"Asnjë shkelje gjatë zbatimit të detyrës", kreu i Gardës në Vetting: Ja si rrezikoi jetën kur makina u qëllua me 27 plumba

5 Shkurt 2020, 14:12Kronika TEMA

Procesit të vettingut po i nënshtrohet edhe Komandianti i Gardës së Republikës, Gramoz Sako, i cili ka treguar bashkëpunim të plotë.

Mësohet se trupa e Vlerësimit është e përbërë nga Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska, Artur Baku, ndërsa vetë Gramoz Sako është paraqitur në seancë pa përfaqësues ligjor.

Ndërkohë, Sako është një oficer karriere në Gardën e Republikës, i cili referuar dosjes përkatëse nuk ka shënuar asnjë shkelje përgjatë të gjithë kohës që ka ushtruar këtë funksion.

Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij para KJV, Sako është shprehur se “Gjatë këtij procesi jam treguar i gatshëm të bashkëpunoj çdo herë që më është kërkuar të jap shpjegime dhe të paraqes prova e të dhëna duke respektuar të gjitha afatet e përcaktuara. Kam mbledhur e paraqitur çdo provë aq sa kam mundur, që sipas meje janë të plota. Në asnjë rast nuk kam hezituar të hetohem si subjekt që prej vitit 1993 e deri aktualisht.”.

Ndërkohë edhe sa i takon aftësive profesionale, Sako është vlerësuar pozitivisht.

Vetë Sako ka treguar se gjatë punës së tij ai ka rrezikuar edhe jetën, ndërsa përmendi edhe një rast ku makina me të cilën udhëtonte si shoqërues i ministrit të Brendshëm, është qëlluar me 25 plumba.

“Sa i përket integritetit deklaroj se kam kryer me përkushtim dhe ndershmëri detyrën duke rrezikuar edhe jetën. Në Shtator 1998 makina e Ministrit të Brendshëm me të cilin udhëtoja si shoqërues i tij, u godit nga 27 plumba. Deklarimet e mia kanë qenë të sakta dhe për të gjitha këto kam sjellë materiale provuese të ligjshme.”-është shprehur Sako.

Po ashtu ai ka theksuar gjatë viteve që ka qënë në krye të Gardës së Republikës, nuk është konstatuar asnjëherë me shkelje.

“Gjatë viteve në krye të Gardës së Republikës jam inspektuar nga organe të ndryshme ligjzbatuese audituese dhe nuk ka patur asnjë rast në të cilin jam gjetur në shkelje apo ka patur dëm ekonomik nga institucioni që drejtoj.”-ka deklaruar Gramoz Sako.

Po ashtu, Sako ka folur edhe në lidhje me shitjen e një automjeti, për të cilin tha se ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore.

“Në lidhje me konstatimet tuaja për shitjen e automjetit dua të sqaroj se kam ndjekur të gjitha procedurat ligjore për blerjen dhe shitjen e tij.

Nuk janë marrë për bazë të ardhura të deklaruara në tatime për mua dhe bashkëshorten në sektorin privat dhe janë shtuar shpenzimet në dëmin tim.”-është shprehur Sako.

 

3 komente në ““Asnjë shkelje gjatë zbatimit të detyrës”, kreu i Gardës në Vetting: Ja si rrezikoi jetën kur makina u qëllua me 27 plumba”

  1. buj says:

    JO TI E SHET NE RREGULL MAKINEN, JO SI SAJEQORRI, TI KE MESUAR VETEM SE I CON GJYQTAREVE TE VETINGUT SHOFERE QE SHPERNDJAJNE E MARRIN POROSIRA NGA VLORA, TY TE KANE QELLUAR KUR ISHE SHOQERUES I MIN TE BREDSHEM DHE KJO ESHTE MERITE??? APO STE KAPI SE ISHE SHUME I AFTE??? TI SHPETOVE, SH MIRE DETYREN KE BERE, VIKTIMEN PO BEN TANI, PO AJO PUNA SHOFERIT TE MINISTRIT TE BRENSHEM SI QE AJO??? PUNA ESHTE SE KSHU I LARE SYPATREMBUR DHE SHUME I AFTE PROFESIONALISHT SIC JE DHE TI GJITH DITEN ME DOREN KE BYTHA, ISHTE DHE PARAARDHSI JOT, KESHTU ESHTE KUR I SHERBEN FAMILJES SE PLACKITESVE, POR ZOTI PAFTE E TE DHENTE EDHE TY SHIJEN DHE FATIN E PASARDHSIT TEND… GJITHMONE NESE E MERITON, POR QE E MERITON PERFUNDIMISHT!..

  2. Zigur Qarri says:

    Kreu i Gardës në vetting, komisioni: Ke fshehur pasurinë, punësove mbesën juriste.Kreu i Gardës së Republikës së Shqipërisë,
    Gramos Sako doli sot para Komisionit të Jashtëm, të Vlerësimit, ku iu nënshtrua procesit të Vettingut. Komisioni tha se numri
    një i Gardës ka kryer deklarim jo të saktë të pasurisë dhe se ka mungesë të burimeve financiare. Për të KJV konstatoi pasaktësi
    në deklarimin e pasurisë që ai kishte kryer, e konkretisht për një apartament blerë në kryeqytet. Po ashtu, Komisioni tha se
    Sako ka mungesë financiare për shlyerjen e kredisë së marrë në shumën prej 3 milionë lekësh. Kjo shumë, tha komisioni,
    është marrë me afat 20 vite por është shlyer brenda 3 vitesh.Gjetje e komisionit ishte edhe shitja e një automjeti nga ana e
    Sakos në vlerën 15 mijë euro, mjet të cilin e kishte blerë në vlerën 450 mijë lekë. Lidhur me këtë veprim, Komisioni tha se
    kontrata e shit-blerjes së makinës ka qenë fiktiv. Deklarim jo i saktë i pasurisë është bërë edhe nga bashkëshortja e tij, për
    të cilën Komisioni tha se ka dyshime se ka kryer evazion fiskal, pasi ka deklaruar 1.4 milionë lekë më shumë se të ardhurat
    sipas tatimeve, të ardhura këto të ardhura nga puna e saj në klinikë dentare. Gramoz Sako gjithashtu rezultonte të ishte
    pronar i një bar kafeje me status pasiv, e cila rezulton me detyrime ndaj tatimeve, ndërkohë që Komisioni tha se subjekti ka
    pasur konflikt interesi në ushtrimin e funksioneve publike. Sako u pranua në Gardën e Republikës në vitin 1997, ndërsa më
    herët ka qenë me masë sigurie “arrest shtëpie”, por që çështja penale ndaj tij u pushua.Gjatë seancës dëgjimore, Komisioni
    tha se në 2019 ndaj Sakos ka pasur një denoncim në KJV nga një grup gardistësh, ku pretendohej se kishte rritje gradash pa
    kriter, abuzime me dietat dhe parregullsi me etikën profesionale. Ndërsa në një tjetër denoncim të bërë rezultonte se gjatë
    viteve 2015-2019, mbesa e Sakos, vajza e motrës së tij është punësuar si juriste pranë Gardës së Republikës, që sipas Komisionit
    Sako ka kryer favorizim duke cënuar figurën e tij. Në përfundit, kreu i Gardës hodhi poshtë gjetjet e Komisionit duke kërkuar
    konfirmimin në detyrë. Para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit doli edhe Gredis Nnano, drejtor i Antiterrorit në Policinë e Shtetit.
    Për të Komisioni theksoi se ka burime të ligjshme financiare, ka kryer deklarim të saktë dhe nuk e ka fshehur pasurinë.

  3. Tepelena says:

    I afte profesionalisht!!!!????
    Thuaji vettingut qe per shkak te aftesive tua profesionale sa ish kuadrove te gardes shteti ju ka paguar zhdemtim financiar miliona leke!!??, sa kuadro te larguar nga ti i afti qe i ke larguar nga puna te kane fituar gjygjet!!??
    Nuk besoj se mund te genjesh se jane me qindra gjygje qe i ke humbur e miliona ne mos miliarda leke qe paguan shteti prej “aftesise tende profesionale”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje