Miliarderi surprizon kamarieren, lë bakshish 5 mijë dollarë

6 Shkurt 2020, 12:20Lifestyle TEMA

Miliarderi Ernie Boch duke parë një “sfidë të bakshishit” në Facebook, vendosi të marrë pjesë.

Boch vendosi të linte një bakshish prej 5000 dollarësh pas një vakti prej 157 dollarësh në një restorant në Salisbury, Massachusetts.

Kamarierja që mori bakshishin, shkroi në Facebook se bujaria e Boch bëri që ajo të pëlqente punën e saj edhe më shumë.

Aktori Donnie Wahlberg la një bakshish të tillë prej 2.020 dollarë në ditën e vitit të ri dhe mesa duket miliardieri e ka sfiduar më pas.

Boch ka në pronësi të tij kompani për shitblerjen e veturave në zonën e Bostonit dhe ka një pasuri neto prej 1.1 miliard dollarë.

1 komente në “Miliarderi surprizon kamarieren, lë bakshish 5 mijë dollarë”

  1. Ben says:

    Pra ky bakshish per bosin eshte si ti le une 100 lek te vjeter kamarierit ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje