Operacioni Forca e Ligjit: Ja kush janë dy personat e tjerë që duhet të deklarojnë pasurinë

6 Shkurt 2020, 11:45Kronika TEMA

Oficerët e Operacionit Forca e Ligjit, i kanë dërguar kërkesë për deklarim pasurie dy personave në Durrës dhe Elbasan.

Në një dalje për mediat, zëdhënësja e OFL, Eljesa Breca tha se bëhet fjalë për shtetasit:

– P. D., me banim në Durrës, pasi rezulton në hetim në Gjermani për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.

– S. Ç., me banim në Elbasan, pasi rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre”, tha zëdhënësja.

Pas vlerësimit nga ana e SPAK, do ti kërkohet Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

OFL thotë se me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme. Ndërsa sqaron se vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.

Në sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre do të kalojnë të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në Ligjin Special.

2 komente në “Operacioni Forca e Ligjit: Ja kush janë dy personat e tjerë që duhet të deklarojnë pasurinë”

  1. gjergji says:

    Bravo E.Rama e OFL.Kujdes!!!!! Kafshet behen teper te frigeshme kur ju prishet strofa.Ju lumte.Do te sugjeroja tu dergosh kerkesen per deklarim pasurie elites gazetareske Shkullaku,Zhej,Soniles,Rakipit super milioner,faniljes bandite PEKA e ne vecanti Cim Pekes,turpi akademik Fuga populli te perkrah fuqimisht.Ato hedhin bomba tymuse gjithandej e protestojne e kundershtojne cdo operacion,se e dine se fundi po I pret.Kto jane kundershtaret me te forte te reformes ne drejtesi.Patjeter qe mund te kete edhe te meta,por eshte plotsisht I nevojshen ne Shqiperi,ku kriminalat e droges,prokuror e gjygjtar te lidhur me to,elita gazetareske qe hedh bomba tymuese e nuk I dencojne me emra konkret(frigacak te neveritshem) qe me shkrimet e tyre I veshtiresojne punen policis,por mundohen ti fusin ato ne rruge pa kry.Tregojuni burra gazetar se paku nje here ne jete.Kurse un denoncoj ty presidenti I vendit Ilir Meta si pronari I mirfillte I hotel Europa ne Shkoder e qe me letra eshte prone e A.Celes qe nga nje I pabuks e shites ambulant ne tregun e zdrales u gdhi ne multimilioner.Ne se policia nuk e di,Shkodra mbare e din pronarin e vertete te hotel Europes.Keshtu behen denoncimet vagabonda te elites gazetareske

  2. Xeni says:

    Po per myftar lumeshin kur do te filloi vleresimi i pasurise?! Nje trafikant droge,njerezish e prostitucioni,pastrues i parave te shkerdhen berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje