Shqiptarët i marrin "shpirtin" Mike Pompeo-s, se lënë as të ushqehet: Të gjithë në garë për ta takuar

6 Shkurt 2020, 19:05Politika TEMA
Shqiptarët i marrin "shpirtin" Mike Pompeo-s, se lënë

Udhëheqësit kryesorë të politikës shqiptare ndodhen në Washington për takime me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, e padyshim më kryesori ndër ta sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

Edi Rama dhe Ilir Meta e kanë kryer “misionin” për të takuar zyrtarin e lartë amerikan. Duke lënë pas “mëritë” e së kaluarës, sidomos të presidentit Meta, që është treguar më shumë se i ashpër me faktorin ndërkombëtar, përfshirë pa dyshim edhe atë amerikan, një foto me Pompeon “shuan gjakrat” e dikurshëm.

Madje ia kane marre “shpirtin”, duke mos e lene as qe te ushqehet, teksa me radhe, presidenti Meta dhe me pas ish kryeministri i Kosoves Haradinaj kane shkuar dhe i jane ulur afer.

Askush nuk mund të flasë për gjendjen emocionale të Ilir Metës në momentin e takimit me Pompeo, kur jo shumë muaj më parë, Matthew Palmer ishte shënjestra e tij.

Të qeshur dhe të lirshëm kreret e politikës shqiptarë nxituan dhe u vunë në radhë jo vetëm për një takim, por edhe për ta publikuar foton e shprepur me po aq nxitim në faqet e tyre zyrtare në facebook.

Dhe po me shpejtësinë e dritës autorizuan zyrat e tyre të shtypit t’ia përcjellin medias ende pa u dalë “ngazëllimi” për suksesin e arritur. Dhe e shesin një takim të tillë me aq shumë rëndësi, a thua se do të jetë “karta” e së ardhmes politike.

Vetëm me pak njohuri diplomatike është lehtësisht e kuptueshme se takime të tilla, e mbi të gjithë fotot me personalitete të Departamentit Amerikan të Shtetit janë për kortezi dhe nuk shprehin në asnjë rast përkrahje politike.

12 komente në “Shqiptarët i marrin “shpirtin” Mike Pompeo-s, se lënë as të ushqehet: Të gjithë në garë për ta takuar”

  1. Kacaku says:

    Dridhe Like dridhe , ste mer vesh njeri se crol luan o Like hajduti , je me amerikanet ,shan amerikanet , je me ruset , je me serbet dhe greket , je me te gjithe e sje me asnje . Be qef dhe hidhe pordhen perpjet o Like , sa te kesh shqipot …….na gjete ne kokrockat e trufyej , qe hidhemi ne zjarr per Liken dhe Miniken , e vritemi per Salen dhe xenin ……….sdo kete turp me te madh , te hidhesh ne zjar per Liken . E shqipo shqipo nje jete bageti , me te tilla bageti si shqipot , behet kushdo coban i mire ……

    1. Emiljano says:

      Me nje fjale u takua me kreret e kck

  2. Sa per dijeni says:

    O gazetar po beje ndonje investigim leshi atccc. Jane shume ndryshe gjerat. Rama ka bere takim zyrtar me Pompeon ku kjo duket jo vetem nga takimi ne DASH, por edhe nga flamuret e vendosur, gjithashtu foto eshte publikuar edhe ne faqen e DASH, ndersa Meta e Haradinaj kane bere takim informal ne te pervitshmen Mengjesi i Lutjeve ku mund te marre pjese kushdo qe deshiron dhe qe mund te siguroje nje ftese nga nje anetar i Kongresit Amerikan. Shikoni foton ku jane, me pjata perpara e me varese ID ne qafe qe ti marrin vesh njerezit se kush jane e cfare perfaqesojne se nuk i njeh njeri. Pse kot vajti qe me pare Mona me Mediun atje, pikerisht per te siguruar ftesat per ne kete eveniment.

  3. Opinjonisti i pa_anëshëm says:

    Çudi me iliir_ in e metë.?! Si mund të takojë ai një figurë UDHËHEQËSE të “vagabondave”perëndimor?!
    Por nuk ka faj…. “toleranca” dhe “babaxhanllëlu” janë
    “tipare” qen_ës_ore të ALIBABABAIT. jo më kot thonë:
    “MASKA QË MBAHET GJATË, NUK SHQITET MË NGA FYTYRA”…..

  4. Koba says:

    E pakutueshme.Si i japin Doren nje Hajduti te Peshtire? Robt ku i ke O Amerikano !!!!

  5. luani u.s.a. says:

    Si eshte e mundur sekretari i shtetit amerikane Mike Pompeo te takohet me hajdut president Ilir Meta – Floriri qe vodhi pasurine e shtetit shqiptar?!

  6. Arber iliri says:

    Stili berishian.

  7. H says:

    Kan lonë nam degjeneratat tu sha dhe denigru njëri tjetrin. Zanati shekullor.

  8. Bledi says:

    Në Amerikë koha është dollarë
    Dmth edhe kur ha bukë ky Pompeo rri vetëm në tavolinë dhe me 1 karrige bosh,
    Karrigia është grepi për peshkun e rradhës
    Paguaj lekët hajde ulu qesh bej foto dhe ik se po pret tjetri
    Kjo gjë ndodh dhe është normale nuk ka ligj mos të lejoj të bësh selfie me njerëz të panjohur.
    Çfarë dallkaukesh shqipot medemek Amerika është në krahun tim apo me trashë pas meje janë Amerikanët dhe po të jem unë ne pushtet e kemi te sigurt që do çeli lulja në baçe.
    Vetëm për këtë peshtirosje qe i bëjnë shtetit Shqiptar keta duhet të fshihen nga historia.
    KCK harapi dhe këta kapin ndonji selfie

  9. Pelivani says:

    Toto Likja duket sikur e ka kompromentuar M.Pompeun duke u zgerdhire e ai duke nenqeshur me ironi!Ne fakt perpara ketyre pra Qim Pekes,Ilir Metes dhe Hamush Ramadinaj ishte ustai ne bisedime dy paleshe dhe ne koifidence e siper i tha ketij se te kam sjelle ca lolo qe duan te bejne foto me Ju personalisht !Pompeii tha Rames se nuk ka asnje planifikim per ti takuar dhe Rama iu pergjigj:Pojepu rastin kur ha buke ne restorant dhe keshtu rane dakort!Thone qe prane tyre eshte edhe Qim Peka !Monika eshte zemeruar shume qe nuk e ka lajmeruar per kete takim!Tgone qe mbas do ditesh meqenese Lulin nuk e pranojne do ta marre Al Bini ne delegacionin e tij sepse ai ka nje fat te mire(Luli) disponon pasaporte Kosovare,Shqipetare dhe Holandeze!
    Dhe Cekja duke pare keto tentativa therriste:Hyp Xhixhi,hyp xhixhi!

  10. fantoma says:

    Këta janë ZAGARËT e Daj Semit (dhe asgjë më tepër), që i ushqen për t’i përdorur kur i duhen… !!! Ndërsa idiotët-ultra injorantë shqipo, hapin gojën “e hanë miza” …!!!

  11. Alende says:

    E po shyqyr ka ulur gjakrat presidenti, shpetoi Amerika, pa tjeter merite dhe e Qimit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje