Zbulohet letra e firmosur nga Lul Berisha: Kam një lokal me qira, dy autobote dhe një BMW

5 Shkurt 2020, 18:50Kronika TEMA

Zbulohet pasuria që Lulzim Berisha ka deklaruar në plotësimin e formularit që iu dorëzua para 24 orëve nga forcat speciale të Operacionit ‘Forca e Ligjit’.

Në formular, Berisha deklaron se nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme të regjistruar në emrin e tij, për shkak se ato i janë konfiskuar nga shteti me vendim gjykate në 2010.

Ai deklaron se zotëron një bar kafe me qira, autobote që furnizon me karburantë anijet e portit, një makinë dhe aksione në kompaninë që ka në bashkëpronësi me motrën e tij.

Në formular, Berisha deklaron se zotëron:

-Një bar kafe, të cilin e ka me qira që prej 5 janarit 2018

-Dy autobote që furnizon me karburant anijet në port

-Një makinë tip BMW të blerë 1 milion lekë të reja në 2019

-40 % të aksioneve në kompaninë REJAN, të cilën e ka në bashkëpronësi me motrën e tij Luljeta Berisha dhe Enkejleda Shoshi, e cila merret me furnizimin me karburant të anijeve të peshkimit.

Në formularin e dorëzuar, Lulzim Berisha cilëson se këto pasuri i ka të ligjshme dhe me dokumentacion përkatës.

2 komente në “Zbulohet letra e firmosur nga Lul Berisha: Kam një lokal me qira, dy autobote dhe një BMW”

  1. Durrsaku says:

    Po bmw e ka blind si Xhejm Bondi qe i nizet me telekomand nga larg

  2. Zigur Qarri says:

    Ore,Lulzim Berisha ka humbur me koh kujtesen.Prandaj, pyesni Vangjush Dakon se kujt ja ka lënë pasurine.
    Letër gjykatës/ Vagjush Dako: Lironi Lulzim Berishën, e punësojmë në Bashkinë e Durrësit.Bileta e parakohshme e lirimit
    nga burgu për ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha u vulos më 5 dhjetor 2016 nga Gjykata e Apelit, pas një serie
    vendimesh të diskutueshme gjyqësore për ulje dënimi, raporteve që e përshkruajnë atë si “të dënuar shembullor” dhe një
    garanci për punësim të ofruar nga kryebashkiaku Vangjush Dako.Në vendimin e Gjykatës së Apelit të Durrësit të siguruar
    nga BIRN, trupa gjyqësore e kryesuar nga Arben Vrioni dhe me anëtarë Petrit Çenon dhe Anita Micin rendit nëntë argumente
    në favor të lirimit të Lulzim Berishës, ku më kryesori është kushti i kryerjes së ¾ të dënimit sipas përcaktimit të nenit 64 të
    Kodit Penal.I arrestuar më 6 prill 2006, Lulzim Berisha ka qëndruar fizikisht 10 vjet e tetë muaj në burg. Megjithatë, në
    vendimin e Gjykatës së Apelit llogaritet se ai ka shlyer 18 vjet, 9 muaj e 22 ditë nga dënimi i tij prej 25 vjetësh, pasi ka
    përfituar 3 ulje të mëparshme dënimi, një ulje të katërt nga amnistia e vitit 2012 dhe nga koha e gjatë e qëndruar në
    paraburgim.Përveç matematikës së ditëve të burgut, Lulzim Berisha ka bindur Gjykatën e Apelit të Durrësit se “është
    arritur qëllimi për edukimin dhe riintegrimin e tij në shoqëri”. Për këtë gjykim, treshja e gjyqtarëve është bazuar tek
    raportet pozitive të administratës së burgjeve si dhe një karakteristikë familje të lëshuar nga kryebashkiaku i Durrësit,
    Vangjush Dako më 8 korrik 2016.https://www.youtube.com/watch?v=gEP4PJMLhm8

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje