Krimi i organizuar përdor edhe të çmendur për të përcjellë mesazhe kërcenuese

5 Shkurt 2020, 13:47Kronika TEMA

Shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik, është masa që ka caktuar sot gjykata ndaj Muharrem Zelijas, i dyshuar për kërcënimin e kreut të Burgjeve, Agim Ismaili.

Masa mjekësore u dha sot nga Gjykata Penale e Tiranës, pas dyshimeve se Zelija vuan nga çrregullime të shëndetit mendor.

Kërcënimi ndaj drejtorit të burgjeve është bërë me celular në muajin nëntor të 2019-s. Identifikimi i tij në fjalë është bërë i mundur përmes numrit të IMEI-t të celularit, duke qenë se kartën me të cilën Muharrem Zilja, ka kërcënuar Ismailin e ka hedhur dhe në të njëjtin celular ka vendosur numrin tjetër të gruas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje