Merrte mijëra euro nga emigrantët sirianë, arrestohet në Gramsh 44-vjeçari

5 Shkurt 2020, 11:25Kronika TEMA

Policia ka arrestuar një 44- vjeçar, banues në Durrës, pasi po transportonte 9 emigrantë sirianë, kundrejt mijëra euro shpërblim.

Sirianët kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Greqia, duke hyrë në Korçë, dhe nga aty ishin marrë nga shtetasi F.M. kundrejt një pagese që variante nga 440-1000 euro për person.

Emigrantët dhe shqiptari u bllokun në unazën e Gramshit, nga forcat e policisë lokale dhe specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje