I dyshuar si një nga rrëmbyesit e Jan Prengës, arrestohet në Han të Hotit Ardian Doçaj

5 Shkurt 2020, 18:36Kronika TEMA

Është ndaluar ditën e sotme rreth orës 15:30 në pikën kufitare të Hanit të Hotit, shtetasi Ardian Doçaj.

Doçaj është një prej të dyshuarve si pjesmarrës në rrëmbimin e Jan Prengës, më 17 janar.

Ditën e dytë pasi Operacioni Forca e Ligjit doli në terren, Doçajt i është sekuestruar pasuria, ndërkohë që vetë ai kishte qenë jashtë shtetit.

Në një komunikim për mediat, pasi atij iu sekuestruan nga OFL-ja një banesë dy-katëshe, tre automjete dhe një motor, Doçaj tha se e kishte marrë vesh nga mediat dhe se nuk ka asnjë lidhje me personat e përfshirë në rrëmbimin e Jan Prengës.

Ai ka paralajmëruar dje se do të kthehej në Shqipëri, dhe sot pasdite në pikën kufitare të Hanit të Hotit, është vetëdorëzuar autoriteteve.

‘Problem im është që unë e kam parë veten që më kanë shpallur një person me rrezikshmëri në shtetin shqiptar, ndërkohë që unë jam që nga data 2 nëntori jashtë territorit shqiptar.

Kam pasaportën me vulat dhe i deklaroj që nesër sa të arrijë që s’kam lidhje me atë punë’, ka thë Doçaj në një prononcim për mediat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje