Britanikët punojnë për testin e ri: Kokaina zbulohet nga gishtat

7 Shkurt 2020, 13:08Kronika TEMA

Shkencëtarët britanik kanë mundur të zbulojnë një teknikë të re për zbulimin e përdoruesve të kokainës ose atyre që e kanë prekur me dorë këtë drogë.

Një analizë e shenjave të gishtërinjve identifikon persona që e kanë përdorur apo prekur atë. Zbulimi vjen nga shkencëtarët e Universiteti të Sarit.

Duke përdorur atë që njihet në shkencë si rezolucioni i lartë i spektometrisë masive, teknologjia e re përmes marrjes së shenjave të gishtave, mundëson sipas shkencëtarëve të universitetit të Surrey-it, në afërsi të Londrës, zbulimin e saktë të përdoruesve të kokainës ose nëse një person I caktuar e ka prekur me dorë këtë drogë.

Kjo teknologji e re zbulon praninë e kokainës përmes djersës së marrë nga gjurmat e gishtave, Kjo teknikë mësohet se ka filluar ndërkohë të përdoret në Angli.

Sipas shkencëtarëve, për shkak të një molekule të prodhuar në organizëm nga kokaina u gjet në analizat e bëra dhe pasi personat e analizuar kishin larë duart me sapunë.

Sipas të dhënave zyrtare nga “Home Office”, përdorimi i kokainës ka pësuar një rritje mjaft të madhe që nga viti 2012, ku rreth 3% e britanikëve të moshës 16 deri në 59 vjeç e kanë përdorur kokainën gjatë vitit të kaluar. Tregu i kokainës në Londër vlerësohet të jetë në shifrën e 1 miliardë stërlinave.

Studimi i bërë nga mbeturinat e gjetura në ujë pas përdorimit është zbuluar se 23 kg kokainë, e cilësuar drogë e klasit të parë, përdoret çdo ditë në Londër, ç’ka është sa dyfishi i çdo qyteti tjetër evropian.

Qytetet britanike të Londrës dhe Bristolit janë ndër katër vendet e para të qyteteve evropiane me shkallën më të lartë të përdorimit në gram të sasisë së kokainës për 1000 veta, gjatë një dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje