Gjykata e Tiranës pushoi çështjen e CEZ, Kuvendi ankimon vendimin. Berisha në Apel

7 Shkurt 2020, 10:21Kronika TEMA

Kuvendi ka ankimuar në apel vendimin e Gjykatës së Tiranës për çështjen e CEZ.

Vetëm pak ditë më parë Gjykata e Tiranës e pushoi si çështje me pretendimin se nuk kishte vepër penale por Kuvendi e ka ankimuar tashmë në Apel.

Pas hetimeve gati 3-vjeçare Gjykata e Tiranës vendosi pak ditë më parë të pushojë çështjen lidhur me procedurën e privatizimit të OSSH nga çekët e CEZ në vitin 2007.

Gjyqtari Lazër Sallaku i cili mori vendimin e konsideroi të mbyllur dosjen CEZ pas konkluzioneve se hetimet nuk dhanë rezultat dhe nuk u gjendën element të veprave penale për ish-zyrtarët e akuzuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje