Surpriza: Barcelona përfshin Rey Manajn në listën e Champions

4 Shkurt 2020, 09:08Sport TEMA

Barcelona ka modifikuar listën e saj të Champions League pas merkatos së dimrit dhe ka përfshirë në skuadrën e parë edhe sulmuesin e kombëtares shqiptare, Rey Manaj.

Futbollisti kuqezi e sheh veten në listën A së bashku me dy shokët e skuadrës së Barcelona B, Kike Saverio dhe Sergio Akieme.

Rey Manaj do të mbajë veshur fanelën me numër 41.

Manaj, Saverio dhe Akieme zënë vendet e lëna bosh nga largimi i Carles Aleñá, Jean-Clair Todibo dhe Moussa Wague.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje