Është liruar nga burgu kunati i Babales, Fredi Alizoti i cili imitoi zërin e vëllait të Fatmir Xhafës, Geron Xhafajt.
Vendimi u dha nga gjykata e Tiranës pasi Alizoti ishte dënuar me dy vite burg dhe koha e dënimit të kryer është e barazvlefshme me afatet e paraburgimit.
Alizoti ka qenë i vetmi që ka bërë burg për dosjen Babale, pasi Albert Veliu është dënuar me 3.8 vite, por në mungesë duke qenë se ndodhet në azil.
Gjykata Penale dënoi edhe ish-deputetin demokrat Salianji me një vit burg me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 6 muaj burg, dënim i cili do të zëvendësohet me 100 orë pune.
Dosja “Babale” trazoi opinionin publik vite më parë, ku ish deputeti Salianji mundi të inskenonte një audiopërgjim fiktiv për të sulmuar ish ministrin Fatmir Xhafaj dhe qeverinë “Rama”.
Kjo eshte hiç gje!