Përplasja me armë në Shkodër, Voltana Ademi thirrje ministrit Lleshaj dhe Ardi Veliut

6 Shkurt 2020, 11:46Kronika TEMA

Pas përplasjes me armë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Shkodër, kryetarja e Bashkisë së këtij qyteti ka reaguar shumë e shqetësuar.

Voltana Ademi i bën thirrje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, si dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, që të zbardhin sa më shpejt ngjarjen dhe të vënë autorët përpara drejtësisë.

“Shumë e shqetësuar për ngjarjet e rënda që kanë tronditur rendin publik në qytetin e Shkodrës!

Në qendër të Shkodrës, në Pedonalen tonë, aty ku ne lëvizim në çdo moment të ditës, krimi godet! Një person i pafajshëm plagoset, thjesht duke qenë kalimtarë.

Pak orë më pas, në një lagje tjetër të Shkodrës, një shpërthim eksplozivi ka ngjallur ankth tek qytetarët!

I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuesve vendorë të Policisë, të zbardhin një orë e më parë këto ngjarje kriminale dhe të vënë para përgjegjësisë autorët.

Mbështetja ime personale, por edhe e strukturave të Bashkisë Shkodër nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë. Secili duhet të marrë përgjegjësitë ligjore që i takojnë!

Shkodra, shkodranët, kanë nevojë për rend dhe siguri në rrugët ku ata lëvizin dhe sidomos, në shtëpitë e tyre. Është detyra e strukturave të shtetit t’ua garantojë këtë”- shkruan Ademi.

6 komente në “Përplasja me armë në Shkodër, Voltana Ademi thirrje ministrit Lleshaj dhe Ardi Veliut”

  1. Noli says:

    Ata qe bejne keto veprime a jane nga Shkodra moj Voltane.

  2. labi says:

    Voltana nuk ka diskutim se ti je pinjolle e nje nder familjet ma te njohura,e ma te pasura te qytetit te Shkodres.Por mos ben shou.Do te lutem tregoji popullit te Shkodres te verteten :kush I dha lejen e ndertimit A.CELES apo I.METES per ndertimin e hotel Europes.Se paku te pastrohesh ti vet shpirterisht e jesh I pastert se paku si baba I yt.

  3. PULA QORRE GJETI DY KOQE KALLAMOQI
    DHE ME SQEPIN E SAJ I TERHOQI
    KA QESH BASH TAN SHKADRA ASHT GAJAS
    KJO PUL QORRE ENE DERRIN E PLAS
    SHPESH HYN MES KALLAMOQI ENE PSE FAR S’SHIKON
    SAHER QI KAPOSHIT ZANIN JA NGJON
    AHAHAHAHAHA SA KOM QESH
    QESHNI DHE JU MER HEEJ
    HAHAHAHHAHA

  4. Saadiku says:

    Hajt moj Boli se votuesit tuj kane qene me siguri

  5. Isuf isuf says:

    Yyyyt rrace e shpifur rrace e keqe. Eshte tmerr qe nje person kaq i ulet sa ti moj voltana drejtove shkodren. Do mbajesh mend si debilja shekullit. Je ekstremiste dhe talebane me rrace e koc. E bere shkodren me rrecke se çishte.

  6. Ilo says:

    Po’ Policia jote Bashkiake perse nuk e mbyll pjacen per lacat me makina te shtrenjta, shume mire qe i kerkon llogari Policise se Shtetit por bej edhe ti punen tende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje