollin e organizojnë garën, kampionatet është çështje e tyre e duhet të flasin ata.

Që paketa ligjore duhet, është mëse e qartë, por pritshmëri është jashtë mase, sikur kjo paketë do të sjell paratë. Për mua kjo është e gabuar, se po të shikosh 2-3 ekipe sot që kanë pasur probleme e vështirësi ekonomike, nuk duket se kanë munguar paratë. Përkundrazi kanë pasur paratë por janë keqmenaxhuar, është ekonomia e tyre, e këtij futbolli që është problemi. Flamurtari në 10 vitet e fundit ka pasur para apo jo?

Po Tirana e 10 viteve të fundit ka pasur apo jo? Po atëherë për çfarë flasim? Tani vijmë te ekipi i tretë, më i suksesshmi i 10 viteve të fundit, Skënderbeu. Ka pasur para apo jo? Ka pasur e më shumë se të gjithë, tani flasim për buxhete të munguara, para të papaguara e detyrime fiskale. Nuk mjaftojnë, tani ata janë taksimet zero që të shpëtojmë. Jo, duhet të ndërtojmë ekonominë e futbollit që në 10 vitet e fundit nuk ekziston për shumë arsye, menaxhimi e keqmenaxhimi i financave ka sjellë këtë situatë që kemi sot.

Më thoni cili është ai biznesmen dhe paratë ia beson një klubi që blen një futbollist, luan 40 minuta, e paguan apo jo, merr mbi vete barrën që merr detyrimet që vijnë nga FIFA e UEFA? Cili, kush? Pavarësisht që ka favore. Cili është ai që hedh paratë e veta fjala bie të klubi i Luftëtarit, Flamurtarit, Skënderbeut apo Partizanit, apo cilitdo klub që bën gabime të tmerrshme në menaxhim?

Cili hedh në klubet që menaxhohen nga bashkitë? Pse duhet t’ia jap paratë e mia Flamurtarit apo një klubi tjetër, si Lushnja  që menaxhohet nga bashkia? Pse? Këtu duhet diçka më tepër se sa thjesht taksat, duhet të ndërtojmë ekonominë kapitaliste të sportit.

Parimisht është rënë dakord që një pjesë e parave nga buxheti i shtetet, të qytetarëve, një pjesë të tyre do të shkojnë te sporti, është detyrim parimor, politik, etj. Nuk janë paratë as të Braçes e as të Dukës, janë të qytetarëve. Cila është pjesa që duhet të bëjë sporti, e organizatat që merren me menaxhimin? Çfarë e ka penguar deri më sot federatën që licencon klubet të kërkojë formalizimin, bilancet, kushtet, borxhet ndaj futbollistëve, sistemit fiskal e më radhë. A e jep FSHF licencimin e klubeve, e kanë komponentin financiar? Pse nuk është bërë deri më sot? Është kollaj të thuhet se kjo vjen se qeveria nuk ka bërë lehtësim taksash, por ka një element shumë të rëndësishëm, se këto janë subjekte të FSHF. Çfarë ka bërë deri tani, si javë evidentuar këto klube që kanë probleme të mëdha, a e kanë plotësuar kriterin financiar të licencimit?

Këtë pjesën e vonuar nuk e kuptoj se nuk kanë ekzistuar kurrë. Kjo qeveri ka nxjerrë 21 milionë dollarë për futbollin, ka bërë stadiume, ka marrë kosto politike për atë stadiumin që tani duan të shkojnë të gjithë të luajnë. Jo kushtet e fushës se po të shohësh atë duhet të thuash se kush e bëri që është kaq keq.

Detyrimi im është të heq taksat për 600 mijë vetë në bujqësi, por jo të bëjë futbollistë që luajnë 40 minuta, keqmenaxhohen, marrin 10 mijë euro në muaj e na thoni na hiqni tatimin mbi pagat. Pse nuk ka falimentuar asnjë klub? Pastaj vjen te elementi tjetër se një klub që trajtohet në këtë mënyrë prish garën, nuk është fair play. Fitoj unë 3-0, tjetri 5-0 e pastaj ndërhyn gjyqtari për t’i ndihmuar kur është ndeshja 0-0 në favor të tjetrit.

Kemi miratuar formulën e privatizimit të klubeve që të mos ekzistojnë më klube të bashkisë. Janë miratuar në Parlament, hyn në fletore zyrtare, të menaxhohet sipas rregullave të ekonomisë dhe atyre të UEFA E FIFA për licencimin e tyre”, tha Braçe.

3 komente në “Erjon Braçe: Futbolli ka para por keqmenaxhohen, nuk e rregullon ligji këtë”

  1. Eriion ik boj noj pune ,mos pirdh kot says:

    Erion ik se nuk mer vesh nga futbolli ti mor lale

  2. Babuc says:

    Kur flet dhe ky shatataniku per futboll nje me dy te iken truri . U beh koh tani qe vetem promoton Partizanin , i ka shares atje me olsi ramen

  3. Kalec Dega says:

    Kush e kupton fiksimin e nje politikani shqiptar me futbollin, nje klub sportiv dhe manaxhimin e tij ne nje kohe qe ka 10 vjet qe hesht per 4 te vraret e Janarit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje